• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FUSHE-KRUJE/ Rrëfehet burri: E qëllova gruan me thikë se më erdhi e dehur në shtëpi

by Java News
08/03/2017 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Festa me shoqet i ka kushtuar shtrenjtë një 53- vjeçareje nga Fushë-Kruja. Bashkëshorti i saj për pak sa nuk i mori jetën pasi ajo ishte kthyer në shtëpi në gjendje të dehur. Sipas Policisë, Ramazan Rama, 56 vjeç, banues në Fushë-Krujë është arrestuar pasi ka goditur gruan e tij me thikë, shtetasen Q. Rama.

Bashkëshorti i saj nuk e ka pranuar dot faktin që gruaja ishte kthyer në shtëpi vonë dhe në gjendje të dehur dhe ka nisur t’i kërkonte asaj llogari. Kjo e fundit, në mënyrë të pavetëdijshme nga pija i është përgjigjur të shoqit se “nuk të jap llogari ty, më lër rehat”.

Kaq ka mjaftuar që 56-vjeçari të rrëmbente thikën e bukës dhe t’ia ngulte bashkëshortes së tij, duke e lënë të plagosur rëndë. Fatmirësisht, në këtë moment kanë ndërhyrë familjarët e tjerë, të cilët kanë larguar bashkëshortin dhe kanë transportuar 53-vjeçaren drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave, gruaja kishte dalë me disa mikesha të saj.

“Më datë 07.03.2017, ora 00:20, Ramazan Rama, 56 vjeç, për motive të dobëta ka goditur me mjet thikë bashkëshorten e tij, shtetasen Q.R., 53 vjeçe. E dëmtuara ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve”, sqaroi Policia.

Pas arrestimit, Ramazan Rama ka deklaruar për policinë se krimin e ka kryer në gjaknxehtësi e sipër, pasi ishte fyer nga sjellja e bashkëshortes së tij.

“Gruaja erdhi në gjendje të dehur në shtëpi si asnjëherë më parë. Kjo gjë më shqetësoi jashtë mase, por situata u agravua edhe më tepër kur e pyeta pse kishte ardhur në këtë gjendje në shtëpi. Ajo refuzoi të më jepte llogari. Nuk doja që situata të arrinte deri në këtë pikë, por e qëllova në gjaknxehtësi e sipër”, mësohet të ketë deklaruar në polici Ramazan Rama. panorama

ma.me

Next Post
Wikileaks: CIA na përgjon kudo

Wikileaks: CIA na përgjon kudo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In