• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plane për dasmë dhe lot gëzimi, rrëfehet Era Rusi: Ja pengu im…

by A R
04/09/2024 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja Era Rusi në një intervistë për emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, ka rrëfyer detaje nga karriera, planet për bashkëpunime, pishmanet që ka, dëshira për të prekur skenën e Eurovision, si dhe jeta e saj personale.

Këngëtarja Rusi ka deklaruar se e sheh veten në Eurovision, por nuk ka ardhur ende momenti i saj.

“Jam gjithnjë pro festivaleve. Unë jam rritur me festivalet. Ajo fryma e festivaleve të rrit. Ka tjetër atmosferë, adrenalinë.

E shoh veten në Eurvision. Por nuk ka ardhur momenti. Çdo gjë është e shkruar.

E sigurt që këtë vit nuk jam në festival. Eurovision është shumë kompleks. Ka pasur momente kur kanë qenë skupe, si dhe momente kur kanë qenë shumë profesionale.

Ne nuk jemi në fazën për tu paraqitur me këto gjërat eksperimentale, sepse duam të tregojmë ende se sa talente kemi”, deklaroi Rusi.

Këngëtarja u shpreh se është në bisedime me disa artistë shqiptarë për këngë e bashkëpunime të reja.

“Do doja të kisha një bashkëpunim por nuk ja arritëm dot.

Jam në Këngë Magjike dhe mendoj se mund të arrij të realizoj një videoklip të fundit, por nuk e di ende. Kemi shumë artistë të mirë, por jam me disa që jam në bisedime”, tha ajo, ndërsa rrëfeu dhe një prej pishmaneve që i ka mbetur: “Në ka një peng, është që nuk arrita dot të shoh një koncert të Tina Turner. Për pak nuk do arrija të shihja as Celine Dion”.

Këngëtarja Rusi ka rrëfyer më tej edhe një prej momenteve që i ka mbetur në memorie, ndërsa performonte në dasma.

“Momente të bukura ka plot, po ka qenë një nuse që kërceu me babanë një këngë që unë e kisha menduar që unë tra kërceja në dasëm me babanë tim. Mos, thashë, ma mori. Vërtetë që çiftet impenjohen shumë për ditën e tyre.

Për mua tradicionalja është më e bukura, momenti kur babai përcjell vajzën në altar”, u shpreh Rusi.

Pyetur për planet e saj për martesë dhe nëse ka derdhur ndonjëherë lot gëzimi, Era Rusi u përgjigj duke thënë se  “Nuk e kam vendosur akoma, në verë jo njëherë sepse kam sezon dhe po të dua s’më vjen njeri. Kam gjetur paqen. Më jep qetësi.  Kam qarë nga gëzimi”, tha Rusi duke nënkuptuar se ka marrë një propozim për martesë nga partneri i saj dhe lotët i atribuohen pikërisht këtij momenti.

/a.r

Next Post
Elbasan, fabrika e plastikës përfshihet nga flakët, zjarri merr përmasa të frikshme

Elbasan, fabrika e plastikës përfshihet nga flakët, zjarri merr përmasa të frikshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Mondi Hykës, nën hetim edhe nipi i personazhit të njohur! Konflikti mes tyre për 700 mijë euro

Vrasja e Mondi Hykës, nën hetim edhe nipi i personazhit të njohur! Konflikti mes tyre për 700 mijë euro

December 8, 2025
Besniku i Putinit: Tani e izoluara është Europa, tre pikat e panegociueshme të planit të paqes

Besniku i Putinit: Tani e izoluara është Europa, tre pikat e panegociueshme të planit të paqes

December 8, 2025
“Prindërit të lirë, hetohet qeni”, detajet e reja të ngjarjes tragjike në Greqi me familjen shqiptare

“Prindërit të lirë, hetohet qeni”, detajet e reja të ngjarjes tragjike në Greqi me familjen shqiptare

December 8, 2025
Nga tanket te avionët, si krahasohen ushtritë e Kamboxhias dhe Tajlandës

Nga tanket te avionët, si krahasohen ushtritë e Kamboxhias dhe Tajlandës

December 8, 2025
Arrestimi i Nanos me bekimin e SHBA? Flet ish-ambasadori i parë amerikan: Ja e vërteta!

Arrestimi i Nanos me bekimin e SHBA? Flet ish-ambasadori i parë amerikan: Ja e vërteta!

December 8, 2025
Qeveria e re/ Konstatimi i Kadillit: Rama me të tjerë blen vota dhe me të tjerë qeveris

Kush e solli ndryshimin më 8 Dhjetor 1990

December 8, 2025
Ivanka Trump zbulon interesin për Shqipërinë, publikon librat që po lexon

Ivanka Trump zbulon interesin për Shqipërinë, publikon librat që po lexon

December 8, 2025
VIDEOLAJM/ “Nuk e jap dorëheqjen”, kandidatja e Berishës për AP nuk plotëson as kriterin bazë…

VIDEOLAJM/ “Nuk e jap dorëheqjen”, kandidatja e Berishës për AP nuk plotëson as kriterin bazë…

December 8, 2025
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

Dita e Rinisë, Begaj: Guximi dhe lëvizja e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane

December 8, 2025
Misteri i shenjtores “rebele” që u shtir si burrë, u akuzua për përdhunim dhe u dëbua nga manastiri

Misteri i shenjtores “rebele” që u shtir si burrë, u akuzua për përdhunim dhe u dëbua nga manastiri

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In