• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peter Stano: Kurti dhe Vuçiç pranuan ftesën e Borrellit për takim më 18 gusht në Bruksel

by
04/08/2022 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian që më 18 gusht të zhvillojnë raundin e ri të bisedimeve.

Kështu konfirmoi për mediat zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. “Mund të konfirmoj që pasi përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ftoi të dy palët në Bruksel, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç kanë pranuar ftesën e tij. Ata do të mirëpriten në Bruksel më 18 gusht nga Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, për të diskutuar për rrugën përpara në dialogun Prishtinë-Beograd”, u shpreh Stano.

Ai shtoi se më vonë do të jepen detaje të tjera për agjendën e takimit të 18 gushtit.

Ky takim përkon me kohën kur mes Kosovës dhe Serbisë janë shtuar tensionet për shkak të reciprocitetit të targave.

Më 31 gusht, ku serbët lokalë vendosën barrikada, duke bllokuar rrugët që çonin në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak, si edhe sulmuan policinë. Ata morën shkas nga marrëveshja për reciprocitetin e targave që supozohej të hynte në fuqi më 1 gusht.

Por, për shkak të tensioneve, Kurti vendosi që të shtyjë një muaj zbatimin e vendimit për masat e reciprocitetit lidhur me dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë bisedime me ndërmjetësimin e BE-së. Dialogu ka për synim normalizimin e raporteve. Kosova insiston se dialogu duhet të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi.

Takimi i 18 gushtit do të jetë i treti midis Kurtit dhe Vuçiçit. Ata janë takuar dy herë gjatë vitit të kaluar në kuadër të dialogut, por dy takimet nuk kanë prodhuar rezultate konkrete.

Kosova insiston se një marrëveshje finale do të duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë mes vendeve, ndërkaq Serbi dëshiron zgjidhje kompromisi.

/e.d

Next Post
Sulmi kibernetik/ AKSHI: Faqet qeveritare të gjitha të aksesueshme e në normalitet të plotë! Ofrohen 1214 shërbime nga 1225 gjithsej

Sulmi kibernetik/ AKSHI: Faqet qeveritare të gjitha të aksesueshme e në normalitet të plotë! Ofrohen 1214 shërbime nga 1225 gjithsej

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com