• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Plani i Obamës: Njësi elitë për eliminimin e krerëve të ISIS

by A R
30/03/2016 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Barack Obama synon që me një njësi speciale të eleminojë krerët e “Shtetit Islamik”. Por strategjia e tij është kritikuar shumë, shkruajnë mediat amerikane dhe gjermane.

Në Uashington do të mblidhen këtë të enjte presidentët dhe kryeministrat e 51 vendeve të ndryshme, në “Nuclear Security Summit”. Zyrtarisht thuhet se tema kryesore është parandalimi i përhapjes së armëve bërthamore në botë. Por tema dominuese me siguri që do të jetë luftimi i të ashtuquajturit “Shteti Islamik”.

Në SHBA po vazhdon fushata parazgjedhore për kandidatët e republikanëve dhe demokratëve për president të ardhshëm amerikan. Zgjedhjet do të mbahen nga fundi i vitit, por presidenti Barack Obama do të dëshironte që deri në fund të mandatit të tij, të shkatërrojë pjesën më të madhe të “Shteti Islamik”. Ndaj është e sigurt që pas sulmeve të fundit në Bruskel, kjo konferencë do të shfrytëzohet për dërgimin e një sinjali të fuqishëm për unitet në luftën kundër terrorizmit dhe terroristëve.

Sulmet po vazhdojnë prej javësh
Prej javësh po vazhdojnë sulmet amerikane kundër IS në Siri dhe Irak, bën të ditur revista “Spiegel” duke shtuar se “krahas sulmeve ajrore dhe ndihmës së trupave irakiane dhe kurde në tokë, një rol të madh po edhe angazhimi i njësive speciale”. Ushtarët elitë të Ushtrisë Amerikane angazhohen në të ashtuquajturat misione “Kill-or-Capture”, që do të thotë se obligimi i tyre është që të kapin apo të vrasin kuadrot e IS, me qëllim asgjësimin apo të paktën dobësimin e rrjetit terrorist. Në fillim të marsit, gazeta “New York Times” ka njoftuar për arrestimin e personave të rëndësishëm të IS në Erbil të Irakut. Gazeta shkruan se qëllimi i dërgimit të ushtarëve të njësisë speciale Delta Force është të dobësojë udhëheqësinë e IS. Ndërsa këto ditë është konfirmuar edhe vrasja e një prej krerëve të IS.

200 ushtarakë elitë kundër udhëheqësve të IS
Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni i kanë hedhur poshtë informacionet për angazhimin e njësive speciale. Por njëkohësisht janë theksuar sukseset e tyre, për shkak të kritikave të shtuara ndaj presidentit Obama dhe strategjisë së qeverisë së tij në luftën kundër IS. Ministri i Mbrojtjes Ashton Carter ka bërë të ditur së fundi se njësitë speciale do të “eliminojnë krerët e Kabinetit të IS” një nga një. Ndërsa më i kërkuari në këtë listë është Abu Bakr al-Baghdadi. Së fundi është vrarë i ashtuquajturi “ministër i Financave” i IS, Abdul al-Kaduli. Qëllimi fillestar ka qenë që Kaduli të arrestohet. Rrjeti CNN njofton se pasë identifikimit të Kadulit dhe njëjsisë së tij në territoret e IS, kanë filluar aksionet për arrestimin. Por gjatë aksionit ai dhe luftëtarët e tij janë vrarë. Ndërkohë njoftohet se njësitë amerikane kanë kapur shumë pjesëtarë të tjerë të IS.

Mediat njoftojnë se njësia speciale numëron rreth 200 ushtarakë elitë dhe ata vijnë kryesisht nga Delta Force, një njësi komando, e cila prej 30 vjetësh me radhë angazhohet në aksionet kundër terrorizmit. Presidenti Obama dhe këshilltarët e tij janë të bindur në sukseset e njësisë, por mendojnë se aksionet duhet të jenë të kujdesshme. “Ne nuk mund të sulmojmë objektiva pa qenë të sigurt se kush është në shënjestër”, tha ai.

Kritikat ndaj strategjisë së Obamës
Kritikët e Obamës mendojnë se kombinimi i njësive speciale dhe sulmeve ajrore nuk mjafton për eliminimin e “Shtetit Islamik” Gati të gjithë kandidatët e rebublikanëve në fushatën parazgjedhore kanë paralajmëruar se aksione shumë më të ashpra kundër IS. Disa prej tyre flasin madje për dërgimin e dhjetëra mijëra ushtarëve në luftë kundër IS. Republikanët John McCain dhe Lindsey Graham kanë kërkuar dërgimin e trupave tokësore amerikane, të cilët duhet të luftojnë së bashku me peshmergët dhe irakianët. SHBA ka aktualisht rreth 3000 ushtarë në Irak, por ata kryesisht kryejnë punën e këshilltarëve dhe koordinatorëve. Obama deri tani i mbetet besnik strategjisë së tij. Mendohet se këtë strategji do ta mbrojë edhe në samitin e ardhshëm.

Next Post

I del thithka në shesh por Charlize e ka mendjen tek firmosja autografeve (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

April 2, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: S’ka informacion për kërcënim real

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: S’ka informacion për kërcënim real

April 2, 2026
Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

April 2, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë!”, Hoxha replikon me opozitën: S’ka vend për shqetësim! Njoftimi i SHBA është për..

April 2, 2026
Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

April 2, 2026
“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

April 2, 2026
Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

April 2, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In