• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Info-kulla e Rubikut! Rama viziton qendrën më të re të informacionit

by Java News
04/02/2018 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në qendër të Rubikut, një godinë e re është bërë ndalesa e parë e çdo vizitori, vendas e të huaj. Në trajtën e  një kulle për të ruajtur traditën e zonës në ndërtim, ajo është qendra e re e informacionit, Info-Kulla. E ndarë në pavijone, aty shpërfaqet identiteti historik, kulturore, të traditave, si dhe karakteristikat gjeografike, ekonomike dhe të jetës së zonës. Gjatë vizitës në Mirditë, Kryeministri Rama u ndal për të parë nga afër qendrën e informimit, e cila shërben si pikë reference për turistët.

Kryeministri, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Ndrec Dedaj dhe ministrja e Arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolla, u njoh me informacionin që kjo pikë ka vënë në shërbim të vizitorëve të saj. Nëpërmjet instalacioneve, aty shfaqen momente të ndryshme të historisë, një ndër to edhe burgu i Spaçit. Faza tjetër e kësaj pike informimi, sipas drejtorit të saj, do jenë turet që do ofrohen për vizitorët.

“Faza e dytë e zhvillimit dhe promovimit të turizmit në këtë zonë do jenë turet. Një model do jetë një vizitë në burgun e Spaçit, pa anashkaluar dhe qytetin e Rrëshenit. Do kemi dhe model turesh hiking,” – u shpreh ai.

Kryeministri Rama vlerësoi këtë Info-Kullë një model për të gjitha bashkitë e vendit. “Çdo bashki mund të gjejë karakteristikën e vet për të ndërtuar një qendër të tillë dhe pastaj të gjithë ato qendra t’i lidhim në rrjet përmes teknologjisë dixhitale, në mënyrë që të kemi një bum informacioni dixhital për turistët,” – tha Kryeministri.

Ministrja Nikolla nga ana e saj u shpreh se Info-Kulla mund të shërbejë edhe si një laborator kulture për nxënësit e shkollave të kësaj zone.  Fokus të veçantë në këtë zonë ka edhe agroturizmi, në të cilin duhet të investohet më shumë nga sipërmarrësit, për të sjellë transformimin ekonomik dhe social që pritet.

“Unë jam i bindur se me programin e agroturizmit do vendosim bazën e një transformimi të madh në dhjetëvjeçarin e ardhshëm, sepse faktikisht, kjo është mundësia më e mirë, sidomos për zona ku prodhimi intensiv bujqësor është i pamundur sot dhe nuk mund të punosh me idenë e rritjeve të eksporteve bujqësore, por duhet kthyer turizmi në eksportin më të madh,” – u shpreh Kryeministri Rama.

Next Post
Përplasen trenat në Karolinën e Jugut, 2 të vdekur e 70 të plagosur

Përplasen trenat në Karolinën e Jugut, 2 të vdekur e 70 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FIER/ Zbardhet plagosja pas sherrit në lokal, në kërkim dy kushërinjtë

E paprecedentë në Fier/ I keqtrajtoi fëmijën në kopsht, nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale!

October 20, 2026
Protesta, Berisha akuzon Ramën dhe Policinë për dhunën: Studentët u ngritën si feniksi nga hiri, nesër përpara Universitetit!

Protesta, Berisha akuzon Ramën dhe Policinë për dhunën: Studentët u ngritën si feniksi nga hiri, nesër përpara Universitetit!

October 20, 2026
Kallas: Rusia bëri gabim duke lënë mënjanë Evropën në bisedimet me SHBA-në

Kallas akuzon SHBA-në: Po Shtyn Ukrainën të dorëzohet sipas kushteve të Putinit

October 20, 2026
Kastro i vogël ‘del në origjinë’: Të jemi gati për çdo skenar kundër SHBA

SHBA-të lëshojnë urdhër-arresti ndaj ish-udhëheqësit kuban pas 30 vitesh, Raúl Castro!

October 20, 2026
Vidhen 26 orë ari të shekullit të 18-të nga pallati historik në Torino, vlera e tyre rreth 150 mijë euro

Vidhen 26 orë ari të shekullit të 18-të nga pallati historik në Torino, vlera e tyre rreth 150 mijë euro

October 20, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Paradoksi i Hirschman-it, ose protesta që do ta rrëzojë Ramën me votat e Ramës

October 20, 2026
Paratë e rajonit shtohen: Investimet e akumuluara në Shqipëri arrijnë në mbi 916 milionë euro

Paratë e rajonit shtohen: Investimet e akumuluara në Shqipëri arrijnë në mbi 916 milionë euro

October 20, 2026
Turqia gjen zëvendësuesin e Montellës, kontratë 4-vjeçare me ish-futbollistin e kombëtares

Turqia gjen zëvendësuesin e Montellës, kontratë 4-vjeçare me ish-futbollistin e kombëtares

October 20, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Protesta, Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Kryeqyteti është përballur me dhunë ekstreme shqetësuese! Të hapur për dialog

October 20, 2026
Princi Harry pas rikthimit në Britani: Shpresoj të pajtohem me familjen

Princi Harry pas rikthimit në Britani: Shpresoj të pajtohem me familjen

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com