Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me banorët, punonjësit dhe bizneset e Qendrës Balneare në Peshkopi (Burimi Termomineral i Llixhave). Ministrja Xhaçka u tha banorëve vendimin e anulimit të dhënies në përdorim për 5 vjet të ujërave termale.
“Vendimi i Këshillit të Basenit të Ujërave Buna-Drini anulohet. Vendimi i Këshillit të Basenit Drini – Buna na ka shqetësuar të gjithëve. Me prefekturën dhe bashkinë nuk kanë konsultuar për këtë vendim Xhaçka: Vendimi, i marrë në mungesë të plotë transparence dhe abuziv. Përfaqësuesit e qeverisë në atë këshill janë përballur me faktin e kryer dhe kanë debatuar kundër vendimit. Nga hetimi administrativ që ka bërë zyra e kryeministrit, vendimi do të anulohet. Përgjegjësit e këtij vendimi do të marrin përgjegjësitë’, u shpreh Xhaçka. Xhaçka kërkoi administrim më të mirë të Burimit Termomineral të Llixhave. Ministrja bisedoi me bizneset edhe për zhvillimin e mëtejshëm të llixhave.