E ftuar në studion e emisionit “Opinioin” në Tv Klan në një intervistë ka qenë edhe këngëtarja Elsa Lila e cila ka folur për jetën e saj ku ka treguar më shumë edhe mbi marrëdhënien e saj me politikën në Shqipëri dhe pjesëmarrjen e saj në grevën e urisë nga Partia Socialiste ne vitin 2010. Ajo tha se nuk e bëri për politikë dhe se ajo ka qenë një nga eksperiencat e saj më të mrekullueshme
Blendi Fevziu: Në vitin 2010 ju u përfshitë në grevën e urisë së Partisë Socialiste për çështjen e zgjedhjeve të 2009. Cne kjo lidhje dhe çfarë raporti keni sot më Ramën dhe Partinë Socialiste?
Elsa Lila: Pjesëmarrja ime në atë grevë urie ka qenë spontane. Kthehesha nga Vlora nuk dija çfarë ndodhte në Tiranë atëherë. Shoh tendat, informohem çfarë po ndodhte dhe më tregojnë që po ndodhte ky lloj aksioni i PS. Pyes nëse kishte gra më thanë që kishte 6 gra dhe pyes nëse kishte artistë dhe më thanë që jo. Disa artistë kishin fimros një peticion kundra grevës së urisë, dhe unë si një shpirt i lirë mendova që të jap kontributin tim si artiste duke e menduar të drejtë atë kauzë dhe kërkova që të futem dhe u gjenda aty me 204 pjesmarës të tjerë. Ka qenë një nga eksperiencat më të mrekullueshme.
Blendi Fevziu: Po ju e dinit çfarë kishte ndodhur me votat apo thjesht patë protestën dhe ju bashkuat?
Elsa Lila: Unë besova atë version informacioni.
Blendi Fevziu: Keni raporte me politikën?
Elsa Lila: Dhe në atë kohë nuk e bëra për politikë, nuk jam marrë ndonjëherë me politik edhe këtë e kam demonstruar pas asaj greve urie.
Gjithashtu këngëtarja foli edhe për marrëdhënien me vajzën e saj dhe bashkëshortin ku u shpreh se kanë një marrëdhënie shumë të mirë.
Ndër të tjera lidhur me situatat e vështira në jetën e saj Elsa Lila shprehet: Po t’i përmbledhim nga ky këndvështrim duket më keq se familja Kenedi, por unë nuk e shoh kështu sepse e shoh jetën time nga brenda pasi në këtë miks ka pasur momente brilante të cilat balancojnë momentet e vështira. Jeta ime ka qenë e vështirë, por ka qenë edhe e bukur. Unë besoj se të gjitha këto vështirësi që unë kam përjetuar, reflektohen shumë qartë në muzikën time dhe kjo është një nga armët e mia më të forta. Ka qenë terapia ime kjo.
/a.r











