• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Piku” i debateve për draft-statutin e Asociacionit: Rama e Kurti takohen në Gjakovë, zbardhet axhenda

by Java News
10/06/2023 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Shqipërisë do të zhvillojë më 14 qershor, një takim me atë të Kosovës. E mërkura do të bëjë bashkë dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurtin, të cilët kohët e fundit kanë ndryshime në marrëdhëniet e tyre pasi kreu i qeverisë shqiptare i dërgoi Francës dhe Gjermanisë një draft të përgatitur nga vetë ai për për çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe në veri të Kosovës.

Kryeministri Rama në një konferencë për mediat tha se për përmbajtjen e dokumentit konfidencial nuk është konsultuar me Kryeministrin e Kosovës dhe Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ndërkohë që qeveria e Kosovës nuk ka reaguar ende zyrtarisht me atë të Albin Kurtit, por vetëm nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

Kësaj here, Gjakova është përzgjedhur si qyteti mikpritës në një prej datave që shënjojnë historinë e kësaj treve, e ku çdo 14 Qershor nderohen dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës.

Takimet zyrtare nisin në orën 11:00 me mbërritjen e delegacionit të qeverisë shqiptare dhe më pas Kryeministrit Rama.

Pas himneve të dy shteteve në orën 11:30 do të nisë edhe hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive, me logon “Të përbashkuar në Gjakovë”, ku pritet të nënshkruhet edhe disa marrëveshje ndërqeveritare.

Ajo që pritet me interes është dalja në konferencën e përbashkët për shtyp mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, ku padyshim vëmendja e mediave do jetë çështja e Asociacionit dhe dokumenti konficencial që kryeministri Rama ia ka përcjellë Presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman Scholz, dy prej kumbarëve të propozimit franko-gjerman.

Kryeministri Rama në një dalje të posaçme për mediat tha se për përmbajtjen e dokumentit konfidencial nuk është konsultuar me Kryeministrin e Kosovës dhe Presidentin Vuçiç, ndërkohë që qeveria e Kosovës nuk ka reaguar ende zyrtarisht.

Gjatë qëndrimit në Gjakovë në orën 14:00 përfaqësues të dy qeverive do të zhvillojnë homazhe pranë Lapidarit të Dëshmorëve, e më pas do jenë pjesë e një dreke të shtruar nga Kryeministri Kurti.

Në orën 16:00 priten edhe takime me Kryetarët e Komunave të Zonave Kufitare të Gjakovës, Pejës, Deçanit, Prizrenit, Dragashit, Tropojës, Kukësit dhe Hasit.

AXHENDA E TAKIMEVE: 

10.00- Takimet zyrtare nisin në orën 11:00 me mbërritjen e delegacionit të qeverisë shqiptare dhe më pas Kryeministrit Rama.

11.30- Pas himneve të dy shteteve në orën 11:30 do të nisë edhe hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive, me logon “Të përbashkuar në Gjakovë”, ku pritet të nënshkruhet edhe disa marrëveshje ndërqeveritare.

Më pas pritet që të dy kryeministrat të dalin në një konferencë për mediat.

14.00- Gjatë qëndrimit në Gjakovë në orën 14:00 përfaqësues të dy qeverive do të zhvillojnë homazhe pranë Lapidarit të Dëshmorëve, e më pas do jenë pjesë e një dreke të shtruar nga Kryeministri Kurti.

16:00 – Takimi me Kryetarët e Komunave të Zonave Kufitare (Gjakova, Peja, Deçani, Prizreni, Dragash, Tropojë, Kukës dhe Has)/m.j

Next Post
SPAK e arrestoi për blerje votash për kandidatin e Berishës, del foto e Klodian Kapedanit me Fisnik Qosjen

SPAK e arrestoi për blerje votash për kandidatin e Berishës, del foto e Klodian Kapedanit me Fisnik Qosjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In