• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pesë rastet kur janë pranuar dekretet e Presidentit dhe janë bërë ndryshime në ligj

by A R
18/09/2018 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisur nga rasti i sotëm i shqyrtimit në komisionin parlamentar të Dekretit të Presidentit për “Godinën e Teatrit Kombëtar”, Kuvendi i Shqipërisë publikoi sot edhe rastet e tjera kur ka ndodhur që janë pranuar dekretet e Presidentit të Republikës dhe janë bërë ndryshime në ligj.

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit shqyrtoi sot Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 10849, dt. 27.07.2018 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.

Opozita nuk ishte dakord me dekretin e Presidentit, Ilir Meta. Deputetja e PD-së, Albana Vokshi përsëriti qëndrimin e opozitës për ligjin për Teatrin dhe deklaroi se, “nuk mund të bëhet arnime në ligj, por vetëm të pranohet ose jo dekreti i Presidentit”.

Më poshtë janë rastet e tjera kur janë pranuar dekretet e Presidentit dhe janë bërë ndryshime në ligj:

  • Vendimi për miratimin e dekretit nr. 9501, datë 4.4.2016 të Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 19/2016 “Për masat shtesë të Sigurisë Publike”.
  • Vendimi i Kuvendit nr. 8, datë 18.10.2001 “Për pranimin e dekretit nr. 3053, datë 07.06.2001 ‘Për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 8805, datë 17.05.2001 ‘Për dhënien e lejes minerare shoqërisë Elbasan Cement Factory, sha në Elbasan’”.
  • Vendimi i Kuvendit nr. 45, datë 13.06.2002 “Për miratimin e dekretit të Presidentit nr. 3063, datë 18.06.2001 “Për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 8813, datë 17.05.2001 “për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë“.
  • Vendimi i Kuvendit nr. 49, datë 25. 07.2002 “Për pranimin e dekretit të Presidentit nr. 3358, datë 03.06.2002 “Për kthimin e ligjit nr. 8893, datë 14.05.2002 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë, ndryshuar me ligjin nr. 8384, datë 29.07.1998. (Pas kësaj është bërë ligji nr. 8893, datë 25.07.2002).
  • Dekreti nr. 5687, datë 29.04.2008 “Për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr 9895, datë 10.04.2008 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar. (Më pas është bërë ligji nr. 9895, datë 09.06.2008).

/JavaNews/b.d

Next Post
Shqiptari tenton të vrasë gruan, por telefonata e vajzës 10-vjeçare shmang tragjedinë

Shqiptari bëri sikur po vetëvritej për t'u kthyer me ish-in, por e pëson keq nga policia italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In