• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Plagosjet në Shëngjin/ Si ndodhi “lufta” për paratë e mirëmbajtjes së ashensorit

by A R
18/06/2016 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishte një konflikt me përgjegjësin e pallatit për pagesën e ashensorit ai i djeshmi që përfundoi me plagosjen me armë zjarri të dy personave, njëra prej të cilave grua.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:00 të ditës së djeshme në afërsi të vendit të quajtur “Lapidari”, në Shëngjin.

Policia bëri të ditur se të plagosurit janë Mimoza Aliaj, 49 vjeçe, dhe Gentian Malshi, 38 vjeç. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjence në Spitalin e Lezhës nga ku mësohet se pasi kanë marrë ndihmën e parë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para të Policisë, është bërë e ditur se 38-vjeçari Malshi është konfliktuar me bashkëshortin e të plagosurës, Gëzim Aliaj, 52 vjeç, nga Shëngjini. Ky i fundit mësohet se ishte përgjegjës i pallatit ku jetonte vetë.

Në të njëjtin pallat kishte blerë një hyrje edhe 38- vjeçari Malshi. Por ai e mbante apartamentin të mbyllur, pasi aktualisht jetonte në fshatin Pllanë të Lezhës dhe ende nuk ishte zhvendosur në banesën e re. Duke menduar se detyrimet nisnin vetëm në momentin kur të jetosh në pallat, 38- vjeçari refuzonte të paguante paratë e ashensorit.

Duke qenë se të shumtët e blerësve janë banorë sezonalë, banorëve të paktë të pallatit të ri iu mbetej ta paguanin ata të vetëm ashensorin. Për këtë shkak, 52-vjeçari Gëzim Aliaj ka debatuar edhe ditën e djeshme me fqinjin e tij.

Ai i ka bërë të qartë atij se të gjithë banorët e pallatit duhej të paguanin për mirëmbajtjen e ashensorit, pasi edhe banorët sezonalë e përdorin atë në momentin që zhvendosen në apartamentet e blera në muajt e verës.

Por i riu është justifikuar me faktin se nuk kishte pse të paguante përderisa nuk jetonte në këtë pallat. Më kot janë përpjekur të sqarohen pasi situata ka degraduar fillimisht me sherr mes tyre, e më pas deri në përplasje fizike. Më pas 38-vjeçari ka marrë një armë gjahu çifte që e kishte me leje dhe ka qëlluar në drejtim të Gëzim Aliajt.

Ky i fundit ka mundur që t’u shpëtojë plumbave, por nga të shtënat ka mbetur e plagosur gruaja e tij, e cila ka ndërhyrë për të neutralizuar agresorin. Pasi ka parë gruan e plagosur, Gëzim Aliaj i është kundërpërgjigjur Malshit.

Ai ka marrë një armë çifte që e mbante në banesë dhe ka qëlluar në drejtim të tij, duke e lënë të plagosur. Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e policisë që ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimin e situatës deri në vrasje. Blutë kanë ndaluar 52-vjeçarin Gëzim Aliaj, i cili është marrë në pyetje rreth ngjarjes./Panorama/

Next Post

Kapja e Gjykatës së Lartë, nga 18 anëtarë vetëm 1 nuk është emëruar nga PD-ja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In