• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Petro Koçi: Pse ndryshoi qendrimi i Ramës për SPAK pas arrestimit të Veliajt

by A R
13/02/2025 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestimi i Erion Veliajt ditën e hënë, duket sikur bëri bashkë opozitën dhe mazhorancën kundër SPAK, pasi edhe kreu i qeverisë Edi Rama theu betimin, atë që nuk do të komentonte asnjëherë vendimet e drejtësisë.

I ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, deputeti socialist, Petro Koçi, komentoi deklarata e fundit anti-SPAK të Edi Ramës dhe pjesës tjetër të socialistëve.

Koçi tha se pavarësisht deklaratave qendrimi i PS në mbështetje të drejtësisë nuk ndryshon, por ka ardhur momenti që të rishikohet, pasi ka edhe gabime.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Zoti Koçi çfarë e shty Ramën që të thyente betimin të mos fliste për SPAK?

Koçi: Pavarësisht perceptimit ne do të do të kuptojmë që asgjë nuk ka ndryshuar. Ne mendojmë që reforma në drejtësi është sukses. Gjithë produkti i institucioneve të reja kanë arritje që janë vlerësuar. Nuk ka ndryshuar vullneti politik i PS për të mbështetur në vijë SPAK dhe GJKKO. Por sigurisht duke patur parasysh një bilanc të këtyre institucioneve patjetër që ka nevojë për të parë momente që dëshmojnë se ka nevojë për përmirësime. Po të dëgjosh shumë avokatë që merren me procesin e mbrojtjes thonë që paraburgimi është bërë një normë thuajse në 100% të rasteve. Apo fakti që rezulton se nga politika përdoren materiale që dalin nga isntutocione të drejtësisë, siç është rasti i zotit Berisha i cili pretendon se poseson dosje të SPAK.

Borakaj: Po kjo situatë nguk ndryshoi nga e hëna, pse ndryshoi gjuha pas arrestimit të Veliajt? Ka të drejtë Berisha kur thotë se Veliaj di shumë gjëra për Ramën?

Koçi: Berisha është intriganti më i madh. Tha dhe sot që Rama do shkojë në Durrës, pastaj tha nuk shkoi. Këto janë në nivelin banal apo primitiv, për të ndërtuar fabula që ndosha dhe shkrimtarët seriozë mund t’i kenë zili. Ne flasim për një situatë që ka ngacmuar opoinionin publik. Prandaj disa gjëra duhen rishikuar. Por në tërësinë e vet reforma në drejtësi, është një sukses, sidomos në raport me procesin e integrimit europian. Patjetër që ky proces integrimi ka dhe dimensione të tjera.

Mediu: Që të bëjmë një vlerësim për drejtësinë në Shqipëri duhet të kthemi mbrapa në kohë. Ne u bashkuam që të kishim një drejtëi të pavarur, si referencë morëm Komisionin e Venecias. Për fatin e keq pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, që unë sot nuk mendoj se janë ato që duhen, pasi drejtësia është kthyer në një autoritet të pakontrolluar, më tej u bën ndryshime të njëanëshme. Kemi ndenjur 4 vite pa Gjykatë të Lartë. Do të thotë që qeveri bën si të dojë kur s’ka Gjykatë Kushtetuese.

Next Post
ILD, miratohen kushtet dhe kriteret ligjore për kandidatët jomagjistratë

Refuzoi të pushonte çështjen ndaj kryebashkiakut, dorëhiqet prokurorja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

March 14, 2026
Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

March 14, 2026
Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

March 14, 2026
Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

March 14, 2026
Minxhozi: Berisha edhe bashkë me Metën vështirë se mund të jetë i rrezikshëm

Ambasadorët i kemi ulur ne në krye të vendit

March 14, 2026
Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

March 14, 2026
50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

March 14, 2026
“Largohuni nga zonat afër porteve”, Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

“Largohuni nga zonat afër porteve”, Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In