• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pistë kryesore e hetimit për ekzekutimin e ish-deputetit likujdimi i borxheve/ Autori i vrasjes së Ujkës ende i paidentifikuar

by Java News
30/11/2021 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Komunsë së Velipojës, njëherazi edhe ish-deputet, Pashko Ujka është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme nga një atentat mafioz, ku fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spital. Ujkës iu bë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto”, pranë Lulishtes te Kisha Ortodokse në Shkodër, rreth orës 18:15,  teksa po shëtiste me gruan e tij dhe vëllain e tij. Ai u qëllua me armë silenciator, gjë të cilën e konfirmoi edhe bashkëshortja e tij, e cila ishte tha në polici se nuk dëgjoi të shtëna, por e pa të këputej në tokë papritur.

Autori i vrasjes ende nuk është identifikuar, ndërkohë që dyshimet kryesore të policisë kanë bëjnë me dy shkaqe për atentatin. Pista kryesore e hetimeve lidhet me borxhet e viktimës të cilat i kishte akumuluar ndër vite, ndërsa pista e dytë e hetimit lidhet me punën e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të autorit, i cili ka vepruar i vetëm dhe është larguar në këmbë. Nuk dihet nëse është ndihmuar nga persona të tjerë. Mësohet se kjo është hera e dytë që i është bërë atentat, ku më herët kanë qëlluar në drejtim të banesës së tij në Velipojë. Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Kush është Pashko Ujka?

Pashk Ujka, gjatë legjislaturës 2005-2009, ishte deputet i PDK-së në parlamentin Shqiptar, madje ishte kryetar i këtij grupi parlamentar dhe pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009, ai doli pjesë e partisë Demokristiane që drejtohej nga Nikollë Lesi. Në zgjedhjet lokale 2011, Ujka kandidoi po nën siglën e PDK-së i mbështetur nga PS-ja në koalicionin për të ardhmen. Ujka ka shërbyer edhe si kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS.

g.kosovari

Next Post
“Përtej grupimeve të Berishës e Bashës”/ Kadilli: Në PD, së shpejti një lëvizje e re qytetare!

Që të ikë Berisha duhet të ikë Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Viti i ri shkollor, Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

September 14, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Magjistratët na treguan se problemi i Shqipërisë janë vetë ata. Rama e dinte!

September 14, 2026
Sa (shtrenjtë) kushton dita e parë e shkollës për familjet shqiptare?!

Sa (shtrenjtë) kushton dita e parë e shkollës për familjet shqiptare?!

September 14, 2026
Drejtuesit e teknologjisë kërkojnë frenim, Trump ‘sfidë’ Kinës: Kush fiton në AI, fiton

Drejtuesit e teknologjisë kërkojnë frenim, Trump ‘sfidë’ Kinës: Kush fiton në AI, fiton

September 14, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Moti i qëndrueshëm në të gjithë vendin, ulen temperaturat

September 14, 2026
BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët! Në Gjermani, numri arrin rekordin e 124 mijë

BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët! Në Gjermani, numri arrin rekordin e 124 mijë

September 14, 2026
Urimi i Presidentit Begaj: Një brez që përqafon sot diturinë ndërton një të ardhme më të mirë

Nis viti i ri shkollor, rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës

September 14, 2026
“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

September 13, 2026
“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

Puç institucional i ‘Republikës së Magjistratëve’?

September 13, 2026
Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë

Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com