• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pjerin Ndreu / Policia është e fundit që ka përgjegjësi në Rinas dhe ja pse…

by A R
04/07/2016 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Pjerin Ndreu, anëtar i Komisionit të Sigurisë në parlament flet për rolin e policisë në vjedhjen e fundit spektakolare në Rinas; pse paragjykohet puna e saj dhe cilët janë rrënjët e vërteta të krimeve që po ndodhin në vend.

 Intervistoi Ben Andoni

Deputeti Pjerin Ndreu është i bindur se ajo që ndodhi në Rinas me vjedhjen e sasisë të parave në pistë e ka realisht fajtorin e vet. Në këtë intervistë për JAVAnews, ai rendit disa elementë që fajësojnë së pari të gjithë ata që merren me sigurinë në aeroport. Logjika e tij ndjek dinamikën profesionale të ruajtjes së një malli të tillë, e cila ka përgjegjësitë e veta, gjegjësisht të përcaktuara me protokoll. Por, faji kryesor u mbetet shërbimeve private. “Si shpjegohet, që nuk ka sinjal alarmi për hapjen e portës, as kamera që e mbikëqyrin ?! Si është e mundur që në vendin ku do shkarkoheshin vlera monetare nuk ka shërbime të përforcuara, të paktën për atë moment ?! Si shpjegohet që janë bërë teste për nivelin e sigurisë dhe kanë rezultuar në nivele të ulëta. A i janë bërë me dije ministrisë së transporteve dhe koncesionarit dhe nuk është marre asnjë masë?!”, thotë ai.

Sa i përket rolit të policisë, për të, policia në këtë rast mbetet e fundit. Dhe, paçka problematikës së saj, që nuk i hiqet asnjë presje, ajo ka përgjegjësi për nivelin e sigurisë së rendit publik, por jo direkt në raste të tilla. E madje, “delegimi i përgjegjësisë direkt të policia është dashakeq dhe nuk e adreson si duhet problemin”.

 A mendoni se sistemet e sigurisë në vend, pas vjedhjes së aeroportit, tregojnë se kanë mangësi të mëdha dhe si e shikoni rolin e policisë në këtë ndodhi?

“Sigurisht që dalin në pah probleme. Për mua, fillon me bankën, shoqërimin e vlerave monetare, me mënyrën e ruajtjes së rrethimit të jashtëm të aeroportit, me shërbimin e brendshëm, qasjen e koncesionarit ndaj këtyre shërbimeve dhe në fund policia e shtetit. Gjithsesi duket se nuk funksionon mirë sistemi i sigurisë, i marrë përsipër dhe detyrim i koncesionarit. Duke pasur parasysh vendin, kohën dhe mekanizmin e ngjarjes, shihet qartë se shërbimet private janë inekzistente. Si shpjegohet, që nuk ka sinjal alarmi për hapjen e portës, as kamera që e mbikëqyrin ?! Si është e mundur që në vendin ku do shkarkoheshin vlera monetare nuk ka shërbime të përforcuara, të paktën për atë moment ?! Si shpjegohet që janë bërë teste për nivelin e sigurisë dhe kanë rezultuar në nivele të ulëta. A i janë bërë me dije ministrisë së transporteve dhe koncesionarit dhe nuk është marre asnjë masë?!”

 Dhe, nuk shikoni edhe fajin e policisë, në këtë rast?

“Policia në këtë rast është e fundit. Ajo ka përgjegjësi për nivelin e sigurisë së rendit publik por jo direkt në raste të tilla, ku implikohen disa struktura që i kanë shërbimet e sigurisë parësore dhe duhej të merrnin masa parandaluese me mjete sinjalizuese e filmuese. Delegimi i përgjegjësisë direkt të policia është dashakeq dhe nuk e adreson si duhet problemin”.

Ka një avancim të krimit në të gjithë botën, që me patjetër po reflektohet edhe tek pjesa shqiptare. A mendoni se policia shqiptare ka nevojë më të madhe mbështetje dhe një lloj përkrahje kombëtare për të kryer detyrat e saj?

“Krimi është evident kudo. Ka shpërthime e fragmente të pakontrollueshme. Duhet pjesëmarrje në mbështetje të policisë dhe jo çorientim duke e venë nën akuzë si të paaftë dhe të implikuar. Ka një kulturë të mjerueshme në trajtimin e fenomeneve apo ngjarjeve kriminale. Kurse fatura që i delegohet vetëm policisë është e gabuar. Krimi ka bazë ekonomiko-sociale, papunësinë, urbanizimin e pakontrolluar, dobësinë e institucioneve, korrupsionin e lartë, mos bashkëpunimin ndër-institucional etj. Policisë i duhet të merret me pasojat që prodhojnë faktorët që thamë pa qenë në gjendje të shërojë shkaqet. Duhet alternim qeveritar me masa konkrete, ku të marrin pjesë të gjithë pa përjashtim në parandalim dhe masa ndëshkuese e socializuese”.

Çfarë duhej të synojë parandalimi?

“Parandalimi duhet të synojë evidentimin e shfaqjes së fenomeneve kriminale që në familje, shkollë, shoqëri për t’i shëruar që aty. Por, këtu kjo nuk njihet fare. Ndërsa masat ndëshkuese kanë gjithashtu efekte parandaluese, por realizohen e japin efekte kur policia, prokuroria, gjykatat dhe sistemi penitenciar (burgjet) i bien një melodie dhe janë në harmoni, që tek ne fatkeqësisht nuk ndodh. Pra, policia është pjesë e rëndësishme e luftës antikrim por jo e vetmja. Kur flitet duke ju turrur policisë sa herë ndodh një ngjarje veç sa e vështirësojnë punën e zbulimit dhe mbajnë në tension atë që shpenzon më shumë energji në kapjen e kriminelëve”.

 

Next Post

VIDEO/ Momentet e arrestimit të biznesmenit arab, e ngatërrojnë me terrorist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Martin Leka: Kemi problem me “republikën e prokurorëve”, institucionet duhet të kenë dinjitet

October 5, 2026
“Situata në Kosovë u përshkallëzua në orët e fundit”, Ish-ministri: Kurti e lidhi Gjykatën Speciale me votën për Presidentin

“Situata në Kosovë u përshkallëzua në orët e fundit”, Ish-ministri: Kurti e lidhi Gjykatën Speciale me votën për Presidentin

October 5, 2026
Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

October 5, 2026
Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

October 5, 2026
Kim Kardashian mburret me prindërimin: Jam një prind mesatarisht strikt, punësoj 5 dado në total

Kim Kardashian mburret me prindërimin: Jam një prind mesatarisht strikt, punësoj 5 dado në total

October 5, 2026
Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

October 5, 2026
“Akt tronditës, na duhet lobim”- Analisti: Shqipëria dhe Kosova të koordinojnë veprimet në mbrojtje të 4 ish-krerëve të UÇK-së

Klementin Mile “zbërthen” protestën: Është në funksion të luftës politike në SHBA!

October 5, 2026
Aktivisti: Presim demokratët e zhgënjyer në shesh, jo Sali Berishën e Klevis Balliun

Aktivisti: Presim demokratët e zhgënjyer në shesh, jo Sali Berishën e Klevis Balliun

October 5, 2026
“E ka ekzagjeruar”, Petro Koçi: Zegjine Çaushi nuk është imazhi i PS-së, është një parti serioze

Petro Koçi: Po të isha në Parlament, nuk do ta votoja Reformën Territoriale!

October 5, 2026

Territorialja, Deputetja mohon debatet brenda PS: Nuk ka vota kundër, por sugjerime dhe kërkesa

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com