• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

“Planeti i dashurisë” në Shigjetar dhe Jupiteri në retrogradë! Meri Shehu: Javë optimiste për shenjat

by A M
21/10/2024 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë javë duket se fati i shenjave është në “duart e planetëve”. Me Afërditën në Shigjetar dhe me Jupiterin që i kundërvihet në retrogradë sipas astrologes së njohur Meri Shehu e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, kjo javë do të jetë shumë optimiste dhe me plotë mundësi.

Por, duket se disa shenja të zodiakut nuk do të gjejnë shpëtim nga e kaluara, pasi probleme do të rishfaqen. Sipas saj Shigjetarët, Binjakët, Virgjëreshat dhe Peshqit do të jenë shenjat të cilat do të ndikohen më shumë nga lëvizja e planeteve këtë javë.

Meri Shehu: Është futur Afërdita “planeti i dashurisë’ në shenjën e Shigjetarit dhe padyshim që kjo do të na bëjë javën shumë optimiste. Por siç e thamë dhe javën e kaluar, Jupiteri është kthyer në retrogradë, kur kthehet Mërkuri në retrogradë ne kemi frikë, por kur kthehet Jupiteri në retrogradë… Por, me këtë Afërditë të bukur në Shigjetar as Jupiteri nuk do të mund dot të na anulojë disa gjëra që ne duam t’i shijojmë. Jupiteri do të ndikojë më shumë tek Shigjetarët, Binjakët, Virgjëreshat dhe Peshqit.

Dashi, 4 yje: Afërdita në Shigjetar e favorizon këtë shenjë në udhëtime, kontakte me njerëz, flirte dhe punë që lidhen me jashtë vendit. Por në jetën e përditshme me shoqërinë, fisin dhe udhëtimet e shkurtra do të kenë problematika.

Demi, 3 yje: Afërdita në Shigjetar nuk është ndonjë favorizuese e madhe e Demave, por dihet që në lidhje me punën dhe ekonominë mund të japë disa situata pozitive. Por duhet të kenë kujdes Demat me ekonominë sepse Jupiteri në retrogradë deri në muajin Shkurt vendos disa frena, disa pasiguri të cilat mund të sjellin vonesa dhe dilema. Kujdes me shpenzimet sepse gjithmonë do të ketë një gabim aty.

Binjakët, 2 yje: Jupiteri është kthyer retrogradë në shenjën e tyre dhe duhet të riformojnë shumë nga gjërat e shumta që kanë arritur deri tani dhe nga punët që kanë bëra gjatë verës, tashmë fillojnë e kthehen pak më mbrapa. Nuk do të gjejnë atë optimizmin e duhur për momentin dhe duhet një bashkëpunim shumë i rëndësishëm që të arrijnë atje ku duan. Kështu që më shumë do të bazohen tek bashkëpunuesit apo partnerët se sa tek vetja.

Gaforrja, 4 yje: Marsi për Gaforret e lindura në dhjetë ditëshin e tretë përballet shumë me Plutonin në Bricjap, aty mund të kemi disa strese, disa përballje ose humbje punësh. Kurse Gaforret e thera mund të fitojnë distancën e largësisë, të udhëtojnë dhe të keni një kontratë pune me jashtë.

Luani, 5 yje: Afërdita është futur në një pozicion të bukur për Luanët dhe përderisa është futur në një pozicion të bukur i ka dhënë atë sharmin që ata të lëvizin, të udhëtojnë, të ndjehen të gëzueshëm në fund të fundit, ose të bëjnë një mbledhje të mirë familjare. Duhet të kenë kujdes në komunikimin e përditshëm, teknologjia ndoshta nuk do i ndihmojë në këtë periudhë.

Virgjëresha, 3 yje: Është një nga katër shenjat që ndikohet më shumë qoftë nga Jupiteri në retrogradë, qoftë nga Afërdita në Shigjetar. Jeta e tyre do të ndryshojë kryekëput në këtë periudhë, shanset që kanë humbur para 12 vitesh, fillojnë që të rikuperohen.

Peshorja, 3 yje: Me Afërditën në Shigjetar është e favorizuar. Do të marrin lajme të mira, komunikime me jashtë, udhëtime, por duhet të kenë kujdes në çështjet erotike sepse aty mund të kemi një rikthim mbrapa, ose anulim i disa marrëdhënieve që janë lidhur gjatë verës.

Akrepi, 4 yje: Do të jenë të favorizuar në çështjet ekonomike, sepse Afërdita në Shigjetar i ndihmon kryesisht në çështjet ekonomike, kurse ata që duan të investojnë për të blerë një shtëpi ose për të investuar në diçka tjetër, duhet ta shikojnë me kujdes këtë periudhë sepse Jupiteri mund t’iu japë mundësinë që të reflektojnë pak për gjërat që kërkojnë siguri ekonomike.

Shigjetari, 5 yje: Afërdita në shenjën e tyre do i bëjë të ndjehen më optimistë për qëllimet që duan të realizojnë, madje mund të mrekullohen me disa njohje të reja, dashuri të reja ose mundësi të reja. Aventurat do të jenë pjesë e jetës së tyre, por duhet të kenë kujdes në çështjet ligjore.

Bricjapi, 3 yje: Problematika të cilat kanë të bëjnë me punën ose do u rikthejnë në të njëjtin pozicion që kanë qenë më parë. Duhet të kenë kujdes se çfarë u ofrohet, gjithashtu duhet të jenë më të kujdesshëm në lidhje me shëndetin e tyre.

Ujori 5 yje: Afërdita në Shigjetar u jep të gjitha mundësitë që ata të shpalosin idetë e tyre. Por ama dhe Jupiteri në të kundërt tregon që do iu rikthehet dikush nga e kaluara, për sa u përket çështjeve erotike dhe u jep mundësinë shumë Ujorëve që të rivlerësojnë ato gjëra që kanë humbur në jetën personale.

Peshqit 4 yje: Janë shenja që ndikohet shumë me Afërditën në Shigjetar, mund të marrin një punë që ka të bëjë me televizionet me modën me publicitetin ose të kenë kontakte të mira me eprorët e tyre ose të jenë shumë joshës. Do të jetë joshja ajo që i favorizon, kurse Jupiteri i kundërt do të sjellë disa problematika familjare dhe që lidhen me pronat./tvklan.al

Next Post
Arrestimi i Ilir Metës, SPAK ka marrë edhe videopërgjimin e Dritan Priftit për ryshfetin 700 mijë euro

Arrestimi i Ilir Metës, SPAK ka marrë edhe videopërgjimin e Dritan Priftit për ryshfetin 700 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

“Shqipëria sovrane në energji”, Rama: Kjo do arrihet brenda këtij mandati

January 18, 2026
Gjashtë muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin për shpërndarje droge

Gjashtë muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin për shpërndarje droge

January 18, 2026
“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

“Ata që hidhen përpjetë çoroditën publikun”, Rama: SHBA nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë

January 18, 2026
Bilanci tragjik në Iran: Mbi 3300 të vrarë gjatë protestave kundër regjimit

Bilanci tragjik në Iran: Mbi 3300 të vrarë gjatë protestave kundër regjimit

January 18, 2026
6 mijë vende të lira pune, pjesa më e madhe në Tiranë, të shpërndara në profile të ndryshme

6 mijë vende të lira pune, pjesa më e madhe në Tiranë, të shpërndara në profile të ndryshme

January 18, 2026
Ftesa e Trump për Shqipërinë, reagon Shtëpia e Bardhë: S’ka asnjë detyrim për 1 mld dollarë!

Ftesa e Trump për Shqipërinë, reagon Shtëpia e Bardhë: S’ka asnjë detyrim për 1 mld dollarë!

January 18, 2026
Paradoksi i ndërtimit dhe pasuritve të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

Paradoksi i ndërtimit dhe pasuritve të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

January 18, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

January 18, 2026
Pas përleshjeve vdekjeprurëse, Trump njofton armëpushim mes Tajlandës e Kamboxhias

Si do të funksionojë Bordi i Paqes së Trump, Bloomberg: 1 mld $ për anëtarësi të përhershme

January 18, 2026
Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In