• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Petrit Vasili në mbrojtje të Adriatik Llallës

by
25/01/2016 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma në drejtësi e ka arritur rezultatin e parë spektakolar: ka arritur që ta “kthejë” në komentator edhe një ish-ministër e deputet si Petrit Vasili. Përtej batutës, duhet thënë se prej disa ditësh zoti Vasili ka ndërmarrë botimin e shkrimeve në shtypit e përditshëm, duke trajtuar së fundi edhe problematikat e reformës në drejtësi.

Në një shënim të sotëm, z.Vasili  është ndalur tek dyzimi i përgjegjësive që sipas tij rrezikon të projektojë reforma e re në drejtësi. Ai është fokusuar më së shumti tek dy institucione, të cilat thuhet se edhe LSI i ka shumë për zemër: Prokuroria dhe Gjykata e Lartë. Zoti Vasili shprehet se “Prokurorët që duhet ta kryejnë hetimin duhet të kenë një varësi të përqendruar nga prokuroria”, kurse më poshtë shton se “dyzimi i përgjegjësive u ka krijuar alibinë gjykatave që ato japin ç’vendime të duan, pasi dosjet e hetimit penal me prova të paplota e të mangëta ua kanë krijuar këtë mundësi”. Nuk kërkon shumë mund që të kuptohet se meraku është tek drafti i ekspertëve, i cili e ndan prokurorinë aktuale, duke krijuar një seksion special të saj, që do të merret kryesisht me korrupsionin e zyrtarëve. Ashtu siç kritikohet, sërish nga ana e z.Vasili, krijimi i atyre që ai i quan “gjykata të larta paralele”.

Në fund, si për të mos e harruar çeshtjen e emrave të cilët reforma i prek drejtpërsëdrejti, deputeti Vasili shkruan se “vetëm reforma në drejtësi që vendos standarde dhe jo njerëzit mbi standardet, që thjeshtëzon institucionet dhe qartëson përgjegjësitë, ashtu siç edhe Komisioni i Venecias kërkon, mundet pra të formësojë një drejtësi afatgjatë…”. Një aludim jo edhe i kamufluar, se reforma duhet të merret me parimet, e jo me zyrtarë të lartë të drejtësisë si bie fjala Llalla apo Zaganjori, apo të tjerë si ata. Dakort, po si t’ja bëjmë atëhere atyre që përmendin prej muajsh orët e dorës, vilat, kontot bankare dhe makinat e luksit të gjyqtarëve e prokurorëve shqiptarë? Dhe këto prona e sende luksi kanë pronarë konkretë, me emra dhe mbiemra. Tamam si ata politikanët italianë të fillimit të viteve ’90, që zoti Vasili përmend në shkrimin e tij.

Për t’i dhënë fund kuriozitetit të rastit, mbetet të shihet nëse ky i Petrit Vasilit do të konsiderohet nga LSI si një opinion personal, apo si një qëndrim partiak.

Next Post

Aeroporti i Prishtinës renditet i dyti në World Travel Awards

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In