• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmi kibernetik/ AKSHI: Faqet qeveritare të gjitha të aksesueshme e në normalitet të plotë! Ofrohen 1214 shërbime nga 1225 gjithsej

by Java News
04/08/2022 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas sulmit kibernetik, AKSHI njofton se të gjitha shërbimet publike online janë rikthyer në normalitet të plotë. Aktualisht, 1214 nga 1225 shërbime online mund të përdoren nga qytetarët si më parë.

Njoftimi i plotë:

Pas thuajse 3 javësh nga agresioni kibernetik, shërbimet online për qytetarët dhe bizneset janë normalisht të aksesueshme.

Aktualisht, 1214 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë.

Janë në funksion të plotë edhe shërbimet e:

–          aplikimit të formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës

–          deklarimit të humbjes së dokumenteve të ndryshme

–          ndihmës ekonomike për individët dhe vërtetimit mbi masën e përfitimit të ndihmës ekonomike

–          kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social

–          lista e notave dhe vërtetimi i diplomës për studentët që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës.

Ndërkohë, stafi i inxhinierëve po punon për të kthyer në normalitet dhe shërbimet e fundit të mbetura siç janë: njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja; vërtetimi i pagesës së aftësisë së kufizuar si dhe kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike.

Nga dita e hënë do të mund të aplikohet edhe për Leje Ndërtimi (e-Lejet), vlerësimi të ndikimit në mjedis dhe përdorimit të burimeve ujore.

Sistemet elektronike të rikthyera se fundmi në funksionalitet të plotë janë:

–          Sistemi i Qëndres së Botimeve Zyrtare;

–          e-Inspektimi;

–          Sistemi i menaxhimit tëinformacionit për burimet njerëzore të administratës;

–          Sistemi elektronik i ndihmës ekonomike.

Gjithashtu, është funksionale posta elektronike zyrtare për të gjithë punonjësit e administratës. Janë forcuar mekanizmat e sigurisë së email-it zyrtar si dhe është bërë kalimi i çdo mailbox-i në infrastrukturën cloud.

AKSHI shpreh mirënjohje për të gjithë punonjësit e ekipit që ia dolën të rikuperojnë në një kohë rekord shërbimet publike online, si dhe skuadrën speciale të Microsoft për ndihmën gjatë gjithë këtyre ditëve.

Shërbimet publike online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht për shkak të një sulmi kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë. Burime për Report Tv bënë me dije se ka dyshime që sulmi mund të jetë rus. Kjo vjen pas sanksioneve që ka vendosur Shqipëria ndaj Rusisë dhe qëndrimin që mban për luftën në Ukrainë.

Sulmi klibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Kështu deklaroi Kryeministria përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat të hënën. Qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta./m.j

Next Post
Rusia vazhdon pushtimin, SHBA s’ndalet/ Njofton sanksione të reja për Moskën, paralajmëron edhe Bjellorusinë: Nëse vazhdon…

"Sirena" lufte në Tajvan, Blinken: Kina s'duhet të prodhojë një krizë dhe të rrisë veprimet e tij agresive ushtarake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rëndohet situata në Maqedoninë e Veriut, 4 të vdekur dhe 35 të prekur nga Virusi i Nilit! Autoritetet japin alarmin

Rëndohet situata në Maqedoninë e Veriut, 4 të vdekur dhe 35 të prekur nga Virusi i Nilit! Autoritetet japin alarmin

August 18, 2026
Tatimet fshijnë 215 milionë euro detyrime, përfitojnë mbi 25 mijë biznese

Falja e gjobave, fshihen mbi 400 milionë euro detyrime për më shumë se 204 mijë biznese! Tatimet: Procesi vijon sipas ligjit!

August 18, 2026
A do vazhdojë protesta kundër Ramës dhe Berishës nëse Ivanka Trump tërhiqet nga projekti?

A do protestojmë për vdekjen e turistit të huaj apo vetëm për ngordhjen e zogjve?

August 18, 2026
Lumir Abdixhiku: Kosovës i duhet një “SPAK”, si ai i Shqipërisë!

Abdixhiku pas diskutimeve me Kurtin: Në takimin e ardhshëm me emra konkretë për Presidentin!

August 18, 2026
“Epsteini” ynë

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

August 18, 2026
“Zero tolerancë ndaj zjarrvënësve”- Ministri Ermal Nufi reagon pas arrestimit të piromanit në Mirditë: Drejtësia të japë përgjigje të fortë! Rrezikoi jetët

“Zero tolerancë ndaj zjarrvënësve”- Ministri Ermal Nufi reagon pas arrestimit të piromanit në Mirditë: Drejtësia të japë përgjigje të fortë! Rrezikoi jetët

August 18, 2026
VIDEO/ Izraeli bombardon portin e Gazës, të paktën 6 të vrarë dhe 10 të plagosur, mes viktimave dhe një fëmijë!

VIDEO/ Izraeli bombardon portin e Gazës, të paktën 6 të vrarë dhe 10 të plagosur, mes viktimave dhe një fëmijë!

August 18, 2026

“Shkaktar është Kurti”- Ngërçi politik në Kosovë, Abdulla Hoti: Të gjitha institucionet aktualisht janë antikushtetuese

August 18, 2026
Kriza politike në Kosovë, mbyllet takimi mes kryeministrit dhe Abdixhikut! Kurti: Diskutuam kriteret për figurën presidentit të ri!

Kriza politike në Kosovë, mbyllet takimi mes kryeministrit dhe Abdixhikut! Kurti: Diskutuam kriteret për figurën presidentit të ri!

August 18, 2026
Aksident në bulevardin e Vlorës, dy skuterë përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen drejtuesit!

Aksident në bulevardin e Vlorës, dy skuterë përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen drejtuesit!

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com