• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plagosja e 50-vjeçarit/ Policia i vë prangat personit që ndihmoi autorin, sekuestrohet arma dhe…

by
14/01/2023 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Fierit i vuri prangat një 49-vjeçari i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Altin Nika, i cili plagosi të premten me armë zjarri Dashamir Muçën.

Mësohet se i arrestuari ka ndihmuar autorin e plagosjes të largohej nga vendi i ngjarjes

“Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “11 janari”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi D. M., 50 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 49 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e ngjarjes, shtetasin A. N. alias M. V., 52 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin është larguar autori, brenda të cilit u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër, 12 fishekë dhe 1 pistoletë paralizuese”, tha policia e cila thekson se po punon për kapjen dhe ndalimin e autorit 52-vjeçar.

NGJARJA SIPAS POLICISË

Zyrtarisht u bë me dije nga Policia e Fierit se dje në mesditë është shënuar një plagosje me armë zjarri brenda në qytet. Dyshohet së përplasja nisi për një konflikt të çastit. Siç bëhet me dije nga Policia, mësohet se autori është Altin Nika, i cili ka plagosur me armë zjarri Dashamir Muçën, që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia është vënë ndjekje të autorit duke ngritur disa pika postblloku, ku njëra prej tyre është në hyrje të qytetit të Vlorës dhe duke kryer kontrolle në automjete të ndryshme. Ngjarja ka ndodhur pranë një parukerie, e cila ishte e të plagosurit dhe punonte bashkëshortja e tij.

“Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij. Rreth orës 13:15, në lagjen ’11 janari’, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”.

Policia thekson se po vijon puna intensive për kapjen e shtetasit Altin Nika, i cili dyshohet se ka marrë rrugën kryesore në drejtim të Vlorës. Grupet e Policisë kanë qëndruar në terren për të bërë të mundur arrestimin e tij, por pa mundur ta kapin.

Sipas burimeve, Policia ka marrë një sërë dëshmish në lidhje me të dy personat, ndërkohë që janë sekuestruar edhe një sërë pamjesh filmike, të cilat pretendohet të hedhin dritë mbi atë moment.

Po ashtu janë marrë dëshmitë e familjarëve të të dyja palëve, ndërkohë që deri orëve të vona të së djeshmes Policia nuk ka mundur dot të marrë një dëshmi konkrete nga personi i plagosur.

/e.d

Next Post
Infektimet e reja dhe frika për valën e dytë të Covid-19/ Wuhani do të testojë brenda 10 ditësh të gjithë qytetarët

Bien kambanat e alarmit në Kinë/ Rreth 60,000 viktima nga COVID-19 në një muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria e re e Serbisë drejt bisedimeve me Rusinë për gazin, nuk do i bashkohen sanksioneve kundër Moskës!

Qeveria e re e Serbisë drejt bisedimeve me Rusinë për gazin, nuk do i bashkohen sanksioneve kundër Moskës!

October 30, 2026
Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e kompanisë “Meta” për botuesit dhe reklamuesit

Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e kompanisë “Meta” për botuesit dhe reklamuesit

October 30, 2026
Protestat e dhunshme në Tiranë, ministri Demo bën bilancin dhe paralajmëron: 347 të lënduar, 200 janë policë, 7 efektivë nën hetim! Nëse do ketë dhunë…

Protestat e dhunshme në Tiranë, ministri Demo bën bilancin dhe paralajmëron: 347 të lënduar, 200 janë policë, 7 efektivë nën hetim! Nëse do ketë dhunë…

October 30, 2026
Shqiptarja e suksesshme/ Përfundoi turin e Future Nostalgia në Tiranë, ja miliona eurot që ka fituar ylli i popit Dua Lipa

Shiste produkte pa leje me emrin e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare fiton betejën ligjore ndaj tregtarit nga Hong Kongu!

October 30, 2026
EMRI/ Dënohet shqiptari që përdhunoi vajzën 17-vjeçare në tualetin e një pub-i në Angli! Ja sa burgim do vuajë

EMRI/ Dënohet shqiptari që përdhunoi vajzën 17-vjeçare në tualetin e një pub-i në Angli! Ja sa burgim do vuajë

October 30, 2026
I jepet lamtumira e fundit akademikut Luan Omari, Akademia e Shkencave nderon kontributin e një prej themeluesve të saj!

I jepet lamtumira e fundit akademikut Luan Omari, Akademia e Shkencave nderon kontributin e një prej themeluesve të saj!

October 30, 2026
“Zgjedhorja”/ Palët e Këshillit Politik mbërrijnë në rezidencën e Yuri Kim, gati të nisë mbledhja “kokë më kokë” me treshen e ambasadorëve

Dy protestat e së shtunës në Tiranë, Ambasada Amerikane apel qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare!

October 30, 2026
Rikthimi i Shkollës së Aviacionit, ja cilat janë kostot e shtetit shqiptar për përgatitjen e pilotëve ushtarakë dhe civilë!

Rikthimi i Shkollës së Aviacionit, ja cilat janë kostot e shtetit shqiptar për përgatitjen e pilotëve ushtarakë dhe civilë!

October 30, 2026
Trump shpërthen ndaj gazetarit të Reuters: “Je i neveritshëm, për kë punon” (VIDEO)

Trump shpërthen ndaj gazetarit të Reuters: “Je i neveritshëm, për kë punon” (VIDEO)

October 30, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedime me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Xi Jinping zhvillon bisedime me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In