• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Peticioni për Teatrin / Kur artistët i shkruanin Metës: Mos e përdor çështjen për qëllime politike

by A R
15/05/2020 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në muajin Qershor të dy viteve më parë, aktorët dhe regjisorët e Teatrit Kombëtar, emra të shquar të skenës, firmosën një peticion të hapur drejtuar Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku i kërkonin që çështja e ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar të mos përdorej për qëllime meskine të politikës së ditës.

Në këtë peticion të vitit 2018, të firmosur nga shumë artistë të njohur si Luftar Paja, Artan Imami, Pëllumb Kulla, Drita Haxhiraj etj., shprehet nevoja urgjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar, një godinë e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut, i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtatshme, për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e teatrit.

“I bëjmë thirrje të gjithë faktorit politik që të mos e përdorë çështjen e ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar për qëllime meskine të politikës së ditës. Kjo vendimmarrje ka rëndësi historike dhe kombëtare; impakti i saj shkon përtej palëve dhe aktualitetit politik”, thuhet në letrën e firmosur nga artistët e njohur.

LETËR E HAPUR

Drejtuar: SH.T.Z. Ilir Meta
President i Republikës së Shqipërisë

Z. Gramoz Ruçi
Kryetar i Parlamentit Shqiptar

SH.T.Z. Edi Rama
Kryeministër i Shqipërisë

Znj. Mirela Kumbaro
Ministre e Kulturës

Z. Erion Veliaj
Kryetar i Bashkisë Tiranë

Ne artistët nënshkrues të kësaj deklarate, të vëmendshëm dhe të ndjeshëm ndaj debatit aktual rreth vendimmarrjes për godinën e Teatrit Kombëtar, gjithashtu të vetëdijshëm se kjo vendimmarrje do të ketë ndikim shumë të rëndësishëm në jetën kulturore dhe shpirtërore të publikut, dëshirojmë t’i bëjmë me dije të gjithë opinionit publik se:

Shprehim dakordësinë tonë dhe nevojën urgjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar, një godinë e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut, i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtatshme, për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e teatrit.

Ne artistët e skenës, shprehim vullnetin dhe njëkohësisht edhe kërkesën, në funksion edhe të transparencës që i shërben forcimit të besimit në këtë proces, për përfshirjen tonë në mënyrë të domosdoshme në komisionin e negocimit që do të ngrihet për zhvillimin e projektit të ri, me qëllim për të qenë pjesë e vendimmarrjes që ka të bëjë me ngritjen e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Po kështu, shprehim mendimin tonë paraprak, para nisjes së negociatave, se prona që zotëron Teatri Kombëtar, duhet të shfrytëzohet ekskluzivisht për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos e cenuar dhe duke mos lejuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone, apo vendosjen e saj në favor të partnerit privat për zhvillimin e pjesës tjetër të projektit.

Teatri është një institucion kombëtar, dhe për këtë arsye ne kërkojmë një proces transparent, që qartëson jo vetëm grupin e artistëve, por edhe të gjithë publikun, në lidhje me procesin e nisjes së ndërtimit, afatin konkret të përfundimit të kësaj godine dhe vënien e saj në funksion të publikut.

I bëjmë thirrje të gjithë faktorit politik që të mos e përdorë çështjen e ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar për qëllime meskine të politikës së ditës. Kjo vendimmarrje ka rëndësi historike dhe kombëtare; impakti i saj shkon përtej palëve dhe aktualitetit politik.
Kërkojmë dhe inkurajojmë të gjitha institucionet vendimmarrëse ekzekutive dhe legjislative t’i japin rëndësinë e duhur me përgjegjësi jo vetëm ligjore, por edhe qytetare kësaj çështjeje. Koha për vendimmarrje në lidhje me këtë çështje tashmë ka ardhur.

Prej momentit kur mendimi i ekspertizës institucionale që ka lidhje me arkitekturën, inxhinierinë e ndërtimit, zjarrfikësit etj., është shprehur në formë të qartë në lidhje me këtë çështje, çdo ditë që kalon është thjesht humbje kohë me debate të cilat mund t’i shërbejnë kujtdo, por jo interesave të publikut dhe Teatrit Kombëtar.

I gjithë ky proces, kërkon një bashkërendim dhe mbi të gjitha besim midis palëve, për të ngritur më në fund një godinë bashkëkohore dhe moderne të Teatrit Kombëtar, në shërbim të artistëve dhe publikut tonë artdashës.

Adelina Muҫa
Afrim Agalliu
Agron Hamo
Agron Jakupi
Albano Prodani
Aleksandër Grami
Andia Xhunga
Arben Kumbaro
Ardian Cerga
Arjola Basho
Armando Bora
Artan Imami
Astrit Mamaj
Bashkim Hoxha
Berina Kokona
Besmir Bitraku
Blerta Belliu
Bruno Shllaku
Drini Shehu
Drita Haxhiraj
Elia Zaharia
Erion Isai
Erion Kame
Ermonela Alikaj
Eva Alikaj
Fatos Haxhiraj
Flaura Kureta
Gazmend Paja
Genc Shkodrani
Gent Hazizi
Genti Deҫka
Genti Kame
Gert Ferra
Gezim Kame
Guri Koҫo
Gjergj Mena
Haxhi Rama
Hervin Ҫuli
Ilirjan Ali
Indrit Ҫobani
Inis Gjoni
Jaho Guma
Jorgaq Tushe
Josif Papagjoni
Josif Sina
Kastriot Ҫaushi
Klea Huta
Kozeta Bakiu
Kristo Ҫala
Laedia Hajdari
Laert Vasili
Lavdimir Abialiaj
Ledjan Gjeci
Luftar Paja
Luli Bitri
Luli Hoxha
Lulzim Zeqja
Madi Selimi
Margent Caushi
Mateus Frroku
Matilda Avdyli
Monika Lubonja
Myzafer Zifla
Paola Kodra
Paskualina Gruda
Pellumb Kulla
Petrit Malaj
Sotiraq Bratko
Spiro Duni
Shkëlqim Jaupi
Viktor Zhusti
Xhuli Duro
Zamira Kita

/a.r

Next Post
Kërkesa për shkarkimin e Metës, Komisioni Hetimor shtyn afatin e punës

Ilir Meta i çuditur për Teatrin: Nuk mund ta besoj që edhe kjo ka ndodhur...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

November 10, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Hiqet taksa nga nafta, por jo nga xhepat e shoferëve! Ministri Malaj shpjegon skemën e re

November 10, 2026
Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme

“Të dërgojmë raketa? S’kemi asnjë” Thellohet konflikti mes Melonit dhe ministrit të Mbrojtjes

November 10, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Qeveria sjell ligjin e ri: Gjobë deri në 300 mijë lekë për ata që kërkojnë të heshtin kritikët me padi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In