• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pikë e re grumbullimi për përpunimin e fruta-perimeve”/ Rama në Shijak: Do t’i ndihmojë fermerët të rrisin fuqinë prodhuese

by Java News
25/01/2021 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqesor dhe Rrural, Frida Krifca, u ndalën sot në Shijak, ku po përmes fondeve të akorduara nga AZHBR dhe programoi IPARD II, një kompani private e cila po ngre një pikë grumbullimi për fermerët.

Drejtoresha e AZHBR gjatë aktivitetit me kryeministrin shpjegoi se bëhet fjalë për një pikë mbi 3 mijë metra katrorë, me dhoma frigoriferike për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e fruta-perimeve në kushte optimale. Krifca thekson se përmes pikave të grumbullimit fermerët po mësojnë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, dhe të rrisin fuqinë prodhuese.

“Kemi rreth 8 hektarë sera me xham. Të gjithë prodhimin e shet në tregun e Tiranës, dhe objektivi është që ka ta grumbullojë në këtë pikë grumbullimi. Një pikë grumbullimi frigoriferike, kapanon me dy dhoma frigoriferikë, që do grumbullojë të gjithë prodhimin e fermerëve të zonës. I gjithë investimi shkon mbi 166 milionë lekë. Granti është 83 milionë lekë.

Bëhet fjalë për një ndërtim investim mbi 3 mijë metra katrorë, plus dhoma frigoriferike dhe linjat e përpunimit të produkteve perimore dhe frutave. Objektivi i ardhshëm është të bëhet një fermë e vizitueshme, e hapur për publikun.

Njerëzit të shohin si do përpunohen produkte. Ne aktualisht kemi vetëm të mbështetur nga AZHBR kemi rreth 53 pika grumbullimi për fruta perime. Kemi kontraktuar subjekte rreth 29 prej tyre, dhe janë 39 milionë euro vetëm për pikat e grumbullimit”, shprehet drejtoresha e AZHBR.

Ndërkaq, kreu i qeverisë Rama thekson: “Faktikisht gjithë kjo punë që është bërë është transformuese sepse ka krijuar një platformë të re për bujqësinë. U ka dhënë lehtësi fermerëve që prodhojnë dhe që mblidhen te pikat e grumbullimit”.

Nga ana tjetër Krifca vuri në dukje se “fermerët po mësojnë së pari të kooperojnë, të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, të rrisin fuqinë prodhuese të pikat e grumbullimit dhe po krijohet një dinamikë e re në treg”.

g.kosovari

Next Post
Kryeministri italian apel qytetarëve: Na presin javë të vështira

Kryeministri i Italisë drejt dorëheqjes, çfarë synon Conte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In