Gjyqtari Artan Gjermeni eshte larguar nga spitali ku u paraqit mbremjen e sotme i plagosur ne Tirane. Nderkohe nga pamjet qe ka arritur te fiksoje news24 duket se ne makinen e gjyqtarit ka shenja gjaku. Pasi mori mjekimin ne spital, gjyqtari Gjermeni eshte larguar per ne banesen e tij.
Ai ka qene i shoqeruar nga disa familjare dhe te aferm ne momentin qe ka dale nga ambientet e mjekimit. Menjehere pas daljes nga spitali ai u shpreh:
“Ishte thjesht aksidentale, u plagosa me llamarinë pse e beni kaq alarmante”.
Policia ka nisur hetimet nderkohe ka dhene versionin e pohuar nga vete gjyqtari se eshte demtuar me nje llamarine ne shtepine e tij nderkohe qe ka plage ne kater zona te trupit.