• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plani i Kuvendit për procesin e integrimit, Ruçi u nis letër kryeparlamentarëve të BE: Ja hapat që po ndjekim

by Ardit Rada
30/09/2020 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi, ka nisur një aksion të ri diplomatik parlamentar. Dje u ka dërguar të gjithë Kryetarëve të Parlamenteve dhe të Senateve  të vendeve anëtare të BE-së një letër ku i falenderon për mbështetjen e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian dhe i informon për hapat e mëtejshme të Kuvendit.

“Vendimi i marrë nga Këshilli i Bashkimit Europian në datën 25 mars 2020 për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë, i bazuar  në progresin e arritur në reformat dhe përmbushjen e kushteve të përcaktuara nga Këshilli, është një inspirim e detyrim për të vijuar me përkushtim në përmbushjen e detyrimeve tona ndaj procesit të integrimit.

Mbështetja e parlamenteve të vendeve anëtare ka qenë një inkurajim i madh për avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, të cilën populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë. Këtë  mbështetje e kam konstatuar gjatë të gjitha takimeve dypalëshe gjatë vitit 2019.

Kuvendi i Shqipërisë po jep një kontribut kyç në rrugëtimin europian të vendit tonë, duke garantuar legjitimitetin demokratik dhe kontrollin ligjor e politik të procesit dhe përputhshmërinë e ligjeve me standartet e BE-së, duke garantuar një cilësi më të mirë të legjislacionit kombëtar.

Kuvendi i Shqipërisë është gjithashtu i angazhuar në mbështetjen e reformave të rëndësishme në kuadrin e integrimit europian të Shqipërisë, si reforma zgjedhore, reforma në drejtësi dhe plotësimi i rekomandimeve të Këshillit Europian, për përgatitjen e kuadrit negociues.

Bashkangjitur letrës, po Ju dërgoj një kopje të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë “Mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian”, si edhe “Planin e masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian”, miratuar së fundi nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ne kemi besim se do të kemi edhe mbështetjen e parlamenteve dhe senateve të vendeve anëtare që negociatat të çelen sa më shpejt dhe të fillojë sa më parë diskutimi i kapitujve të tyre.”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

/e.rr

Next Post
Nga pompa dhe palosje tek makina e së vërtetës/ Cili është testi i radhës për kandidatët për FBI-në shqiptare

650 kandidatë për hetues në BKH, Aida Hajnaj: Procesi i përzgjedhjes do të monitorohet nga Komisioni Ndërkombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet shoferi i makinës që ra nga ura në liqenin e Vaut të Dejës, një i plagosur dërgohet te Trauma

Arrestohet shoferi i makinës që ra nga ura në liqenin e Vaut të Dejës, një i plagosur dërgohet te Trauma

January 29, 2026
Mbahet sot seanca paraprake për ish-presidentin Meta, merr pjesë edhe Monika Kryemadhi

Mbahet sot seanca paraprake për ish-presidentin Meta, merr pjesë edhe Monika Kryemadhi

January 29, 2026
Pistë e re hetimi për aksidentin tragjik në Rumani, zbulohet lëndë narkotike në mjet

Pistë e re hetimi për aksidentin tragjik në Rumani, zbulohet lëndë narkotike në mjet

January 29, 2026
Incidente, emergjenca dhe ndërhyrje policie, çfarë zbulojnë mesazhet sekrete të avionëve

Incidente, emergjenca dhe ndërhyrje policie, çfarë zbulojnë mesazhet sekrete të avionëve

January 29, 2026
SPAK çon për gjykim dy ish-prokurorët e Sarandës që i morën 55 mijë euro të pandehurit për ta shpëtuar nga burgu

SPAK çon për gjykim dy ish-prokurorët e Sarandës që i morën 55 mijë euro të pandehurit për ta shpëtuar nga burgu

January 29, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Si do jetë moti në vijim? Meteorologia: Rrebeshe shiu në këto qarqe, temperaturat në rritje

January 29, 2026
Ari arrin rekord, dollari lëkundet: Tregjet sinjalizojnë pasiguri në epokën Trump

Ari arrin rekord, dollari lëkundet: Tregjet sinjalizojnë pasiguri në epokën Trump

January 29, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Bullizmi i heshtur ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe- Të dëgjosh atë që nuk thuhet

January 29, 2026
Reshjet, bllokohen disa segmente rrugore në qarkun Gjirokastër, mungesë energjie në Kurvelesh dhe Lazarat

Reshjet, bllokohen disa segmente rrugore në qarkun Gjirokastër, mungesë energjie në Kurvelesh dhe Lazarat

January 29, 2026
Pas dy ditësh “beteje” qetësohen flakët në fshatrat e Gramshit, por vatrat mbeten aktive

Zjarret e verës së shkuar, mbi 345 milionë lekë dëmshpërblim për 15 bashki

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In