• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta i çuditur për Teatrin: Nuk mund ta besoj që edhe kjo ka ndodhur…

by A R
15/05/2020 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti ka shpërndarë sot lajmin e një portali në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për pretendimet e këshilltarit bashkiak të djathtë, Fabian Topollak, i cili thotë se vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar është bërë në shkelje me procedurat.

“Nuk mund ta besoj që edhe kjo ka ndodhur” – shkruan Meta i cili shpërndan shkrimin e mëposhtëm:

Vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar është miratuar në fshehtësi dhe jashtë agjendës së mbledhjes së Këshillit.

Fabian Topollaj, anëtar i Këshillit Bashkiak, ka bërë publike e-mailet zyrtare për organizimin e mbledhjes së Këshillit, ku kuptohet se mbledhja për të votuar për shembjen e TK-së duhet të zhvillohet më 15 maj, në orën 12:00.

Por mbrëmjen e 14 majit, Këshilli Bashkiak publikoi vendimin e miratuar nga këshilltarët, i cili i hap rrugë shembjes së Teatrit edhe pse nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar as për mbledhje të Këshillit dhe për rrjedhojë për votim në datën 14.

Nuk dihet si është marrë vendim, pra në çfarë mënyrë është votuar dhe si është administruar vota dhe pse ky votim u bë 24 orë më herët se mbledhja e njoftuar e Këshillit.

Ky është një fakt që duhet hetuar administrativisht për të bërë transpatencë për një çështje me rëndësi dhe interes të madh publik.

Kronologjia e ngjarjeve sipas Topollajt.

— Mëngjesin e 13 majit, këshilltarët bashkiakë njoftohen me email për mbledhje të Këshilli Bashkiak online. Në rendin e mbledhjes nuk përfshihej diskutimi për Teatrin Kombëtar.

— Mëngjesin e 14 majit, këshilltarët lajmërohen me e-mail se në mbledhje do të votohej dhe për shembjen e Teatrit Kombëtar. Për këtë temë nuk do të kishte diskutime, por këshilltarët duhet të shprehnin votëm me email më 15 maj, në orën 12:00.

— Papritmas, dhe pa asnjë njoftim apraprak, mbrëmjen e 14 majit, në media u publikua vendimi i Këshillit Bashkiak, me të cilin miratohej shembja e teatrit, me 60 vota pro nga 62 anëtarë.

— Pas publikimit të vendimit, Bashkia lajmëroi këshilltarët për zhvillimin e një mbledhje të Këshillit ditën e hënë, më 18 maj, ora 11, ku do të diskutohet ndërtimi i godinës së re.

/a.r

Next Post
Uji i pishinës vret mikrobet/ Ekspertët: Kjo është arsyeja pse COVID-19 këtu ‘vdes’

Uji i pishinës vret mikrobet/ Ekspertët: Kjo është arsyeja pse COVID-19 këtu ‘vdes’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

November 10, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Hiqet taksa nga nafta, por jo nga xhepat e shoferëve! Ministri Malaj shpjegon skemën e re

November 10, 2026
Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme

“Të dërgojmë raketa? S’kemi asnjë” Thellohet konflikti mes Melonit dhe ministrit të Mbrojtjes

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In