• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plani për drejtësinë, 57 milionë euro për ngritjen e organeve që do luftojnë korrupsionin

by Java News
21/12/2017 07:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhbllokimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka shembur edhe pengesën e fundit për zbatimin e Reformës në Drejtësi, duke i hapur rrugë ndërtimit të të gjitha organeve të reja të drejtësisë, përfshirë këtu edhe Byronë Kombëtare të Hetimit, Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykata Speciale. Në këtë kuadër, ditën e djeshme, ka hyrë në fuqi strategjia e re për drejtësinë, një plan dyvjeçar i bllokuar që nga viti 2016, po për shkak të zvarritjes së zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Shqiptarja.com sjell ekskluzivisht detaje dhe parashikime të strategjisë së re ndërsektoriale të drejtësisë, e miratuar nga qeveria ‘Rama 1’. Plani shtrihet në harkun kohor 2017-2020, por për shkak të hyrjes në fuqi me vonesë, pikërisht në fund të vitit 2017, strategjia do të zbatohet gjatë dy viteve të ardhshme.

57 milionë euro për organet e reja  
Në kuadër të krijimit të të gjitha kushteve të nevojshme për funksionimin e efikas të sistemit gjyqësor shqiptar, qeveria shqiptare ka parashikuar 57 milionë euro për zbatimin e Reformës në Drejtësi, kryesisht për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale.

Për të mundësuar këtë shumë, qeveria do të krijojë një fond rezervë për katër vite kalendarike. Një pjesë e parave do të shkojnë për pagat e hetuesve pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe gjyqtarëve të Gjykatave Speciale. Gjithashtu, ky fond do të përdoret për blerje pajisje përgjimi dhe mjete të tjera për SPAK-un, ku përfshihen tre organet e mësipërme.

Paratë do të përdoren edhe për zyra, trajnim të personelit dhe për rritjen e pagave për të gjithë njerëzit e drejtësisë që kalojnë Vetingun. Për këto organe ka një pritshmëri të madhe se do të hapin një kapitull të ri në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, nën shembullin e Kroacisë dhe Rumanisë.

Konfiskimi i pasurive të korrupsionit
Në strategji parashikohen edhe kursime nga lufta kundër korrupsionit, konkretisht nga konfiskimi i parave dhe pasurive të paluajtshme, produkt i aferave korruptive. “Kurime të mundshme mund të rezultojnë nga lufta kundër korrupsionit. Këto kursime, megjithatë, do të hyjnë në fuqi vetëm pas investimeve dhe si rrjedhojë mund të llogariten vetëm në një masë shumë të kufizuar për periudhën e zbatimit të strategjisë.

Masat e të ardhurave janë planifikuar për financimin e një pjese të shpenzimeve për zbatimin e strategjisë. Është krijuar një fund rezervë për vitet 2017-2021. Fondi rezervë për 2017 është 3 731 343 euro, për 2018 është 7 462 687 euro, për vitin 2019 është 13 432 836 euro, për 2020 është 16 417 910 euro dhe për 2021 është 16 417 910 euro”, thuhet në dokument.

Angazhimi para SHBA-BE
Me anë të këtij dokumenti, qeveria shqiptare garanton ndërkombëtarët se është e angazhuar të mobilizojë të gjitha burimet e duhura njerëzore, teknike dhe financiare në shërbim të hapjes së një faqeje të re në shtetin ligjor në Shqipëri, në përputhje me standardet që priten nga vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE.

Kjo garanci e qeverisë shqiptare detajohet në shtatë angazhime konkrete. Konkretisht, qeveria shqiptare garanton se do të marrë të gjitha nisma dhe masat legjislative në kompetencën e saj për të forcuar pavarësinë, paanësinë, efikasitetin dhe profesionalizimin e gjyqësorit.

Gjithashtu qeveria shqiptare premton se do të ndërmarrë reforma radikale për të rivendosur integritetin e gjyqësorit, do të krijojë të gjitha kushtet e nevojshme për funksionimin e efikas të sistemit gjyqësor shqiptar, do ë sigurojë respektimin e standardeve më të larta ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut, do të krijojë një kuadër ligjor modern penal etj. /burimi shqiptarja.com

a.ç

Next Post
BE: Nuk janë më azilkërkuesit nga Ballkani problem, por grupet kriminale

BE: Nuk janë më azilkërkuesit nga Ballkani problem, por grupet kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In