Lideri i talibanëve afganë, Mullah Akhtar Mansur, është plagosur rëndë gjatë përleshjeve me armë që kanë rezultuar pas një mosmarrëveshje verbale gjatë një takimi në mes të komandantëve të militantëve në Pakistan, shkruan rel.
Zyrtarët teksa e kanë publikuar lajmin i kanë ekzpozuar edhe ndarjet e thella brenda përbrenda lëvizjes militante.
“Mansur është plagosur rëndë dhe është dërguar në spital”, i ka thënë radios Evropa e Lirë Sultan Faizi, zëdhënës i zëvendës-presidentit afgan, Abdul Rashid Dostum.
Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, në anën tjetër, e ka mohuar të ketë ngjarë një përleshje e tillë.
Sultan Faizi ka thënë se Mullah Akhtar Mansur është plagosur të martën gjatë një takimi të komandantëve të talibanëve që është zhvilluar në Kaçlak të Kuetës, ku besohet se është i vendosur lidershipi i talibanëve.
Faizi ka shtuar se Mansur është përleshur me komandatin tjetër të talibanëve, Mullah Abdullah Sardari, i cili dikur kishte qenë i burgosur në Guantanamo dhe i cili është i njohur për veprimet e tij në Pakistan.