• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plani Scholz-Macron për “të çarmatosur” liderët e BE nga veto: Ja si mund të përfitojë dhe Shqipëria

by Java News
18/12/2023 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksi franko-gjerman ka marrë në dorë reformimin e Bashkimit Europian. Presidenti Emmanuel Macron dhe Kancelari Olaf Scholz kërkojnë që, para hyrjeve të reja në Union dhe para zgjedhjeve të mëvonshme europiane, t’i sigurojnë BE-së mjete vendimmarrëse efikase dhe të parandalojnë që ndërtesa europiane “të shembet” nën goditjet sovraniste.

Synimi është që të frenohet lideri hungarez, Viktor Orban, ose dikush si ai të paralizojë bllokun. Plani Macron-Scholz bazohet kryesisht në ndryshime rrënjësore, duke shndërruar votimin unanim në një shumicë të thjeshtë.

Nuk është më një sekret që ashtu si Orban që bllokoi Ukrainën, çdo lider i 27 vendeve anëtare tani përfaqëson një minë me sahat, gati për të shpërthyer vazhdimisht në zemër të BE-së dhe në rrugën e integrimit europian.

Pakti mes francezit Macron dhe gjermanit Scholz është nënshkruar në ditët para Këshillit të fundit Europian. Duke parashikuar që Hungaria do të dilte plotësisht – siç ndodhi më vonë – kundër Ukrainës dhe kundër zgjerimit të BE-së, të dy ranë dakord që në këtë pikë reforma e Traktateve Europiane, veçanërisht për rregullin e votimit në mënyrë unanime, duhet të zbatohet.

Nga ky ndryshim i politikave pritet të përfitojnë shumë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që ashtu si në rastin e Shqipërisë me Greqinë, kanë mosmarrëveshje dypalëshe për çështje të ndryshme.

Scholz e ka thënë dhe publikisht që procesi i zgjerimit, të paktën në rastin e Shqipërisë, të mos mbahet peng nga Athina përmes kërkesave që nuk kanë të bëjnë me plotësimin e kushteve.

Megjithatë, koha është e limituar për ta reformuar BE-në, dhe dyshja franko-gjermane duhet që deri në mesin e Marsit ta përfundojë reformën./m.j
Next Post
Gjermania do dërgojë mijëra trupa në kufirin rus, vendosja e parë të përhershme që nga Lufta e Dytë Botërore

Gjermania do dërgojë mijëra trupa në kufirin rus, vendosja e parë të përhershme që nga Lufta e Dytë Botërore

Comments 1

  1. Armand Babi says:
    2 years ago

    Populli Shqiptare te tregohet i zgjuar mos te besoje shume cfare thone gazetaret.Evropa dhe Amerika
    paguajne miliona dollare gazetaret Shqiptare qe te shkruajne se po u fut Shqiperia ne Bashkimin Evropjan do zhduket varferia dhe do jetojme me mire.Shqiperia dhe Evropa jane shtete kapitaliste qe te funksjonoje kapitalizmi duhet qe gjysma e Shqiperise te jete e varfer pra puntore po ska te varfer ska puntore kush do punoje token kush do punoje ne fabrika shembet shteti.edhe ne BE te futet Shqiperia prap gjysma e Shqiperise duhet te jete e varfer.Shqiperia do fitoje me shume ne qofte se fut ne loje superfuqi te tjera secila nga ato do perpiqet te jape me shume te kalojme ne influencen e tyre

    Reply

Leave a Reply to Armand Babi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi rrit me 5 lekë çmimin e naftës, shkon në 202 lekë/litri! Benzina do të shitet me 176 lekë/litri

Bordi rrit me 5 lekë çmimin e naftës, shkon në 202 lekë/litri! Benzina do të shitet me 176 lekë/litri

April 22, 2026
Gjyqi i Laert Haxhiut, mbrojtja kërkon 60 dëshmitarë, mes tyre babanë e Noizyt dhe Cllevion

Gjyqi i Laert Haxhiut, mbrojtja kërkon 60 dëshmitarë, mes tyre babanë e Noizyt dhe Cllevion

April 22, 2026
Ndryshime në Durrës/ Serjan Mazrreku emërohet drejtori i ri i burgut! Ilir Ngresi jep dorëheqjen si kreu i IMT-së

Ndryshime në Durrës/ Serjan Mazrreku emërohet drejtori i ri i burgut! Ilir Ngresi jep dorëheqjen si kreu i IMT-së

April 22, 2026
GJKKO ‘ultimatum’ kryebashkiakes së Roskovecit: Nëse mungon në seancën e radhës, gjykimi në mungesë

GJKKO ‘ultimatum’ kryebashkiakes së Roskovecit: Nëse mungon në seancën e radhës, gjykimi në mungesë

April 22, 2026
Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

Humb jetën prej arrestit kardiak i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit

April 22, 2026
Rama takohet me Mitsotakis: Po punojmë të kapërcejmë çështjet e mbartura! Vitin e mbyllim me një marrëveshje të re

Rama takohet me Mitsotakis: Po punojmë të kapërcejmë çështjet e mbartura! Vitin e mbyllim me një marrëveshje të re

April 22, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 23 prill 2026

April 22, 2026
“Tre deri në pesë ditë”, zyrtarët zbulojnë afatin kohor për zgjatjen e armëpushimit të njoftuar nga Trump

“Tre deri në pesë ditë”, zyrtarët zbulojnë afatin kohor për zgjatjen e armëpushimit të njoftuar nga Trump

April 22, 2026
Me apo pa Sylvinhon? Kombëtarja konfirmon miqësore me Luksemburgun më 6 qershor në Tiranë

Me apo pa Sylvinhon? Kombëtarja konfirmon miqësore me Luksemburgun më 6 qershor në Tiranë

April 22, 2026
Veliaj, Beqaj e Meta në kafaz në GJKKO, Komiteti i Helsinkit: Shkelje e rëndë e ligjit dhe të drejtave të njeriut

Veliaj, Beqaj e Meta në kafaz në GJKKO, Komiteti i Helsinkit: Shkelje e rëndë e ligjit dhe të drejtave të njeriut

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In