• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Plagosja e nipit të biznesmenit në Durrës, policia zbardh ngjarjen

by Java News
13/03/2016 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sherri i 5 ditëve më parë ka çuar në plagosjen e tre personave në Durrës. Elvis Kurti, i plagosur me dy plumba mësohet se është nipi i një biznesmeni në qytetin bregdetar. Burimet policore kanë bërë me dije se serri ka ndodhur pasditen e djeshme prapa Pallatit të Kulturës, në lagjen nr 11.

Siç raporton GSH, pas sinjalizimit për plagosjen e tre shtetasve, blutë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Sipas hetuesve të çështjes, në konflikt është përfshirë dhe Elton Hoxha. Nga kryerja e veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se ngjarja ka marrë shkas pas një konflikti të disa ditëve më parë mes Elvis Kurtit dhe Ervin Qerimit. Po të njëjtat burime deklaruan se janë ndaluar të katër personat në fjalë.

Si ndodhi ngjarja

Rreth orës 13:00, Ervin Qerimi së bashku me Eloert dhe Elton Hoxhën (këta dy të fundit persona me precedentë të mëparshëm penalë) kanë shkuar afër banesës së Elvis Kurtit dhe e kanë thirrur që të zbresë poshtë. Sipas bluve, sapo Kurti është afruar, ka nisur sherri mes palëve. Fillimisht ata kanë debatuar ashpër dhe më pas sherri ka degjeneruar në përleshje.

Mësohet se në përleshje e sipër (sipas policisë), Kurti është qëlluar me armë zjarri nga Ervin Qerimi dhe për pasojë është plagosur rëndë me dy plumba (një në shpatull dhe një në qafë). Ndërsa, janë plagosur me thikë Qerim dhe Eloert Hoxha. Të tre të plagosurit janë dërguar urgjentisht në spitalin rajonal të Durrësit, ku iu është dhënë ndihma e parë mjekësore.

Hetimet për ngjarjen

Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, burime pranë grupit hetimor deklaruan se konflikti midis të rinjve ka nisur pesë ditë më parë. Mësohet se nipi i biznesmenit, Elvis Kurti kishte blerë një apartament të ri (10 metra larg vendit ku ndodhi përleshja dje), ndërsa i kishte kërkuar Ervin Qerimit që t;i dërgonte hidrosanitaret dhe t;i vendoste ato. Qerimi ka shkuar tek apartamenti i Kurtit, por pas një zënke është goditur nga ky i fundit me grusht dhe ka përfunduar në spital.

Policia e ka marrë në pyetje, por Qerimi nuk ka bërë denoncim, madje ka dhënë deklaratë se nuk ka asnjë problem me Kurtin. Ndërkaq, dje Ervin Qerimi ka marrë dy shokët e tij dhe ka shkuar pranë shtëpisë së Elvis Kurtit. Pranë dyqanit të kafesë ata janë përleshur fizikisht, dhe më pas Ervin Qerimi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Kurtit, ndërsa ky i fundit ka goditur atë me thikë dhe shokun e tij, Eloertin. Policia e Durrësit është duke hetuar intensivisht për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

BW

Next Post

Seks në mes të Tiranës, çifti kapet nga kamera e sigurisë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In