• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plan për bojkot? LSI: Zgjedhjet vendore të pamundura, qeveri me bazë të gjerë

by A R
11/07/2018 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse mazhoranca nuk e ka bërë ende një vit qeverisje në mandatin e ri dhe ka një shumicë të konsoliduar në Parlament, opozita ka ripërsëritur një kërkesë që e ka shtruar edhe kur në qeverisje ishin PS-LSI: ngritjen e një qeverie me bazë të gjerë.

Kërkuesja në këtë rast është pikërisht partia e re në opozitë, Lëvizja Socilaiste për integrim. Teksa kundërshtonte bojkotin kur PD protestonte te çadra, tashmë është kjo forcë që thotë se zgjedhjet janë të pamundura.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, deputeti Shezai Rrokaj rendit shtatë arsye pse sipas tij zgjedhjet nuk mund të mbahen.
“Ja pse duhet një Qeveri Stabiliteti me bazë të gjerë. Reforma në drejtësi ka paralizuar disa institucione kushtetuese dhe po jep shenja të dukshme njëanshmërie. Së dyti, mosndëshkimi i peshqve të mëdhenj që nga ministrat e deri te bosët e drogës, si rasti i Maminasit e i Toyota yaris-is . Së treti, varfëria ekstreme, ku rreth 50 % e popullsisë jetojnë me nën 5$ për frymë në ditë si dhe rritja e pabarazisë sociale. Së katërti, mungesa e investimeve të huaja serioze dhe tendenca në rritje e biznesit vendas për të investuar jashtë. Së pasti, përqendrimi i parasë publike te një grusht oligarkësh, duke deformuar rregullat e konkurrencës me skema e dyshimta si ajo e PPP-ve. Së gjashti, braktisja e vendit sidomos prej popullsisë aktive për shkak të papunësisë, rrogave të ulta, rritjes së taksave dhe dëshpërimit që ka shpënë në mungesën e besimit. Së shtati, mungesa e dialogut politik prej arrogancës së mazhorancës dhe kontrolli i mediave nëpërmjet kapjes a presionit të saj mbi to. Në këto kushte zgjedhjet vendore janë të pamundura“, shkruan Rrokaj në rrjetet sociale.
Ai thotë më tej se klasa politike duhet të tregojë përgjegjshmëri për të ngritur interesin e vendit mbi atë politik. Ai thotë se ka ardhur koha për Qeveri Stabiliteti.
“Ndaj mendoj se përgjegjësia kombëtare duhet të prevalojë mbi egoizmin politik partiak dhe se pa humbur kohë është e nevojshme krijimi i një Qeverie të Stabilitetit, e cila do të kishte për mision: Të përmirësonte ndjeshëm treguesit e mësipërm, do të përgatiste zgjedhje të pakontestuara, ku zgjedhjet vendore të bëheshin njëkohësisht me ato politike si dhe do të krijonte kushte reale të besueshme për çeljen e negociatave”, vijon Rrokaj./a.m.

Next Post
Pasojat e tmerrshme të “Plepave”

Pasojat e tmerrshme të “Plepave”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aldor Nini prezanton në OKB moderatoren virtuale dhe modelin e monitorimit të sistemit të drejtësisë me AI

Aldor Nini prezanton në OKB moderatoren virtuale dhe modelin e monitorimit të sistemit të drejtësisë me AI

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
Gjin Gjoni me të njëjtin qëndrim si Berisha: PS dhe qeveria duhet t’i vënë gishtin kokës, ndryshe mund t’ua sulmojmë selitë

Gjin Gjoni me të njëjtin qëndrim si Berisha: PS dhe qeveria duhet t’i vënë gishtin kokës, ndryshe mund t’ua sulmojmë selitë

February 21, 2026
Bota arbëreshe si dëshmi e identitetit të shqiptarëve në hapësirën kulturore evropiane

Bota arbëreshe si dëshmi e identitetit të shqiptarëve në hapësirën kulturore evropiane

February 21, 2026
Thirrje raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen Vardari-Bashkimi, përplasjet vazhduan jashtë fushës me policinë

Thirrje raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen Vardari-Bashkimi, përplasjet vazhduan jashtë fushës me policinë

February 21, 2026
Jo 10%, por 15%! Trump i rrit përsëri tarifat globale pas humbjes në Gjykatën e Lartë

Jo 10%, por 15%! Trump i rrit përsëri tarifat globale pas humbjes në Gjykatën e Lartë

February 21, 2026
“Nuk rrimë duarkryq para Rusisë”, Polonia tërhiqet nga Konventa e Otavës dhe forcon mbrojtjen e kufirit lindor

“Nuk rrimë duarkryq para Rusisë”, Polonia tërhiqet nga Konventa e Otavës dhe forcon mbrojtjen e kufirit lindor

February 21, 2026
Nga shëndetësia te bankat/ Raporti i AKSK: Vjet pati 294 raste të rrjedhjes së të dhënave nga infrastruktura kritike

Nga shëndetësia te bankat/ Raporti i AKSK: Vjet pati 294 raste të rrjedhjes së të dhënave nga infrastruktura kritike

February 21, 2026
Mjekët i transplantuan zemër të dëmtuar, ndërron jetë pas operacionit fëmija dy-vjeçar në Itali

Mjekët i transplantuan zemër të dëmtuar, ndërron jetë pas operacionit fëmija dy-vjeçar në Itali

February 21, 2026
Pas shembjeve në Librazhd-Prrenjas, nisin problemet edhe në aksin alternativ, 3 trajlera bllokohen në Moglicë

Pas shembjeve në Librazhd-Prrenjas, nisin problemet edhe në aksin alternativ, 3 trajlera bllokohen në Moglicë

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In