Pfizer e AstraZeneca, krijojnë antitrupa me dozën e parë: Ndodhi te 96% e të vaksinuarve!

Mbi 96% e personave që marrin vetëm njërën nga dozat e vaksinave Pfizer ose AstraZeneca zhvillojnë antitrupa kundër koronavirusit. Në këtë përfundim arrin një studim i kryer në Britaninë e Madhe, një ndër vendet me përqindjen më të lartë të vaksinimit të popullsisë në botë.

Studimi i kryer tek mbi 8 mijë persona në Angli dhe Wells arrin tregon se antitrupat krijohen 28 deri 34 ditë pas dozës së parë. Përqindja e atyre që zhvillojnë antitrupa kundër Covid-19 rritet në gati 100% pas marrjes së dozës së dytë. Koha për shtimin e nivelit të antitrupave pas dozës së dytë është më e ulët nga 7 deri në 14 ditë.

Bëhet fjalë për të parin studim në botë të këtij lloji për dozat e Pfizer-it dhe AstraZeneca-s, dy vaksina që përdorin metodologji të ndryshme për krijimin e imunitetit kundër koronavirusit.

Këto përfundime shtojnë edhe më tepër mundësinë e që në të ardhmen të injektohet vetëm një dozë prej këtyre vaksinave, çka ndihmon edhe në përshpejtimin e ritmeve të imunizimit të popullatës globale. Lexo.com.al

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com