• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pistat e hetimit për vrasjen e çiftit në Dropull: Jetonin vetëm, s’kishin fëmijë

by Java News
02/05/2024 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Bodrisht të Dropullit, ku çifti i bashkëshortëve Kosta Ilia, 84-vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88-vjeçe, u gjetën të pajetë dhe të dhunuar brenda banesës së tyre.

Korrenspondenti i Euronews Albania, Blerin Kore, bën me dije se pistat që po heton policia janë ato të krimit në familje apo një tentative grabitjeje.

Sipas policisë në trupin e viktimave janë konstatuar dhenja dhune që dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet me sende të forta. Në shtëpinë e të moshuarve nuk janë gjetur dëmtime të xhamave, apo dyerve.

Çifti i të moshuarve nuk kishin fëmijë, ndërkohë që u gjetën të pajetë nga fqinjët mëngjesin e të enjtes. Ishte motra e të ndjerit nga Athina ajo e cila vuri në lëvizje fqinjët pasi nuk mund të lidhej dot në telefon me çiftin e të moshuarve.

“Sipas policisë dyshohet se janë goditur me mjete rrethanore ç’ka ka shkaktuar vdekjen e tyre. Personat janë gjetur të pajetë në brendësi të banesës. Ndërkohë që policia vijon hetimet, dyshohet për disa pista ngjarjesh.

Policia është shprehur për një krim në familje fillimisht, dyshohet gjithashtu dhe për një tentativë grabitjeje.

Megjithatë policia thekson faktin se banesa nuk është e dëmtuar, shqyerje të dyerve apo dritareve, ndërkohë që edhe orenditë kanë qenë të rregullta që do të thotë se nuk ka pasur kërkime për të holla që çifti mund të ketë patur në banesë.

Të dy të moshuarit jetonin vetëm, ata ishin një çift që nuk kishin fëmijë. Kanë qenë fqinjët e tyre që kanë konstatuar vrasjen.

Unë komunikova me fqinjët, ka qenë motra e të moshuarit e cila jeton në Athinë, e cila ka tentuar të komunikojë përmes telefonit, por i vëllai dhe gruaja e tij nuk përgjigjeshin. Atëherë ajo ka njoftuar banorët e saj dhe kjo ka vënë në lëvizje fqinjët të cilët kanë shkuar në banesë”, tha Kore.

Next Post
Rama vlerëson Ali Ahmetin: Iu ngjit maleve të rezistencës për liri, falë tij shqiptarët në Maqedoni po përjetojnë ditët më të mira

Rama vlerëson Ali Ahmetin: Iu ngjit maleve të rezistencës për liri, falë tij shqiptarët në Maqedoni po përjetojnë ditët më të mira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen në lot: Hajdutët na vodhën, prej 35 vitesh sillen mizorisht me figurën e babait tim! Si na përjashtuan nga eventi në Vjenë

Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen në lot: Hajdutët na vodhën, prej 35 vitesh sillen mizorisht me figurën e babait tim! Si na përjashtuan nga eventi në Vjenë

February 3, 2026
Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special i Presidentit Trump: Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, iniciativë e orientuar nga parimet

Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special i Presidentit Trump: Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, iniciativë e orientuar nga parimet

February 3, 2026
Rama publikon pamjet spektakolare të helikopterëve Black Hawk në aksion

Rama publikon pamjet spektakolare të helikopterëve Black Hawk në aksion

February 3, 2026
Skandali që shpërtheu sot me arrestime, si nisi në korrik të 2024 eksporti i 2800 tonë mbetjeve të Kurum drejt Tajlandës! Kush i ktheu sërish në Durrës

Skandali që shpërtheu sot me arrestime, si nisi në korrik të 2024 eksporti i 2800 tonë mbetjeve të Kurum drejt Tajlandës! Kush i ktheu sërish në Durrës

February 3, 2026
Territorialja dhe Zgjedhorja, Spaho: Deputetët që kundërshtuan Berishën shmangën pasoja të rënda për PD-në

Territorialja dhe Zgjedhorja, Spaho: Deputetët që kundërshtuan Berishën shmangën pasoja të rënda për PD-në

February 3, 2026
Dhjetë vjet pas Brexit, BE dhe Mbretëria e Bashkuar kërkojnë “rivendosje” të marrëdhënieve

Dhjetë vjet pas Brexit, BE dhe Mbretëria e Bashkuar kërkojnë “rivendosje” të marrëdhënieve

February 3, 2026
Shoferë kujdes! “Rrugorja” po iu vëzhgon, dhjetëra gjoba në Tiranë për 72 orë

Shoferë kujdes! “Rrugorja” po iu vëzhgon, dhjetëra gjoba në Tiranë për 72 orë

February 3, 2026
Merkato e futbollistëve të Kombëtares, 8 lojtarë ndryshuan skuadër në janar

Merkato e futbollistëve të Kombëtares, 8 lojtarë ndryshuan skuadër në janar

February 3, 2026
Si u fshehën mbetjet e rrezikshme brenda 102 kontejnerëve? Detaje nga hetimet e Prokurorisë

Si u fshehën mbetjet e rrezikshme brenda 102 kontejnerëve? Detaje nga hetimet e Prokurorisë

February 3, 2026
‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In