• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për listat dhe kryetarët e tyre

by Ilva Tare
17/10/2016 16:38
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe Gerta Meta, gjate konferences "Korrupsioni zgjedhor, nevoja per nje reforme elektorale te thelle dhe gjitheperfshirese", e iniciuar Koalicioni i Vezhguesve Vendore, ne hotel Tirana./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta Albanian Prime Minister Edi Rama Leader of the Democratic Party Lulzim Basha and Gerta Meta, during a conference about the necessity of the Electoral Reform.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe Gerta Meta, gjate konferences "Korrupsioni zgjedhor, nevoja per nje reforme elektorale te thelle dhe gjitheperfshirese", e iniciuar Koalicioni i Vezhguesve Vendore, ne hotel Tirana./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta Albanian Prime Minister Edi Rama Leader of the Democratic Party Lulzim Basha and Gerta Meta, during a conference about the necessity of the Electoral Reform.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Demokracitë e shëndetshme varen nga rregullat e pashkruara, shkruante “The Economist” në editorialin e kësaj jave, kushtuar uljes në nivele banale të debatit presidencial në Amerikë nga kandidati, Donald Trump. Shprehja me sa duket është e vlefshme për vendet me demokraci të shëndetshme dhe duhet një analizë e gjerë për të përcaktuar shëndetin e një demokracie. Mënyra e funksionimit, mekanizmat që e vënë në lëvizje, transparenca, pjesëmarrja e qytetarëve, pluralizmi i ideve dhe partive, inkurajimi për t’u ndjerë pjesë e vendimmarrjes, lejimi i mendimit kritik dhe ndryshe nga ai i udhëheqësve të partive, meritokraci, shanse të barabarta për drejtësi, kurim, edukim, kujdes social. Këto janë disa nga elementët që ndihmojnë në cilësimin e një demokracie në shëndet të plotë.

Siç është lehtësisht e dallueshme në renditjen e përbërësve të demokracisë funksionale, në Shqipëri një e tillë është ende dëshirë, e humbur në kasafortat e majme të interesave të gjithëkontrolluesve të pushtetit, që janë antiteza e demokracisë. Pas rënies së regjimit të Hoxhës, në politikën shqiptare ka dominuar stili autokrat i politikanëve dhe fatkeqësisht edhe të rinjtë në moshë kanë trashëguar mentalitetin e unit të plotfuqishëm, ose thënë në mënyrë të figurshme të vrasësve të demokracisë së shëndetshme.

Të gjithë kryetarët që kanë qenë në kolltukun e qeverisë që janë në pritje për t’u ardhur dita e konsumimit të kundërshtarevë, kanë sjellje të ngjashme me pushtetin partiak dhe ekzekutiv. Janë të njëjtët emra që kanë dominuar jetën politike në 25 vjet dhe që duken të vendosur për të mbetur vendimtarë edhe për dekadën e ardhshme. Sigurisht, alibia e votimit nga populli është e pranueshme. Por ajo që nuk thuhet është se sa të shëndeshme kanë qenë demokracitë e brendshme të partive që kanë mbajtur të njëjtët lider për vite e vite me rradhë.

Dhe nuk thuhet sepse nuk ekziston. Strukturat partiake, administrata publike dhe shteti ligjor, që janë pararoja e një demokracie funksionale, janë në nivele të trishtueshme, siç është një shaka e hidhur. Në vend të rregullave të pashkruara, në Shqipëri kemi statute të shkruar që nuk respektohen kurrë.  Në vend të moralit politik, në Shqipëri ekziston një ligj për dekriminalizmin, një parlament dhe kryetarë bashkish me precedentë penalë. Ka edhe të penalizuar nga ligji që përjashton individë nga jeta publike. Por ata nuk janë lehtësisht të identifikueshëm sepse nuk janë në majat e pushtetit partiak dhe administrativ, por në nivel specialistësh apo rojëtarë të sigurisë.

Ka edhe një ligj që detyron hapjen e dosjeve, por Autoriteti përkatës është paralizuar pa filluar ende punë. Ka një Kushtetutë të re që synon të krijojë një Republikë të Shqipërise me një drejtësi të barabartë për të gjithë, por politika po lëviz gur dhe hunj për ta vonuar në pamundësi për ta bllokuar. Kanë në dorë të reformojnë sistemin zgjedhor dhe t’i japin jetë një demokracie pjesëmarrëse dhe të shëndetshme. Por nuk do ta bëjnë. U duhen ushtarët e partive që të kryejnë të njëjtin funksion në pushtet, të papagallojnë fjalimet e shkruara nga kryetarët dhe t’i shërbejnë atyre pa i sfiduar me rregullat e transparencës dhe respektimin e demokracisë së brendshme.

Kryetarët e mëdhenj të partive nuk i duan listat e hapura sepse u ikën pushteti mbi listën dhe renditjen. Edhe sikur të mos jenë të vërteta pazaret e përfoluara për para dhe favore, sërish është më mirë të rrethohesh nga njerëz pa personalitet ose me dosje të vjetra dhe të reja sesa nga individë me integritet. Nuk ka garaci që elektorati do të bëjë zgjedhje për individë të shkëlqyer, por të paktën popullit do t’i jepet mundësia edhe të gabojë. Kryetarët as këtë mundësi nuk ua japin. Pasi ata s’mund të heqin dorë nga kontrolli mbi fitoret dhe dështimet, sepse ata kanë shpikur mekanizmin qesharak të të shpallurit fitues edhe kur humbasin. Kur rregullat e shkruara nuk respektohen dhe kur integriteti shndërrohet në handikap, sigurohet vazhdimësia e humbësve, autokratëve, ose politkanëve të konvertuar në budistë me shpresën se shqiptarët do të budallallepsen pas fjalëve dhe retorikave boshe. Kështu funksionojnë demokracitë e dështuara, si Shqipëria.

Next Post
Kryeushtaraku serb thotë se Ligji për Trepçën kërcënon situatën

Kryeushtaraku serb thotë se Ligji për Trepçën kërcënon situatën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

Fjalëkryqi politik i Tiranës

August 24, 2026
Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

August 24, 2026
E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

August 24, 2026
VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

August 24, 2026
“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

August 24, 2026
Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

Kreditë rrisin sigurimin e jetës, zjarret dhe fatkeqësitë natyrore rrisin me 20% dëmet e paguara për pronat

August 24, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Algoritmi është futur mes nesh”, Rama: Pas gjithë kësaj vorbulle qytetarët dhe qeveria e tyre do të dalin më të fortë

August 24, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

“Kemi konsoliduar disa poste në qeveri”, Rama: Do të ketë transparencë për çmimet! Shqipëria sociale, e mundshme

August 24, 2026
VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

August 24, 2026
VIDEO/ Tjetër sekuestrim rekord në Spanjë, kapen 1,4 tonë kokainë në brigje, mes të arrestuarve edhe bosi i kartelit!

VIDEO/ Tjetër sekuestrim rekord në Spanjë, kapen 1,4 tonë kokainë në brigje, mes të arrestuarve edhe bosi i kartelit!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com