• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kapja e Gjykatës së Lartë, nga 18 anëtarë vetëm 1 nuk është emëruar nga PD-ja

by Aalison Pearse Stevens
18/06/2016 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një speciale e Javanews, e cila ofroi fakte konkrete lidhur me kapjen që PD-ja u ka bërë thuajse të gjithë hallkave të sistemit të drejtësis në vend, duke filluar që nga KLD, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë etj., ngjalli jo pak debate e natyrisht u reflektua gjerësisht edhe në mediat e shkruara dhe ato online. Natyrisht ndaj këtij shkrimi pati edhe reagime, të cilat përpiqeshin te zbehnin këtë të vërtetë. Përtej debateve Javanews po publikon të dhënat që vetë Gjykata e Lartë ka në website-n e saj. Sipas kësaj faqeje zyrtare, të gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë, janë dekretuar nga dy Presidentët e PD-së, Bamir Topi dhe Bujar Nishani. Madje, edhe kur në mandatin e dytë PD-ja ishte në Aleancë edhe me, Ilir Metën. Të gjithë anëtarët e Gjykatës të Lartë janë zgjedhur gjatë dy mandateve të PD-së në qeveri në harkun kohor të viteve 2005-2013. Përjashtim bën vetëm, Ardian Dvorani, që është dekretuar më 17 Shkurt 2005, kohë në të cilën President ishte, Alfred Moisiu, edhe ky i mbështetur në zgjedhjen e tij si kreu i shtetit po nga PD-ja.

Tek shikon listën e këtyre emërimeve natyrshëm kupton se përse PD në thelb nuk është shumë e interesuar për miratimin e Reformës në Drejtësi, por mbrohet me tezën se Edi Rama po përpiqet të “fusë në pëllëmbë të dorës” sistemin e drejtësisë. Kësaj në gjuhën e PD-së i thonë pak a shumë “mos kap atë që kam kapur unë”. Në fakt drafti i Reformës shemb këtë piramidë dhe shkurton shumë zgjatjen e dorës së politikës mbi sistemin e drejtësisë. Ky është dhe thelbi i shqetësimit të PD-së.  Po përse duhet kaq shumë Gjykata e Lartë? Mjafton të shikosh vendimet e saj ndaj çështjes së 21 janarit, duke e fundosur tërësisht këtë çështje, për të kuptuar se përse u duhet kjo gjykatë aktorëve politik. Natyrisht në Gjykatën e Lartë trajtohen edhe çështjet që kanë të bëjnë me mandatet e deputetëve nëse mbi ta ngrihen akuza.

Lista e emërimeve në Gjykatën e Lartë, sipas faqes zyrtare:

Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori

Z. Zaganjori, u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë, me dekretin nr. 8065, të datës 22.03.2013pas ushtrimit të detyrës sëanëtarit të Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2003 deri në fillim të 2013. Ai u emërua Kryetar i Gjykatës së Lartë në 24.03.2013, me dekretin nr. 8120.

Ardian Dvoranin, Me dekretin nr.4481, datë 17 Shkurt 2005, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë.

Arjana Fullani, bashkëshortja e ish-guvernatorit Ardian Fullani, Me dekretin e Presidetit të Republikës Nr. 5791 datë 08.07.2008 është emëruar anëtare e Gjykatës së Lartë.

Evelina Qirjako, me dekretin nr.5793 datë 08.07.2008, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, u emërua anëtare e Gjykatës së Lartë.

Guxim Zenelaj, me dekretin nr.5794, datë 08 Korrik 2008, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë.është zgjedhur anëtar i Gjykatës së Lartë me 98 vota pro, 38 kundër dhe vetëm 2 abstenime.

Majlinda Andrea,me dekretin nr.5795, datë 8 Korrik 2008, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë u emerua anëtare e Gjykatës së Lartë.

Andi Çeliku, me dekretin nr.5792, datë 08 Korrik 2008, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë.

Aleksandër Muskaj, Me dekretin e Presidetit të Republikës Nr. 5790 datë 08.07.2008 është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë.

Medi Bici, me dekretin nr.6579, datë 25.05.2010, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë.

Edmond Ismailaj me dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin në detyrën e Anëtarit të Gjykatës së Lartë, në qershor 2011.

Shkëlzen Selimi, emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë në qershor të vitit 2011.

Artan Zeneli, me dekretin e Presidetit të Republikës Nr. 7250 datë 01.02.2012 është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë, miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në date 26.07.2012.

Admir Thanza, Anëtari i Gjykatës së Lartë në prill të vitit 2013.

Tom Ndreca, emërohet  anëtar i Gjykatës së Lartë. Neni  2. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 8116, Tiranë, më 19.04. 2013.

Artan Broci, me Dekretin Nr.8123 dt.26.04.2013 të Presidentit të Republikës Z. Artan Broci, emërohet Anëtar i Gjykatës së Lartë. 

Mirela Fana (Gjylameti), me dekretin nr.6133, datë 14 prill 2009, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë është  emëruar  anëtare e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë. Është zgjedhur anëtare e Gjykatës së Lartë me 79 vota pro.

Ardian Nuni, anëtar i Gjykatës së Lartë në dt. 04.04.2007. 

(javanews.al) Me. Ar

 

Next Post

Sherri i PD dhe djegia mandateve, për një “gozhdë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In