• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pesimizmi për PD-në s’është skepticizëm për demokracinë

by Ben Andoni
07/09/2023 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Përveç masivitetit së të pranishmëve në Kuvendin e fundit Kombëtar të Partisë Demokratike (Legale), pak gjëra mund të konsiderohen si të veçanta. Tashmë pesimizmi që lidhet me çdo gjë që vjen nga dy pjesët e PD-së është perceptimi i parë i kujtdo, që kundron ndryshimet ose mëtimet për to. Megjithatë, kryetari i rizgjedhur Basha nuk e ka pasur shumë problem, pas turit në bazë. I është dashur një statut, që t’i përshtatet organizimit dhe ideve të veta dhe largimi i sa më shumë pengesave në udhën e tij. Dhe, duket se këtë e ka arritur. Madje, edhe me duartrokitje. Për fatin “e madh” i mungon një garë e afërt zgjedhore, Lokale apo e Përgjithshme, me anë të së cilës kjo makinë politike “e riformatuar” do të gjykohej, kurse optimizmi i tij do të provohej. Deri më tani, zhgënjimi ndaj tyre ka qenë jo thjesht i madh, por ka përcjellë një pesimizëm, që të bën të mendosh se ky formacion nuk është më si më parë dhe… ka pak gjasa të jetë. Për ironi të realitetit, duhej të mos shqyrtohej më nga askush në PD, çështja non-grata e Berishës dhe ajo e dorëheqjes pas humbjes të Bashës. Jo vetëm që nuk ka ndodhur kjo, por duket se njëfarë përshtatje me figurat “e provuara” edhe më tej nuk ndryshon. Janë ata dhe vetëm ata. Ky është pragu i pesimizmit, me të cilën lidhet çdo perceptim për këtë forcë politike.

Basha ka “meritën” se ka bërë disa lëvizje prej nga ku është përshfaqur dhe paradoksi i organizimeve politike tek ne. Normal që Mea culpa e tij është mirëpritur dhe sidomos pjesa e retorikës së tij, kur pohoi se: trashëgoi një parti të transformuar, të një njeriu të vetëm, por se kjo merr fund sot. Për Bashën autori i konfliktit të PD-së është vetëm Sali Berisha, pasi sipas tij, ai privoi demokratët nga fitorja e Zgjedhjeve Vendore. Për Berishën kuptohet se është Basha.

Ndryshimet statuore i kanë dhënë fuqi plus kryetarit Basha (PD-ja Legale) më “shumë” se edhe Berisha në Partinë Demokratike (Rithemelimin)! Aman, na kanë treguar dhe paradokset në këtë formacion, që duket se nuk mbarojnë. Një nga ndryshimet statutore që u miratua është përjashtimi nga anëtarësia e atyre që kandiduan për të ashtuquajturat: subjekte të tjera. Me pak fjalë, bëhet fjalë për të gjithë kandidatët e Sali Berishës të cilët në zgjedhjet e 14 majit kandiduan nën kupolën e Partisë së Lirisë me logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Por, ndërkohë, Basha i ka bërë një ftesë kujtdo Demokrati të Foltores të bashkohet me të! Po nuk janë vallë dhe ata që kandiduan?! Në fjalën e tij kuptohej se, të gjithë kanë vend në partinë e madhe demokratike, pa asnjë kufizim: “Partia Demokratike ka qenë dhe do të mbetet partia e parë e së Djathtës, nga historia, nga potenciali dhe nga shpresa që rrezaton. Ne do të ndërtojmë një federatë të gjerë, jo thjesht me parti të tjera të Djathta dhe aleate të cilat janë të mirëpritura në projektin tonë të përbashkët”. Po PD-ja Foltore e Berishës s’është e Djathtë?!

A mund t’ia vlejë ky lloj optimizmi, që Basha në orët e fundit e ka shpërndarë me bollëk? A mund të jetë ky momenti i ringritjes së PD-së? Koha do e provojë dhe Basha, tashmë mbetet më pak i shigjetuar nga plagët, që kanë mbushur trupat e Ramës, Berishës dhe Metaj.

Zakonisht teoritë e ndryshme politike e lidhin pesimizmin me probleme ekzistenciale. “Epistemologjia drejtohet nga provokimet e skeptikëve, po ashtu provokimet e pesimistit qëndrojnë në mënyrë implicite pas shumë shqetësimeve ekzistenciale, të tilla si: kuptimi dhe vlera e jetës, zhvlerësimi (ose vlera) e vdekjes dhe natyra e lumturisë dhe mirëqenies, për të përmendur vetëm disa syresh”, citojmë Paul Prescott tek “What pessimism is”.

Në të vërtetë, ndryshe nga paria e Partisë Demokratike, një pjesë e madhe e mbështetësve të tyre lidhen gati me probleme ekzistenciale dhe kuptohet se pse mbeten pesimistë. Pa dashur të sjellim argumentime statistikore, kjo provohet nga gjendja e vështirë ekonomike e Klasës së Mesme, por edhe emigrimi masiv në vend, ku njerëzit e bazës së PD-në po e ndjejnë seriozisht. Fryma tejet optimiste që përcjell Basha do të duhet shpejt të përballet me një luftë të re që do të thotë sërish kaotizëm, pasi tashmë është radha e Berishës që do ta drejtojë “e menaxhojë” këtë tollovi dhe me një pjesë të PD-së, që përfaqësohet nga sekretari Bardhi. Lufta e brendshme në Partinë Demokratike, që ravijëzohet menjëherë sa marrin fund Kuvendet respektive, tregojnë se cikli i kësaj partie është shumë drejt rënies. Ndaj, Bashës i duhet një rol, ku duhet të shpikë një personazh krejt tjetër, stad, që mbetet i vështirë.

Në teori përdoret shpesh kategoria ‘pesimizëm’ për t’iu referuar përfundimeve rrënjësisht skeptike në lidhje me përgjegjësinë morale, lidhur me pamundësitë metafizike të vullnetit të lirë. Bie pak erë fatalizëm, si koncept. Ky përdorim i termit ‘pesimizëm’ nuk duket se është pa arsye edhe në këtë rast. Pesimizmi dhe skepticizmi ndajnë një sërë veçorish të përbashkëta. Ashtu si skepticizmi, pikëpamjet e referuara në kategorinë “pesimizëm” shpesh paraqesin probleme që sfidojnë besimet konvencionale për t’i mbijetuar reflektimit të duhur, mbështetemi sërish në pasqyrimin e Prescott në artikullin e sipërpërmendur.

Duke u afruar në temën tonë: a mundet që Partia Demokratike (Legale) e riformatuar të përballë sfida të reja?! A janë demokratët në pesimizëm të thellë?! Për të arritur në pesimizëm, skeptiku duhet të mbajë jo vetëm perceptimin se skepticizmi është i vërtetë, por edhe ta përjetojë të vërtetën e skepticizmit si një realitet të keq. Dhe, kohëzgjatja në këtë tollovi të PD-së dhe rikthimi në të njëjtën pikë të ushqejnë me këtë fakt. Realiteti i tanishëm ta ofron këtë, kur palët e Partisë Demokratike nuk e shohin ende realitetin dhe madje mëtojnë të bashkojnë një formacion, që po rezulton të jetë e pamundur. Po a është pesimizmi për PD-në një lloj skepticizmi edhe për demokracinë? Koha po tregon se kjo po provohet, pasi cilësia, përbërja dhe idetë që përcjellin njerëzit e PD-së, shpesh tregojnë se ndryshimi i vendit është ende shumë i largët dhe mundësia e ndryshimit shumë e vështirë paçka kërkesës së madhe.

Do të duhet një cak i ri, që nuk i intereson tandemit PD dhe PS, e që të dyja këto forca nuk e lejojnë paçka përçarjeve. Por PD-së i duhet të ecë, sepse pas nuk e pret më asgjë veçse kujtime të dhimbshme të paaftësisë së saj dhe mbi të gjitha bjerrja, që nuk po ndalet. A është Basha koshient për këtë? A është ky skepticizëm për demokracinë tonë?! Shkruante dikur Kafka: “Nga një moment i caktuar e tutje nuk ka më kthim prapa”. Kurse te PD-ja ka ende që duan të kthehen sërish pas, duke evokuar të kaluarën ”e lavdishme”.  (Homo Albanicus)

 

 

 

Next Post
Kërkesa më e lartë se oferta, fluksi turistik në Vlorë rrit ndjeshëm çmimet e apartamenteve

Kërkesa më e lartë se oferta, fluksi turistik në Vlorë rrit ndjeshëm çmimet e apartamenteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

July 23, 2026
“Flamingot” në pritje të Revolucionit të Tetorit

“Flamingot” në pritje të Revolucionit të Tetorit

July 23, 2026
Zyrtarizohet rinovimi me Milanin, Luka Modriç: Besoj në këtë projekt, do të shihemi së shpejti

Zyrtarizohet rinovimi me Milanin, Luka Modriç: Besoj në këtë projekt, do të shihemi së shpejti

July 23, 2026
Paralajmëron kreu i OKB-së: Situata në Lindjen e Mesme po del jashtë kontrollit

Paralajmëron kreu i OKB-së: Situata në Lindjen e Mesme po del jashtë kontrollit

July 23, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

“Lironi protestuesit e Kuvendit!”, nis protesta e 54-t para Kryeministrisë

July 23, 2026
Magazinimi dhe transporti i karburantit në Evropë,  NATO do investojë 27 mld euro për të modernizuar infrastrukturën

Magazinimi dhe transporti i karburantit në Evropë, NATO do investojë 27 mld euro për të modernizuar infrastrukturën

July 23, 2026
Gurë drejt policisë/ Eksperti i sigurisë: Protesta ka filluar të bëhet agresive, persona të maskuar kërkojnë destabilizim

Gurë drejt policisë/ Eksperti i sigurisë: Protesta ka filluar të bëhet agresive, persona të maskuar kërkojnë destabilizim

July 23, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Si ndërtohet një qytet para se të ndërtohet një ndërtesë

July 23, 2026
Nis rrugëtimin nisma “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama fton sipërmarrësit të aplikojnë

Nis rrugëtimin nisma “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama fton sipërmarrësit të aplikojnë

July 23, 2026
Euro ndryshon “fytyrë”, Banka Qendrore Evropiane zbulon projektet për kartëmonedhat e reja

Euro ndryshon “fytyrë”, Banka Qendrore Evropiane zbulon projektet për kartëmonedhat e reja

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In