• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pjeshkët greke prishin zgjedhjet në Shqipëri

by Java News
23/06/2015 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lorenc Vangjeli/ 

Ka një debat të madh për përqindjen reale të votuesve në zgjedhjet e sapombyllura lokale. Janë apo jo indiferentë shqiptarët për votën dhe a besojnë se vota e tyre mund të jetë një instrument që ndryshon peisazhin politik në përgjithësi dhe jetën e tyre në veçanti? Këto janë pyetje që varësisht humorit, marrin përgjigje të ndryshme. Shpesh larg të vërtetës.

Duke krahasuar shifrat e pjesmarrjes në votime, ato janë pak a shumë në nivelin e zgjedhjeve të vitit 2011, por mbeten larg nga zgjedhjet e rekordit të vitit 2013 që rrëzuan të djathtën mbas tetë vjetësh në pushtet.

Megjithatë, larg të gjitha shpjegimeve politike, sociale, kulturore dhe psikologjike që rreken të dëshmojnë si, pse dhe sa votuan shqiptarët, në zgjedhjet e 21 qershorit ka pasur një ndërhyrje të fortë andej nga pritej më pak. Ka pasur një ndikim shumë të fortë dhe të papritur grek në Shqipëri, ka pasur një ndërhyrje dramatike që uli në mënyrë të dukshme nivelin e pjesmarrjes së votimit në Shqipëri. Në fakt nuk ka të bëjë me politikën zyrtare të Athinës. As me vullnetin e saj. Kjo gjë ka ndodhur përtej vullnetit të saj për një përkitje të rrethanave në kohë dhe në hapësirë. Në vendin fqinjë që në javën e dytë të majit ka nisur sezoni i vjeljes së qershive dhe në mes të qershorit një gjë e tillë ka ndodhur dhe me një frut tjetër: pjeshkën. Dhjetra mijëra të rinj, kryesisht nga jugu i vendit, nuk i kanë rezistuar tundimit për t’u marrë edhe me qershitë, edhe me pjeshkët greke. Ata janë larguar në drejtim të Greqisë  për këtë lloj pune sezonale e cila, sipas standartit shqiptar, është shumë e paguar. Një i ri shqiptar paguhet deri në 25 euro në ditë trajtimin e pjeshkëve greke, ndërsa ushqimi dhe fjetja garantohet nga punëdhënësi grek. Kriza e fqinjit ka prekur rëndë edhe këtë sektor. Deri disa vjet më parë, e njëjta punë paguhej edhe 40 euro në ditë.

Ky është një argument i ri që duhet pasur parasysh për të shpjeguar sjelljen elektorale të shqiptarëve në këto zgjedhje. Nuk ka të dhëna zyrtare dhe me gjasë një gjë e tillë në mungesë të statistikave, nuk do të shpjegojë asnjëherë përmasën reale të kushtëzimit të kësaj praktike në përqindjen e votuesve shqiptarë. Megjithatë kjo është një e dhënë mjaft e rëndësishme. Sepse ndodh që detaje të tilla, si pjeshkët greke, të kenë papritur një ndikim të madh në vendimin e të rinjve shqiptarë për ta shkundur ose jo votën e tyre në atdhe apo për t’u marrë me qershitë dhe pjeshkët greke. Sepse në Greqinë rurale, të rinjtë shqiptarë paguhen deri në 25 euro për t’u marrë me to.

Next Post

Këshillat Bashkiakë, LSI forcë e parë në Skrapar dhe Delvinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

March 5, 2026
Ish kreu i PD denoncon Këlliçin: Një njeri që ka falsifikuar rezultatin e votave në PD, mund t’i manipuloje të gjitha

“PD nuk ka kauzë”, Elezi: Anëtarët nuk e kuptojnë që partia është shkatërruar

March 5, 2026
Sulmet iraniane, Izraeli në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

Sulmet iraniane, Izraeli në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

March 5, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Sali Berisha e ka kthyer PD në “Airbnb” ambiciesh

March 5, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

March 5, 2026
Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

March 5, 2026
EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

March 5, 2026
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

March 5, 2026
Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

March 5, 2026
Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In