• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peshëngritësi Erkand Qerimaj i bashkohet aksionit për mbjelljen e 50 selvive

by Java News
04/02/2018 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e 100 mijë pemëve deri në 21 Mars iu bashkuan edhe dy emra të njohur për publikun, kampioni ynë në sportin e peshëngritjes, Erkand Qerimaj, dhe moderatorja, Anjeza Maja.

Së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, ata mbollën 50 selvi të tjera në Unazën Lindore në Tiranës. Velliaj falenderoi donatorët që kontribuan për pemët dhe theksoi se me ritmin me të cilin po ecën ky aksion, rekordi i 100 mijë pemëve mund të arrihet edhe para datës 21 Mars.

“Ky është kampionati më i madh i gjelbërimit që po zhvillohet në Tiranë. Jemi shumë pranë rekordit tonë të 100 mijë pemëve deri në 21 mars, por ashtu si Erkandi, ca rekorde i kemi vetë në dorë, ndaj kemi vendosur ta thyejmë këtë rekord. Po stërvitemi që ndoshta edhe ta thyejmë para 21 marsit, duke qenë se jemi shumë pranë këtij numri të paprecedentë të mbjelljeve në Tiranë”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Ai theksoi se selvitë që po mbillen përgjatë Unazës do të krijojnë një brez të parë me pemë, që i jep kësaj rruge jo vetëm gjelbërim, por edhe e zbukuron nga ana estetike. “Po vijojmë me ‘qëndismën’ e gjithë Unazës jugore të Tiranës, në pjesën më të madhe të saj duke mbjellë selvi, meqenëse është edhe një pemë që jo vetëm prodhon oksigjen, por edhe dekorative. Të dy skarpatet, jemi duke i mbuluar me pemë dhe presim një pranverë të shkëlqyer dhe hijeshi të jashtëzakonshme për qytetin tonë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku veçoi se pjesëmarrja e njerëzve publikë në këtë aksion, si Erkand Qerimaj apo Anjeza Maja, është një motivim shumë i madh për të gjithë ata të rinj dhe të reja që duan të japin ndihmën e tyre në këtë nismë të Bashkisë së Tiranës. “Më vjen mirë që na është bashkuar sot Erkand Qerimaj, kampioni ynë i madh i peshëngritjes dhe siç ngre peshë për sport, ashtu ngre edhe zemrat tona peshë kur bashkohet në një nismë të tillë në dobi të qytetit. Falenderoj Anjezën dhe miqtë e tjerë që na u bashkuan për këtë maratonë të gjelbërimit. Secili prej nesh, në politikë, në sport, në media, në biznes ka edhe një mision që është përtej punës së vet, që është misioni i të qenit një qytetar i mirë”, shtoi Veliaj.

Gjithashtu, ai shprehu mirënjohjen edhe për të gjithë ato biznese që i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të kontribuar në këtë aksion në të mirë të qytetit. “Unë besoj që një qytetar i mirë nuk është qytetar part – time, është qytetar me kohë të plotë; pra, sa herë ka nevojë qyteti, i përgjigjet thirrjes dhe ata i janë përgjigjur thirrjes sonë. Të gjithë donatorëve që na kanë mbështetur në këto kohë, i falenderoj me shumë respekt, sepse e di që në një vend ku sport nuk është palestra ose peshëngritja, por cinizmi, ironia, parodia, përqeshja, do kurajë qytetare që të thuash jo, unë zgjedh të bëj këtë sportin tjetër që është sporti qytetar, angazhimi, përfshirja dhe mbjellja e pemëve në këtë rast apo aksione të tjera në të ardhmen”, u shpreh Veliaj.

Kampioni ynë në peshëngritje, Erkand Qerimaj falenderoi Bashkinë e Tiranës për këtë nismë, e cila i shërben të gjithë qytetarëve.“Është një emocion i veçantë mbjellja e pemës së selvisë sot. Këto janë mushkëritë e qytetit tonë, do punojmë çdo ditë që të kemi sa më tepër oksigjen, sa më tepër pastërti, për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për të ardhmen tonë natyrisht, që të kemi një jetë sa më të shëndetshme. Është një nismë shumë e mirë, kjo për mbjelljen e sa më shumë pemëve dhe është për shëndetin tonë në radhë të parë”, u shpreh Qerimaj.

Moderatorja Anjeza Maja u shpreh se pemët dhe gjelbërimi ndikojnë direkt në një jetë të shëndetshme, ndaj theksoi se nisma të tilla duhen mbështetur. “Duke qenë se merrem me aktivitet fizik, personat që merren me aktivitet fizik, natyrën e kanë aleatin e tyre më të afërt. Kështu që, pak stërvitje në natyrë, me pemë, me ajër të pastër, me klorofil, do na bënte shumë mirë. Kjo është edhe arsyeja pse jemi këtu sot”, u shpreh Maja.

Next Post
FOTO/ Info-kulla e Rubikut! Rama viziton qendrën më të re të informacionit

FOTO/ Info-kulla e Rubikut! Rama viziton qendrën më të re të informacionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

October 20, 2026
Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com