• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më futën në SPAK me 3 të tjerë”- Andoni ‘zbulon’ bisedën me ish-deputetin: Çfarë më tregoi

by A R
13/02/2025 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Ben Andoni ka ngritur shqetësimin për infrastrukturën e godinës së institucionit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Gjatë fjalës së tij në emisionin ‘Debat’ me gazetaren Alba Alishani në A2 CNN, Andoni tha se një ish-deputet i kishte treguar se kur shkoi në SPAK, e futën në një dhomë për të dëshmuar bashkë me 3 persona të tjerë, kundër kërkesës së tij që të paraqitej i vetëm.

Andoni tha se në gjykimin e tij fajëson pak edhe prokurorët që shërbejnë në SPAK, pasi sipas tij, lufta e tyre ka qenë vetëm për mirëqenien dhe rrogën e tyre dhe jo për institucionin, shkruan A2 CNN.

“Po e nis pak nga infrastruktura. Më është dashur të kontaktoj me një njeri që ka dhënë dëshminë e tij në SPAK. Patjetër ka qenë i rezervuar për atë që ka folur, por ka thënë të njëjtën gjë: ‘kam qenë i shqetësuar se më kanë futur në një zyrë bashkë me 3 njerëz të tjerë. Kisha kërkuar të isha i vetëm’. Një nga njerëzit që dikur ka qenë në Parlament dhe që e njihte edhe ligjin.

Edhe i thashë pse bëhet kështu? Më tha ‘sepse SPAK vazhdon të bëjë korrespondencën dhe nuk merr përgjigje për këtë’. Por unë vendos faj pak edhe te njerëzit e SPAK. Sepse të bësh aq luftë për mirëqenien tënde, për rrogën tënde, duhet të bësh për institucionin fillimisht, duhet të shkojnë baraz.

Pastaj një kryeministër e ka këtë lloj momenti, momenti kur duhet të flasë i qetë dhe të shpjegojë edhe standartet. Kuptohet që është i pakënaqur me atë që ndodhi me zotin Veliaj dhe me zotin Berisha, por kjo flitet në një mënyrë shumë të butë, shumë të qetë që njerëzit ta kuptojnë”, tha Andoni.

Next Post
“Ka një listë të gjatë me njerëz të politikës dhe medias që jo vetëm me këtë vajzë…”/ Vangjeli flet për skandale më të rënda se ai i Safet Gjicit

Vangjeli: Arrestimi i Veliajt ishte i tepruar dhe kriminal, nxitimi lidhet me rezultatin e zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com