• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PEZULLIMI VETTING-UT/ Dokumenti i Venecias që diskretiton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

by Java News
28/10/2016 12:42
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armando Meta

SPECIALE JAVANEWS/ Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me pezullimin e Vetting-ut dhe dërgimin e saj për opinion në Komisionin e Venecias, qartazi po del se ka qenë një vendim politik, me qëllimin e vetëm për të fituar sa më shumë kohë, për të ruajtur sa të jetë e mundur ndikimin e politikës mbi sistemin e drejtësisë, si dhe mosndëshkimin e kastës së gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë shkallmuar nga themeli konceptin e drejtësis dhe shtetin ligjorë në vend. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka përmbushur asnjë kusht të vendosur nga Gjykata e Drejtësisë së Komunitetit Europian, e cila ka përcaktuar kriteret që duhet të kenë parasysh gjykatat kombëtare nëse vendosin masën e pezullimit. Një gjykatë kombëtare, në gjykimin e pajtueshmërisë së normës kombëtare (kushtetutë apo ligj) me normën komunitare, mund të urdhërojë pezullimin në këto raste :

së pari, duhet të ketë një dyshim serioz në lidhje me vlefshmërinë e normës që do t’i nënshtrohet kontrollit; së dyti, duhet të ekzistojë një urgjencë; së treti, urgjenca duhet të jetë e tillë që të evitojë një dëm serioz dhe të pariparueshëm që mund t’i shkaktohet palës kërkuese të masës, së katërti, duhet të merret parasysh, në mënyrën e duhur, interesi i komunitetit.

Siç vihet re Gjykata Kushtetuese, në jurisprudencën e saj ka marr vendim për dhënien e një mase të përkohshme pezullimi:

  1. pas një dyshimi të fortë për vlefshmërinë (kushtetutshmërinë) e normës së kundërshtuar,
  2. në prani të një urgjence,
  3. për të shmangur një disavantazh të rëndë, tepër të vështirë e pothuajse të pamundur për t’u riparuar, që është në dëm të interesave të një, apo më shumë personave, dhe/ose veçanërisht të interesit të përgjithshëm publik (shtetëror),
  4. duke vlerësuar me kujdes dhe vetë-përmbajte rastet kur implikohet një proces ligjbërës/ligjzbatues (me qëllim mospërfshirjen në lojërat e politikës),
  5. duke peshuar mirë avantazhet dhe disavantazhet që do të vijnë si pasojë e dhënies së vendimit në dritën e një përfundimi të mundshëm të çështjes themelore.

 Si përfundim asnjë prej këtyre kushteve nuk mendohet të jetë pasur në vëmendje në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për faktin e thjeshtë, sepse në rastin në shqyrtim, nuk ekziston ndonjë prej tyre. Kjo natyrisht do të kthjellohet sapo të publikohet edhe vendimi për pezullimin e ligjit të vetting.

Dokumenti i Venecias që rrëzon “alibinë” e Gjykatës Kushtetuese

Por edhe nëse nuk do të kiheshin parasysh këto elementë, qartazi Komisioni i Venecias me 12 mars 2016 është shprehur në mbështetje të ligjit për Vetting-un, ndaj është tërësisht e pakuptueshme se përse Gjykata Kushtetuese vendosi ta çojë edhe një herë për vlerësim Komisionit të Venecias ligjin në fjalë. Në dokumentin e dërguar nga Komisioni Venecias thuhet shqip fare se: “54. Në lidhje me masat e jashtëzakonshme për të vlerësuar gjyqtarët dhe prokurorët, Komisioni i Venecias është i mendimit që këto masa jo vetëm që janë të justifikuara, por janë të nevojshme që Shqipëria të mbrohet nga korrupsioni, i cili, nëse nuk trajtohet, mund të shkatërrojë plotësisht sistemin gjyqësor.

  1. Projekt ndryshimet e rishikuara marrin parasysh kritikat që ka bërë Komisioni në Opinionin e Ndërmjetëm. Varianti i ri i Aneksit është shkruar në mënyrë më të saktë dhe shumica e sugjerimeve të Komisionit të Venecias janë marrë parasysh. E gjithë skema është më e qartë dhe jep garanci më të mira për individët që mund të preken nga vlerësimi”.

Ndërsa në konkluzionet e bëra nga Komisioni i Venecias, po të dokumentit të 12 marsit 2016 thuhet e zeza mbi të bardhë se:

“86. Komisioni i Venecias përgëzon autoritetet shqiptare dhe sidomos ekspertët e Komisionit parlamentar ad hoc për punën që ka bërë në përgatitjen e reformës kushtetuese të gjyqësorit. Gatishmëria e tyre për të marrë parasysh rekomandimet e Opinionit të Ndërmjetëm meriton vlerësim të veçantë

  1. Projekt ndryshimet kushtetuese përmbajnë propozime të qëndrueshme për strukturën e ardhshme institucionale të gjyqësorit shqiptar; teksti në tërësi është koherent dhe në përputhje me standardet evropiane. Komisioni i Venecias beson që projekt ndryshimet mund të finalizohen pa vonesë dhe t’i paraqiten për votim parlamentit”.

 Ky është opinioni i Komisionit të Venecias për ligjin e Vetting-ut. Përgjigje që s’ka  asnjë ekuivok. Ndaj është vërtetë i pakuptueshëm vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vettingut dhe dërgimin e tij sërish në Komisionin e Venecias. E vetma gjë që kuptojmë është se vetë Gjykata Kushtetuese është e trembur në palcë nga Reforma në Drejtësi dhe thjeshtë bën përpjekje të dëshpëruara për të fituar sa më shumë kohë për të mbajtur në këmbë një sistem të degraduar e kriminal drejtësie. E natyrisht pa mbështetje politike ajo smund ta merrte atë vendim që mori, duke dëshmuar se thjeshtë është një gjykatë politike, aspak kushtetuese dhe e painteresuar për të shembur sistemin kriminal të drejtësisë që është në këmbë.

 

 

Next Post
Sanxhaku në Serbi, të çmendur pas Erdoganit

Sanxhaku në Serbi, të çmendur pas Erdoganit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Fier, përplasen tre mjete në aksin rrugor Strum-Roskovec, një i vdekur

U prangos në Greqi! Kush është trafikanti i kokainës që kërkohej nga Shqipëria për vrasje?

September 11, 2026
Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

A e sheh veten President? Rama flet për të ardhmen: Nuk zgjedh pasardhës. Do vazhdoj të jem anëtar i PS

September 11, 2026
Sulmohet tubacioni i naftës në Arabinë Saudite, shpërthejnë zjarre në disa pika

Sulmohet tubacioni i naftës në Arabinë Saudite, shpërthejnë zjarre në disa pika

September 11, 2026
Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

September 11, 2026
Rama sqaron projektet: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci është pronë private!

Rama sqaron projektet: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci është pronë private!

September 11, 2026
Nufi: Shqipëria, kontribuese e mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe gatishmërisë së NATO-s

Nufi: Shqipëria, kontribuese e mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe gatishmërisë së NATO-s

September 11, 2026
Takimi me të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

Rama flet për udhëtimet: Kam bërë 1.6 milionë kilometra në Shqipëri, i kam matur me truprojë

September 11, 2026
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Albert Karriqi

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Albert Karriqi

September 11, 2026
E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

September 11, 2026
GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

EMRAT/ GJKKO vijon masat e sigurisë për 8 të hetuar për mashtrim kompjuterik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com