Piloti australian Robbie Maddison është i njohur në të gjithë botën, si një nga personat e çmendur që gjithnjë kërkon të thyejë ligjet e natyrës. Këtë ka bërë edhe në një video të fundit të titulluar “Pipe Dream”, ku ai me motorrin e tij ecën mbi ujë.
Video është realizuar në pyjet e thella në Tahiti. Idea i erdhi gjatë një udhëtimi me varkë me gruan e tij.
“Më erdhi si një rrufe në qiell të hapur. Ëndërroja që ti vendosja ski motorrit dhe të ecja mbi ujë. Duket idiotësi, por unë ja dola.” tregon ai









