• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Peshkopi i Vatikanit: Emigrantët myslimanë nuk kanë mirëkuptim për vlerat europiane

by
24/08/2015 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Peshkopi i Vatikanit: Emigrantët myslimanë nuk kanë mirëkuptim për vlerat europiane

Të paktën 31 policë janë lënduar në protestat e dhunshme kundër azilkërkuesve, që u zhvilluan të shtunën në mbrëmje, në të cilat rreth 200 militantë, kryesisht të dehur, në Heidenaut kanë hedhur fishekzjarrë dhe shishe molotov drejt policisë. Disa thërrisnin “Heil Hitler”.

Kancelarja Angela Merkel thotë se çështja është një problem më i madh për Europën se kriza e borxhit të Greqisë. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, e ka përshkruar situatën si një sfidë të madhe dhe i dënoi sulmet ndaj refugjatëve.

“Në të njëjtën kohë shohim se ka rritje të urrejtjes, fyerjeve dhe dhunë ndaj azilkërkuesve. Kjo është e turpshme dhe e padenjë për vendin tonë”, tha De Maiziere për gazetën “Bild”. Ministri i Drejtësisë, Heiko Maas, tha se ka pasur zero tolerancë për ksenofobinë apo racizmin. Pas natës së dytë me tensione e përplasje mes policisë e anëtarëve të forcave ekstremiste të djathta që sulmuan kampin e refugjatëve në qytetin gjermanolindor të Heidenaut në Saksoni, është njoftuar se situata është përmirësuar dhe se polica ka vendosur një rrip të gjerë sigurie.

Ndërkaq, mbërritja e një mase të madhe refugjatësh nga Lindja e Mesme, shumica e të cilëve janë myslimanë, sipas fjalëve të përfaqësuesit të Vatikanit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës, mund të kthehet në një sfidë për Europën, për identitetin e saj të krishterë dhe demokratik. “Emigrantëve myslimanë u mungon mirëkuptimi për vlerat europiane”, tha peshkopi Silvano Maria Tomasi për transmetuesin e Selisë së Shenjtë, “Radio Vatikani”. “Këtu bëjnë pjesë respekti për një shoqëri pluraliste, ndarja e fesë nga shteti dhe politika, si dhe demokracia. Pranimi i njerëzve në nevojë, sigurisht se është një detyrë kristiane, por Europa ka të drejtë që të ruajë identitetin e vet”, tha Tomasi.

“Myslimanët nuk duhet t’i vënë në dyshim vlerat e lirisë”, tha ai. Po dje, vendin e vizitoi edhe kryebashkiaku i qytetit dhe Kryeministri i landit të Saksonisë, të cilët së bashku theksuan nevojën për forcimin e masave të sigurisë për të penguar dhunën dhe ekseset. Po ashtu, zëvendëskancelari i RFGJ-së, ministër i Ekonomisë dhe njëkohësisht kreu i socialdemokratëve gjermanë, Sigmar Gabriel, mësohet se do ta vizitojë sot strehën e refugjatëve që u sulmua të shtunën nga ekstremistët në qytezën gjermanolindore. Po ashtu, anëtarë të CSU-së gjermane, partneres së Unionit Kristiandemokrat në Bavari, janë shprehur së fundmi për rifutjen e sistemit të kontrolleve kufitare e moszbatimin qoftë edhe të pjesshëm të Marrëveshjes së Shengenit, në mënyrë që të përballojnë më mirë situatën me refugjatët që vërshojnë nga Lindja e Mesme dhe Ballkani.

Next Post

Martesa është mirë për shëndetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump ndalon importin e robotëve humanoidë nga Kina

Trump ndalon importin e robotëve humanoidë nga Kina

July 29, 2026
Juventus pranë goditjes së madhe, Kolo Muani rikthehet në Torino për 40 milionë euro

Juventus pranë goditjes së madhe, Kolo Muani rikthehet në Torino për 40 milionë euro

July 29, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Ferri në kufirin kroat!

July 29, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

Bejko: Ka struktura që nuk e duan Shqipërinë në BE, po shfrytëzojnë pakënaqësinë e qytetarëve

July 29, 2026
Po pilotonte avionin duke folur me nënën në telefon, zbardhet dëshmia e Beqirajt pas arrestimit

Po pilotonte avionin duke folur me nënën në telefon, zbardhet dëshmia e Beqirajt pas arrestimit

July 29, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Temperaturat e larta nxisin rastet me infarkte, mjekja: Mbi 50 vjeç grupmosha më e prekur

July 29, 2026
Zjarr në metronë e Barcelonës, 136 të lënduar nga tymi dhe 39 të shtruar në spital

Zjarr në metronë e Barcelonës, 136 të lënduar nga tymi dhe 39 të shtruar në spital

July 29, 2026
Kongresisti Wilson: Serbia t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani

Kongresisti Wilson: Serbia t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani

July 29, 2026
Turizmi malor në fokus, Rama ndan videon: Të promovojmë potencialin e Alpeve

Turizmi malor në fokus, Rama ndan videon: Të promovojmë potencialin e Alpeve

July 29, 2026
Irani sfidon thirrjet e OKB-së, dy të rinj ekzekutohen me varje

Irani sfidon thirrjet e OKB-së, dy të rinj ekzekutohen me varje

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com