Një person është plagosur me armë zjarri, pasditen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në një lokal në lagjen “Pavarësia”, ndërsa nuk dihet ende identiteti i personit që u qëllua me armë.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se i plagosuri u nis menjëherë në spital.
Ndërkohë policia mbërriti në lokalin ku ndodhi plagosja dhe bëri të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, i cili u largua menjëherë pas kryerjes së krimit. Policia është vënë në ndjekje të tij.
ma.me