• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pitella kundër Ramës: Shqipëria të hapë kufirin

by Aalison Pearse Stevens
26/02/2016 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gianni Pitella, lideri i së majtës europiane, i kërkon edhe Shqipërisë të hapë kufijtë për refugjatët e bllokuar në Greqi. Kjo kërkesë ka ardhur një ditë pasi kryeministri Rama tha se Shqipëria nuk do të hapë kufirin. Pitella, gjatë vizitës në një qendër të pritjes së refugjatëve në Athinë, i është përgjigjur pyetjes së Top Channel për deklarimin e kryeministrit shqiptar. Pitella, një mik i ngushtë i Edi Ramës, e cilësoi këtë qëndrim të tij si të gabuar. “Nëse vazhdohet kështu, me këtë përshkallëzim dhe ku çdonjëri mbyllet brenda shtëpisë, me fortesa, ne e transformojmë Europën me 28 fortesa. Unë nuk e di përse Shqipëria e ka bërë, nuk kam folur me Edi Ramën, por ritheksoj se është një gabim mbyllja brenda shtëpisë. Ne duhet të hapim një fluks të rregulluar dhe të programuar të refugjatëve dhe vetëm kështu ne mund t’i japim një përgjigjie pozitive situatës së krijuar”, deklaroi Pitella.

Pitella përgëzoi autoritetet greke për punën që po bëjnë në lidhje me pritjen e refugjatëve që mbërrijnë çdo ditë me mijëra. Ai tha se, situata e krijuar është alarmante dhe se Europa duhet të tregohet solidare me refugjatët. Zëvendës ministri i Mbrojtjes së Greqisë i është përgjigjur pyetjes së Top Channel nëse ka ndonjë bisedim me Tiranën zyrtare për refugjatët.

“Të mos flasim për këtë. Siç e dini, ka një autoritet që po përpiqet t’i zgjidhë gjërat këtu brenda dhe është Ministria e Jashtme për zgjidhjet diplomatike”, deklaroi Dhimitris Vitas.
Greqia ka hapur repartet ushtarake për të strehuar refugjatët, që kërkojnë të vazhdojnë udhëtimin e tyre. “Ne ikim nga Afganistani që të jetojmë të sigurt dhe tani duam të jetojmë të sigurt në një vend europian dhe shpresojmë që kufiri maqedonas të hapet shpejt”, shprehet një refugjat afgan. Autoritetet greke hapën repartet ushtarake për të pritur refugjatët, ndërsa kanë ulur numrin e atyre që transferohen nga ishujt në Athinë. Refugjatët që kanë mbërritur në portin e Pireut protestuan kundër mbylljes së kufirit. Një pjesë e madhe e tyre janë strehuar në hapësirën e portit.

TCH

Next Post

Guvernatori i Nju Xhersit Chris Christie mbështet Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, Trump ndryshon sloganin MAGA në VETO

Pas humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, Trump ndryshon sloganin MAGA në VETO

November 4, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

November 4, 2026
Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

November 4, 2026
Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

November 4, 2026
Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

November 4, 2026
James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

November 4, 2026
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 4, 2026
Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In