• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plani për shembjen e Teatrit dhe si do realizohet

by Java News
10/06/2018 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

NGA GJERGJ EREBARA-BIRN

Projektligji “Për Përcaktimin e Procedurës së Veçantë për Negocim dhe Lidhjen e Kontratës me Objekti “Projektimin dhe Realizimin e Projektit Urban dhe Goditës së re të Teatrit Kombëtar” përcakton që kompania “Fusha” sh.p.k, e njohur për fitimin e tenderëve të shumtë nga qeverisja socialiste dhe bashkia e Tiranës, do të marrë pa garë një sipërfaqe të papërcaktuar toke që sot është pronë publike “në shkëmbim të përfitimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar”, duke mos kryer asnjë analizë ekonomike për koston dhe përfitimin e publikut.

Projektligji [link] u publikua në faqen e konsultimeve publike të qeverisë dhe duket sikur mbështet ato që gjatë muajve të fundit ishin akuza për klientelizëm nga ana e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Sipas projektligjit, qeveria do të krijojë një Komision Negocimi me kryesimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i cili, pavarësisht titullit “komision negocimi” do të ketë për detyrë të përfaqësojë pronarin shtet të truallit të Teatrit Kombëtar si dhe t’ia kalojë këtë truall kompanisë “Fusha” sh.p.k.

As tender, as privatizim dhe as koncesion

Prona publike në Shqipëri i nënshtrohet procedurave ekzistuese ligjore në rastet e privatizimit apo “partneritetit publik privat”, procedura që imponojnë së paku nevojën e një gare mes subjekteve të ndryshme të interesuara. Por jo në rastin e Teatrit Kombëtar. Qeveria ka vendosur të anashkalojë ligjet ekzistuese të vendit për të propozuar një projektligj të jashtëzakonshëm, një praktikë që ngre pikëpyetje shtesë për klientelizëm dhe parapërcaktim të fituesit jashtë procesit normal ligjor.

Projekti i qeverisë për të shembur Teatrin Kombëtar për llogari të një kompanie private, e cila ka në plan të ndërtojë një bllok pallatesh, ka hasur kundërshtitë e forta të komunitetit të artistëve, të cilët argumentojnë se projekti i të ashtuquajturit “Teatër Kombëtar” që shoqëron pallatet shumëkatëshe nuk është një teatër funksional në shërbim të teatrit, por një sajesë për të justifikuar përvetësimin e një sipërfaqeje prej mijëra metrash katrore tokë publike.

Shqetësime ka gjithashtu për shkatërrimin e ndërtesave ekzistuese të Teatrit Kombëtar, të cilat janë ndërtuar në kohën e Luftës së Dytë Botërore dhe që shumë ekspertë mendojnë se duhet të ruhen si trashëgimi historike e vendit.

Partia Demokratike në opozitë iu shtua kritikëve të planit të Kryeministrit Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar si një rast tipik klientelizmi politik me pronën publike.

“Ministria e Kulturës në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ka publikuar për konsultim projektligjin për përcaktimin e një procedure të veçantë negocimi me Kompaninë Fusha Sh.pk, të cilës do t’i jepet falas e gjithë qendra historike e Tiranës, për të shembur teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar kulla biznesi”, deklaroi Albana Vokshi, deputete e Partisë Demokratike.

“Qëllimi i vetëm është të realizohet një projekt I klientit të Ramës, jashtë cdo procedure që parashikon Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi,” shtoi Vokshi.

Fusha sh.p.k është një kompani e njohur për tenderë të fituar pranë fondeve limit të prokurimit të punëve publike, veçanërisht në Bashkinë Tiranë.

Next Post
Ministri italian Tria i qetëson të gjithë: Italia nuk del nga eurozona

Ministri italian Tria i qetëson të gjithë: Italia nuk del nga eurozona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdekja e studiueses 28-vjeçare në laboratorin mjekësor në Rusi ende e mbuluar me mister! Murtaja apo “pneumonia e panjohur”?

Vdekja e studiueses 28-vjeçare në laboratorin mjekësor në Rusi ende e mbuluar me mister! Murtaja apo “pneumonia e panjohur”?

October 6, 2026
Përshkallëzohen më shumë protestat për arsimin në Francë, sindikatat bashkohen kundër Qeverisë!

Përshkallëzohen më shumë protestat për arsimin në Francë, sindikatat bashkohen kundër Qeverisë!

October 6, 2026
Paraditja me kthjellime, pasditja me reshje shiu në disa zona

Parashikimi i motit për sot! Kushte atmosferike të qëndrueshme, por gjatë mesditës…

October 6, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Alarmi i murtajës në Siberi, Presidenti Trump: Do e ndihmojmë Rusinë që ta kalojë këtë situatë

October 6, 2026
Prishtina në flakë dhe kaos, përplasje të forta në shesh! Shoqërohen tre persona, lëndohen 11 të tjerë! Reagon dhe Policia e Kosovës

Prishtina në flakë dhe kaos, përplasje të forta në shesh! Shoqërohen tre persona, lëndohen 11 të tjerë! Reagon dhe Policia e Kosovës

October 6, 2026
58 diplomatë letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

Europa në alarm sigurie/ Franca dhe Gjermania kërkojnë mburojë tregtare për BE-në: Ekonomia po përdoret si mjet presioni! Ja masat që propozohen

October 6, 2026
Ish-ministri i Mbrojtjes bën deklaratën e bujshme: Ajo që po i ndodh Kosovës, arritja më e madhe e agjenturave ruso-serbe ndaj faktorit shqiptar!

Ish-ministri i Mbrojtjes bën deklaratën e bujshme: Ajo që po i ndodh Kosovës, arritja më e madhe e agjenturave ruso-serbe ndaj faktorit shqiptar!

October 6, 2026
Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com