• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pilula “anti-kënetë” e “Shqipërisë Madhështore”, “Berisha i Dytë dhe i Tretë”

by Ylli Pata
05/03/2025 19:21
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Në konferencën e sotme për shtyp, ku doktor Berisha shpalli programin e koalicionit të tij “Shqipëria Madhështore” tha se ajo që do të sjellë në qeverisje ishte ai program i madh që kishte kryer në dy mandatet e qeverisjes së tij.

“Shqipëria Madhështore mund të mos jetë Shqipëria e projekteve të mëdha. Unë e di se edhe ndaj këtij premtimi ka skeptikë. Por skeptikëve u rikujtoj se Shqipëria e viteve 2005-2008 u bë Shqipëria e projekteve më të mëdha në fushën e energjisë në Europë. A nuk ishte TAP projekti më i rëndësishëm dhe strategjik për energjinë në Europë? A nuk ishte Kaskada e Devollit projekti i hidrocentralit më të madh që po ndërtohej në kohën e vet?

A nuk u firmosën 434 kontrata për hidrocentrale? A nuk kishte pra në këtë projekt madhështi, aq sa ftoj mediat të rrëmojnë në arkivat e tyre dhe të gjejnë se si opozita e asaj kohë dhe të tjerët talleshin, kur ne shpallnim Shqipëria superfuqi energjetike rajonale. Ku jemi sot? Ato projekte, ajo moto bëri që sot ato hidrocentrale të ndërtuara, të firmosura në atë periudhë, të përbëjnë bazën e rritjes së prodhimit të energjisë me 70 përqind”.

Kjo ishte pak a shumë thelbi i fjalës së doktorit në konferencën për shtyp. Me një fjalë, riciklimi, apo supa e ringrohur, nuk është vetëm me personazhet politikë, por edhe në projektet, duke u mbështetur në legacy-në e punës së tij.

Një legacy, që natyrisht ka pasur jo pak konsensus për PD-në dhe aleatët e saj, kur mori 2 mandate qeverisëse në 2005 dhe 2009. Por kjo legacy, tashmë i takon një historie, e cila keq apo mirë është votuar dy herë pro, e në 2013 është rrëzuar madje keqasi. Pastaj as nuk ka puthur më milon.

Në vitin 2005, Sali Berisha, kur shpalli rikthimin e tij, nuk doli as me programin e 1992 as me të 1996-s, por përkundrazi kërkoi ndjesë për fajdet e probleme të tjera, duke sjellë një ide të re, të ashtuquajturën “Duart e Pastra” dhe “KOP” përkatësisht ekspertizën intelektuale.

Edhe pse ka brenda një kokëfortësi politike, këtu nuk ka një përtesë për të kopjuar librin e vjetër. Berisha, dhe kompania amerikane që e këshillon, duket se është zënë keq me narrativën e Ramës me “kënetën e Bufin e saj:, ndaj duket kërkon të dalë nga fauna ku e ka vizatuar Edi Rama.

Për të sjellë një fabulë të ndryshme me kënetën, po mundohet të shpluhurosë narrativën e kompanisë demokrate “Podesta”, që duket se Lachivita, e ka gjetur si për më kollaj për ta sjellë si mundësi përballje me kënetën e Ramës.

Koha e narrativës së “Rrugës së Kombit”, Tunelit të Elbasanit, apo edhe mjaft rrugëve rurale ku doktori shkonte me Lefter Maliqin e fliste për pjeshkat e Lapardhasë.

Sado që kjo lloj narrative mund të riciklojë polarizimin se kush i bëri rrugët më mirë Berisha apo Rama, nëpërmjet një retorike grishëse në panelet e darkës, thelbi është se nuk ka gjë të re. Njësoj sikur bën pemën e vitit të ri me rraqet e vitit të vjetër, për të kursyer e për të mos u lodhur, por fëmijët që kërkojnë gjithnjë të renë, as do t’ja hedhin sytë.

Kjo narrativë është fiks të biesh në kurthin e fabulës së kenetës me florën e faunën e saj. Po mirë, pse Berisha nuk sjell një koncept, program apo ide të re? Sepse në fund të fundit ka paguar ca këshilltarë ustallarë që dinë t’i bëjnë këto punë? Gjithçka duket qartë: synimi është të godasin, pikërisht ata njerëz nostalgjikë me “fuqinë energjitiiiike dhe “lokomotivën si Gjermania” të kohës së Berishës së dytë e të tretë. Pastaj, të shohim, e në fund edhe treni i koalicionit që nga Nard Ndoka e Shpëtim Idrizi, është i njëjti i 2009-s.

Next Post
“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën pas debateve me Gjestin

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën pas debateve me Gjestin

Comments 2

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Koalicioni i “këmbëve të reja” në “bythë të vjetra”.
    Nana e Nutit, punë Mutit.

    Reply
  2. Leka says:
    2 years ago

    U ndertua TAPi po cfar perfiton Shqiperia , pervec gazifikimit! Si vend tranzit vfar parash paguan zTAPi per Shqiperine . Zero lek! Dhe leje per 433 hidrocentrale , perjashto kaskafen e Devollit qe eshte merita juaj te tjetet ku jane te perfunduar ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Guvernatori i Bankës nuk është mbi Republikën!

October 29, 2026
Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë

Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë

October 29, 2026
Mbledhja e Këshillit Bashkiak, ja vendimet në ndihmë të shtresave në nevojë

Transferimi i Veliajt ndez debatin në Këshillin Bashkiak, socialistët: Çfarë ishte gjithë ky ngut për ta çuar në Fier?

October 29, 2026
Momentet kur shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja (VIDEO)

Drama e të zhdukurve në aksidentin e trenave: Ana po shkonte në dasmën e vajzës, Juan dhe David te familjet e tyre

October 29, 2026
Vrasjet në Dukagjin/ Spaho: Jemi në pistën e duhur për zbardhjen e dy ngjarjeve, hetimet vijojnë

Vrasjet në Dukagjin/ Spaho: Jemi në pistën e duhur për zbardhjen e dy ngjarjeve, hetimet vijojnë

October 29, 2026
Nga debati verbal në sherr fizik, përplasje mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë (VIDEO)

Nga debati verbal në sherr fizik, përplasje mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë (VIDEO)

October 29, 2026
Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

‘Burgjet’ thyejnë heshtjen për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror

October 29, 2026
Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një tjetër “Tërbim Epik” ndaj Iranit

Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një tjetër “Tërbim Epik” ndaj Iranit

October 29, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

“Veliajn do e lejnë edhe pa bukë vetëm se kritikoi Vuçiçin”, Meta debate në sallën e gjyqit

October 29, 2026
Meloni: Nuk pendohem për afrimitetin me Trump, mbrojta interesat kombëtare të Italisë

Meloni: Nuk pendohem për afrimitetin me Trump, mbrojta interesat kombëtare të Italisë

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In