Një nga rrjetet sociale më të përdorura në trojet shqiptare, Facebooku, ende vazhdon të njohë qytetet e Kosovës nën domenin e Serbisë. Kurse Lavdi Zymberi ka krijuar një peticion për të ndryshuar një gjë të tillë që qytetet e Kosovës të jenë nën domenin e Kosovës, shkruan Koha.net.
Në peticion drejtuar Facebook-ut thuhet: Facebook, vendosi qytetet e Kosovës në Kosovë, jo në Serbi. Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, dhe është vendosur në listën e shteteve nga Facebook. Megjithatë, kur njerëzit etiketojnë qytetin e tyre, atyre u del që janë nga Serbia.
Ne, qytetarët e Kosovës nuk duam që qytetet tona të listohen nën Serbinë kur bëjmë check-in, prandaj kërkojmë që ta ndryshojë këtë. Vendi ynë është njohur nga më shumë se 105 shtete në mbarë botën dhe kërkojmë nga Facebook ta respektojë këtë.