• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pjesëmarrja do jetë përgjigja e vërtetë ndaj politikës!

by Ben Andoni
25/06/2017 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shqipëria është gdhirë disi e çliruar pas asaj maratone fushate zgjedhore, që sfilit njerëzit dhe që mobilizon zakonisht energji dhe përcjell ankth të madh mes publikut për të ardhmen. Fakti se kemi arritur në limit të procesit të votimit në vetvete, numërimit e pastaj certifikimit është disi qetësues kur mendon atë lodhje masive të njerëzve në fushatë, zhurmën dhe premtimet fluturake të partive politike shqiptare.

Përmirësimi i regjive televizive që merren me fushatat politike, propaganda e kampeve politike, mungesa e programeve partiake e ka bërë një masë të madhe të popullit që të jetë shumë skeptike për vetë thelbin e zgjedhjeve. Ndërsa në votimet e shkuara votuan 53% e popullsisë, duket se të gjithë njerëzit e menaxhimit të procesit të zgjedhjeve po luten, që të kalojë të paktën gjysma e përqindjes së komunitetit votues. Në raportet që ofroi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se deri në orën 10, kishin votuar vetëm 13 për qind e shqiptarëve. Krejt ndryshe kur zgjedhjet e vitit 2013 në këtë orë referonin votimin e 24 për qind.

A do të vazhdojë ky trend?! Është e dukshme se njerëzit paçka interesit të madh për reformat, ndryshimet, nuk e shikon veten shumë të përfaqësuar në politikën e ditës. Pa i ndarë partitë nga njëra-tjetra, problemi më i madh i publikut lidhet me perceptimin e vetë lidërshipeve të këtyre partive sa i përket vullnetit të popullit. Për hir të së vërtetës, për emrat e kandidatëve të përfshira në listat votuese jo vetëm nuk janë vendosur njerëz me qasjet e duhura në formacionet politike, por listat kanë qenë kaq të fshehta saqë edhe vetë strukturat e partive e kanë pasur të pamundur të konsultohen apo të japin sugjerimet e tyre. Në një farë mënyre, kjo sjellje e lidërshipit dhe shpurës së tij ka bërë që shumë nga njerëzit t’i shohin shumë larg mandatarët e preferuar të kryetarëve me interesat e tyre reale.

Dihet tashmë se objektivi kryesor i zgjedhjeve të shkuara ose ajo që përbënte frymën ishte largimi i ish-kryeministrit  z.Berisha. Publiku në masë e votoi të Majtën, duke e parë si zgjidhje ndaj problematikës së vendit, që kishte sjellë drejtimi i të Djathtës. Kurse në këto zgjedhje është kërkuar thjesht një mandat tjetër nga z.Rama, që të përcjellë më tej reformat por edhe një nën-kërkesë për të shmangur LSI-në e Ilir Metës. Për këtë të fundit, duket se ka qenë edhe mirëkuptimi i PD-së, që ka ndihur shumë me dikasteret që po drejton në legjislativ për të penguar dhe paditur LSI-në. Vetë PD-ja vetëm në ditët e fundit përveç kauzës së saj të zbehtë për një Republikë të Re ka sulmuar paaftësinë e kryeministrit Rama për të qeverisur vendin. Kauza e Republikës së Re për shqiptarët është më e dobët sesa ajo e kryeministrit aktual, që pretendon të reformojë administratën dhe po ashtu të vazhdojë reformat e nisura.

Gjithsesi pjesëmarrja kombëtare e votimeve pas orës shtatë të mbrëmjes, kur mbyllen zgjedhjet, do të tregojë realisht sesa politika shqiptare është e besueshme për publikun. Shqipëria ka një specifikë, të ngjashme me vendet në zhvillim, që një pjesë e votuesve gjenden jashtë vendit. Në listat e zgjedhësve në Shqipëri gjenden rreth 3.45 milionë votues, porse një pjesë e madhe e popullsisë gjenden në vende të largëta në diasporë, në vendet fqinjë dhe zakonisht e kanë të pamundur ardhjen, gjë që ndikon në pjesëmarrje, përveç një mase të madhe të njerëzve që tashmë nuk i bën më asnjë përshtypje rotacioni politik. (Javanews)

 

Next Post
FOTO/ Militanti i PD me dy fletë votimi, publikon foton në facebook

FOTO/ Militanti i PD me dy fletë votimi, publikon foton në facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thirrje raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen Vardari-Bashkimi, përplasjet vazhduan jashtë fushës me policinë

Thirrje raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen Vardari-Bashkimi, përplasjet vazhduan jashtë fushës me policinë

February 21, 2026
Jo 10%, por 15%! Trump i rrit përsëri tarifat globale pas humbjes në Gjykatën e Lartë

Jo 10%, por 15%! Trump i rrit përsëri tarifat globale pas humbjes në Gjykatën e Lartë

February 21, 2026
“Nuk rrimë duarkryq para Rusisë”, Polonia tërhiqet nga Konventa e Otavës dhe forcon mbrojtjen e kufirit lindor

“Nuk rrimë duarkryq para Rusisë”, Polonia tërhiqet nga Konventa e Otavës dhe forcon mbrojtjen e kufirit lindor

February 21, 2026
Nga shëndetësia te bankat/ Raporti i AKSK: Vjet pati 294 raste të rrjedhjes së të dhënave nga infrastruktura kritike

Nga shëndetësia te bankat/ Raporti i AKSK: Vjet pati 294 raste të rrjedhjes së të dhënave nga infrastruktura kritike

February 21, 2026
Mjekët i transplantuan zemër të dëmtuar, ndërron jetë pas operacionit fëmija dy-vjeçar në Itali

Mjekët i transplantuan zemër të dëmtuar, ndërron jetë pas operacionit fëmija dy-vjeçar në Itali

February 21, 2026
Pas shembjeve në Librazhd-Prrenjas, nisin problemet edhe në aksin alternativ, 3 trajlera bllokohen në Moglicë

Pas shembjeve në Librazhd-Prrenjas, nisin problemet edhe në aksin alternativ, 3 trajlera bllokohen në Moglicë

February 21, 2026
“Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza! Mes tyre edhe trupat nga Shqipëria e Kosova

“Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza! Mes tyre edhe trupat nga Shqipëria e Kosova

February 21, 2026
Marrëveshja e pensioneve Itali-Shqipëri nis zbatimin në qershor, procedurat që duhen ndjekur

Shpresë për 90 mijë pensionistë që mbetën pa bonus në janar, Ministria e Ekonomisë: Skema do rishikohet

February 21, 2026
Ajo që nuk pamë në protestë!

Ajo që nuk pamë në protestë!

February 21, 2026
Thellohen tensionet me Iranin, The New York Times: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Thellohen tensionet me Iranin, The New York Times: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In