• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pikëpyetjet mbi vetting-un, Avokatit të Popullit i ka përfunduar mandati

by Java News
08/03/2017 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Procesi i vettingut që po administrohet nga Avokati i Popullit rrezikon të kthehet në një kolaps ligjor dhe kushtetues, për shkak të përfundimit të mandatit të Avokatit të Popullit. Igli Totozani e ka përfunduar mandatin e tij pesë vjeçar qysh në 22 dhjetor të vitit të shkuar, dhe ende nuk është zëvendësuar.

Komisioni i Ligjeve, si komision përgjegjës për këtë proces i ka nisur procedurat e zëvendësimit që vitin e kaluar dhe e shtyu procesin me 20 ditë. Ligji thotë se avokati i ri duhet zgjedhur brenda një muaji nga mbarimi i mandatit të të parit, duke llogaritur edhe shtesën e komisionit, duhet që pasuesi i Totozanit duhet të ishte zgjedhur deri në 18 shkurt.

Kandidaturat për Avokat Populli, përfshi edhe Totozanin që rikandidon, kanë ngelur pranë grupeve parlamentare që duhet të mbështesin ata me 28 firma. Në këtë rast, jo për faj të tij, Totozani po qëndron në detyrë tej parashikimeve ligjore.

Por ku rrezikon që prania e Totozanit në mënyrë antikushtetuese në krye të institucionit të rrezikojë kushtetutshmërinë e procesit të vettingut? Gjykata Kushtetuese ka marrë në 27 korrik 2017, një vendim me numër 55, në shqyrtim të çështjes nëse duhet apo jo që Anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani duhet apo jo të ushtronte detyrën, në kushtet kur mandati i ishte përfunduar por nuk ishte zëvendësuar.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të vlefshme në të gjitha rastet e ngjashme sikundërse ky i Totozanit. Ja çfarë shkruante në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese në këtë rast: “Për çdo rast, kur rregullimi kushtetues parashikohet shprehimisht prej saj, ai, detyrimisht, do të zbatohet drejtpërdrejt. Për funksionet kushtetuese të organeve, atë që nuk ka dashur ta bëjë Kushtetuta, nuk mund ta bëjë ligji (shih vendimin nr. 22, datë 24.4.2015 të Gjykatës Kushtetuese).”

Pra, kur Kushtetuta nuk e ka shprehur vijimin e mandatit të Avokatit të Popullit deri në zgjedhjen e të riut, dispozita ligjore është e pavlefshme. Pra, edhe në rastin e Avokatit të Popullit vazhdimi i mandatit nga ana e Totozanit në këtë logjikë, mund të konsiderohet anti-kushtetuese dhe cenon rezervën absolute ligjore.

Kjo nënkupton që i gjithë procesi i bërë nga Totozani të konsiderohet i pavlefshëm. Pra, procesi i vettingut është në rrezik nga pavlefshmëria e procesit të AP-së. Nëse opozita në bojkot e dërgon këtë proces në Kushtetuese, me logjikën e vendimit të mëparshëm të Kushtetueses, procesi mund të deligjitimohet.

Megjithatë, për të shmangur këtë interpretim, Avokati i Popullit mund të kishte përdorur një tjetër zgjidhje që buron nga vetë ligji për “Avokatin e Popullit”. Në nenin 9 të këtij ligjit thuhet se: “Në rastet e tjera të mbarimit të mandatit, sipas këtij ligji, shpallja për vendin vakant të Avokatit të Popullit bëhet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve nga krijimi i vakancës. Në këto raste, komisioneri më i vjetër në detyrë kryen funksionin e tij deri në zgjedhjen e Avokatit të ri.

Me ftesë të hapur publike të Kuvendit, çdo shtetas, i cili plotëson kushtet e parashikuara në këtë ligj, mund të paraqesë kandidaturën për Avokat të Popullit. Kandidaturat për Avokat të Popullit i paraqiten Kuvendit me shkrim nga jo më pak se 28 deputetë, të përzgjedhur në radhët e kandidatëve që përmbushin kriteret kushtetuese e ligjore dhe meritën, sipas vlerësimit të komisionit që mbulon çështjet ligjore, në listën e miratuar prej tij. Avokati i Popullit zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit jo më vonë se 30 ditë nga mbarimi i mandatit ose nga data e shkarkimit”.

ma.me

Next Post
Dhunohet në Mitrovicë deputeti serb

FUSHE-KRUJE/ Rrëfehet burri: E qëllova gruan me thikë se më erdhi e dehur në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com