• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pikëpyetjet e shkollimit në SHBA/Baze: Këlliçi të pranojë që nuk ka master

by Java News
25/04/2023 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Tiranë kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Belind Këllici po përballet me një fushatë sulmesh rreth mënyrës se si është regjistruar në një Universitet në Baltimore në SHBA dhe si e ka konvertuar shkollimin katërvjeçar në master.

Gazetari Mero Baze tha në “Tema e Ditës” në ABC News, se Belind Këlliçi duhet të dalë publikisht dhe të pranojë që nuk ka master. Ai tregoi format që ka ndjekur Këlliçi për të shkuar në SHBA, dhe po ashtu marifetet e aplikimit në universitet.

Intervista e plotë:

Zoti Baze sa të besueshme janë akuzat ndaj Këlliçit rreth shkollimit të tij?

Mero Baze: Parimisht jemi në një situatë, ku një ish-nxënës është pranuar në një universitet amerikan bazuar mbi listën e notave dhe krediteve. Kjo është një praktikë shumë e njohur në fakt për universitete angleze, por dhe pjesërisht për universiteteve amerikane, ato që nuk janë rankuar në vendet e para. Sistemi anglez ofron një lloj sistemi parauniversitar, ku studenti zgjedh universitetin dhe ato një vit i bëjnë kualifikim për të hyrë në universitet dhe është një lloj mature. Unë mendoj se ky konfuzion u krijua nga përgjigjet e Këlliçit, sepse tha se unë kam marrë një dëftesë pjekurie. Në fakt ai është regjistruar në bazë të listës së notave dhe krediteve, që universiteti ia ka konsideruar. Duke konsideruar se shkollat shqiptare janë katër vjeçare, universiteti ka menduar se ai e ka kryer shkollën dhe ka një listë notash.

Me çfarë vize studentore ka shkuar në SHBA Këlliçi, nëse nuk ka pasur konfirmim pranimi nga Universiteti?

Mero Baze: Kolegji thotë… Këtu ka një problem me kolegjin “Harry Fulz” në Tiranë,sepse kur bën sqarim thotë se ne i dhamë një listë notash sepse kërkoi të ikte në SHBA. E vërteta është se Kolegji në këtë rast konsiderohet sponsorizues, sepse Këlliçi ka ikur me një vizë G1, që janë viza që merren për studime të dedikuara në SHBA dhe këto jepen nga një institucion. Ai ka shkuar që të kthehet. Ka marrë një vizë jo për të vajtur për studime në SHBA, por për të kryer një praktikë nga një kontratë që ka pasur Harry Fultz me SHBA. Nga ajo që kam verifikuar unë, Këlliçi ka ikur fillimisht me një vizë G1, që ka qenë një praktikë e shkollës që dërgonte studentë për SHBA për punë, dhe për praktikë, që të aftësoheshin dhe riktheheshin në Shqipëri për të përfunduar ciklin Shkollor. Ka ikur si shumë nxënës të tjerë, të tjerët janë kthyer dhe kanë përfunduar kolegjin këtu. Z. Këlliçi sapo ka shkuar atje ka aplikuar menjëherë në universitet, ka fituar të drejtën nga universiteti dhe pastaj ka shkëmbyer vizën G1 me F1, që është vizë studentore. Ka bërë disa marifete ta parrezikshme procedurale për të shkëmbyer vizën. I ka ngelur borxh kolegjit, dhe kolegjit po e mbron për këtë çështje. Nuk ka ndonjë procedurë të rëndë fakti se pse është regjistruar në këtë mënyrë. Problemi është mënyra se si e ka paraqitur. Më shumë gënjeshtra të papanevojshme nga Këlliçi, që kanë krijuar një perceptim për falsifikim dokumentesh.

Si qëndron sipas jush problemi i konvertimit të diplomës bachelor në master?

Mero Baze: Kjo është një çështje tjetër. Nuk di të them nëse kjo është bërë në mënyrë preferenciale apo politike, por besoj se është bërë me një shtysë politike, ndoshta edhe për studentë të tjerë, por unë kam parë edhe studentë të tjerë dhe kam edhe raste konkrete, kur diplomat e studimeve 4 vjeçare në SHBA ose Angli, konsiderohen ashtu siç janë. SHBA ka të ndarë çështjen e bachelorit dhe masterit. Kur të thotë je për bachelor ke 4 vjet, kur bën master bën 2 vjet të tjera. Ajo që mund të themi qartë është se Belind Këlliçit nuk ka master, pavarësisht konvertimit që i ka bërë ministria jonë. Atë dokument ai duhet ta konsideroj të pavlefshëm dhe meqenëse është në politikë, duhet të bëjë një gjest që ta anulojë dhe të thotë: unë nuk kam master, kam bachelor dhe të çlirohet nga ky makth se më shumë e ka ngatërruar vetë se sa është e ngatërruar.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In