• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Planet e Kukësit për merkaton, ja urdhërat që ka dhënë Safet Gjici

by Java News
31/05/2016 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen planet për Kukësin e ri. Ashtu siç ishte lajmëruar, presidenti i klubit, Safet Gjici, zhvilloi analizën e sezonit që përfundoi, ku ndryshe nga herët e tjera, të pranishëm, përveç pjesëtarëve të stafit të ekipit të parë, ishin edhe trajnerët e ekipeve të moshave, U-17 dhe U-19, si edhe tekniku i ekipit B, Edmond Dalipi.

Gjatë analizës është diskutuar në lidhje me merkaton, ku presidenti i klubit u ka lënë dorë të lirë trajnerit dhe drejtorit teknik, duke kërkuar një ekip cilësor për sezonin e ri.

Merkato

“Tashmë e fituam Kupën e Shqipërisë dhe arritëm vendin e tretë në kampionat që na çon në Kupat e Europës. Së pari, duhet të konfirmojmë dhe konkretizojmë skuadrën aktuale që të jemi shumë të bindur për ata që do të kemi në fushë.

Pastaj do të mendojmë për merkaton që para nisjes së Kupave të Europës, pasi duhet të jemi të plotë dhe shumë të fortë. Për këtë do të punojnë trajneri, drejtori teknik së bashku me menaxherin e klubit. Dua lojtarë të nivelit të lartë. Duhet të merren masa për organizimin e ndeshjeve. Siç e dimë të gjithë, takimet eliminatore do t’i luajmë në ‘Elbasan Arena’, kështu që duhet të fillojnë përgatitjet. Për çdo gjë unë jam çdo ditë në klub, më bëni propozime dhe unë do të bëj maksimumin nëse e shoh të arsyeshme”, u ka thënë ndër të tjera të pranishmëve në analizë presidenti Gjici. Vendimet që u morën për merkaton nuk ishin me emra konkretë, por synimi është që të afrohen lojtarë të nivelit të lartë.

Përveç pesë lojtarëve që Kukësi u ka shkëputur kontratat, Mijatoviç, Uilliams, Birungueta, Lima dhe Felipe Hereida, ku këta të fundit nuk kthehen më në skuadër, çështja e lojtarëve që iu kanë përfunduar kontratat, si Morina, Ferraj, Mone dhe Nika (edhe pse ky i fundit ka dhe një vit kontratë), ka ngelur për t’u diskutuar dhe për të marrë një vendim në një moment tjetër. Merkatoja pritet të jetë shumë e ndezur për Kukësin, pasi interesi për Cetkoviçin dhe negociatat vazhdojnë të jenë intensive. Pritet konkretizimi sipas drejtuesve, përpara se të nisin përgatitjet për Kupat e Europës.

Gjithsesi, pritet përgjigjja përfundimtare e fantazistit të Laçit. Ndërsa çështja Lukiç dhe pse nga klubi është mohuar interesi për të, negociatat vazhdojnë në fshehtësi me agjentin e futbollistit. Ndërsa stafi teknik i Kukësit është duke parë disa lojtarë nga ligat inferiore angleze, ku një menaxher shqiptar në Angli u ka prezantuar disa opsione lojtarësh drejtuesve të klubit.

Analiza

Përveç përgëzimeve që u ka bërë trajnerëve të klubit, presidenti u ka dhënë atyre mundësinë që të prezantonin punën gjatë sezonit që përfundoi.

“Jemi mbledhur sot në këtë mbledhje, për të analizuar punën tonë vjetore dhe ato çka na presin për të ardhmen, organizimin, strategjinë dhe direktivat që do të merrni për sezonin që vjen. Ju falënderoj për punën e bërë dhe pres që të ecim sa më mirë në vazhdim”, u ka thënë presidenti Gjici. Më pas, fjala u ka kaluar trajnerëve të Kukësit U-19 dhe U-17, që stërviten dhe qëndrojnë në qytetin verilindor. Më pas e ka marrë fjalën trajneri i Kukësit B, Edmond Dalipi, skuadra e të cilit stërvitet paralelisht me ekipin e parë dhe janë rezidentë në Tiranë. Çdo trajner ka folur dhe ka prezantuar punën e arritjet e skuadrës së vet. Ndërkohë, pas përfundimit të analizës me trajnerët e grupmoshave dhe atë të Kukësit B, Edmond Dalipi, analiza ka vijuar me punën e ekipit të parë, ku Klodian Duro dhe drejtori teknik, Hasan Lika, kanë folur për ato çka kanë ndodhur (që presidenti është njohur në mënyrë periodike), si dhe për organizimin që është çështja më e rëndësishme. Panorama sport/ a.k

Next Post

Mafia e pronave, po triumfon mbi shtetin shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

March 12, 2026
Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

March 12, 2026
Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Rritja e çmimit të naftës, Trump: SHBA-të përfitojnë shumë para nga kjo krizë

March 12, 2026
Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

March 12, 2026
Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

March 12, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

March 12, 2026
Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

March 12, 2026
Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

March 12, 2026
I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

March 12, 2026
Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In