• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pesë persona terrorizojnë banorët me të shtëna, mes tyre një femër/ Ju gjenden armë dhe drogë

by Java News
05/08/2020 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion policor i koduar “Panariti” ka vënë në pranga pesë persona të cilët qëllonin me armë zjarri duke krijuar panik tek banorët.

Mes tyre ishte edhe një vajzë e cila kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të dhënë nga gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Pas njoftimit të marrë nga banorët e zonës se në afërsi të fshatit Panarit, Skrapar, po qëllohej me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së të martës, uniformat blu u organizuan, duke zhvilluar dhe finalizuar operacionin.

Për shkak të errësirës dhe sigurisë së jetës të punonjësve të policisë, gjatë natës është rrethuar zona dhe janë mbajtur në vëzhgim me dylbi nate, pesë personat që herë pas here qëllonin me armë zjarri në ajër, duke terrorizuar banorët.

Me rënien e ndriçimit, shërbimet e policisë janë afruar dhe u kanë bërë thirrje të mos bënin asnjë veprim, por t’i bindeshin urdhrit të policisë.

Personat, kur kanë parë uniformat blu, kanë tentuar të largohen me vrap duke hedhur armët e zjarrit në një zonë të pyllëzuar, por janë kapur gjatë ndjekjes nga policia.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i mjeteve motorike” “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e qetësisë publike”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, i së resë R. D., 25 vjeçe, banuese në Berat, e cila ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Po ashtu u vunë në pranga D. (E.) D., 42 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, M. Sh.. alias A. D.. alias S. D., 35 vjeç, A. S., 43 vjeç dhe F. (A.) M. (Xh.), 33 vjeç, banues në Berat;

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi një motomjet të dyshuar të vjedhur, i trafikuar nga vendet e Bashkimit Europian, një sasi të vogël lënde narkotike, një sasi prej 1.636 farash të dyshuara kanabis sativa, tri armë zjarri kallashnikov, fishekë luftarak dhe një automjet fuoristradë me të cilën lëviznin autorët.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë Berat, për ndjekje të mëtejshme.

g.kosovari

Next Post
Alfred Lela dhe avokatja e Haradinajt FOTO nudo në lumin e Shalës/ Gazetari: Kanë bërë edhe të tjerë, por unë isha…

Alfred Lela dhe avokatja e Haradinajt FOTO nudo në lumin e Shalës/ Gazetari: Kanë bërë edhe të tjerë, por unë isha...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

September 6, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Të dhënat e INSTAT: Importohet më lirë, prodhohet më shtrenjtë…

September 6, 2026
Sherr në stacionin e Treviglios, i riu shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin! Shkak një vajzë

Sherr në stacionin e Treviglios, i riu shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin! Shkak një vajzë

September 6, 2026
Dënohet me varje prezantuesja televizive në Egjipt, akuzohet për trafik droge

Dënohet me varje prezantuesja televizive në Egjipt, akuzohet për trafik droge

September 6, 2026
Zjarr te “Syri i Kaltër”! Flakët përpijnë katër kioska tregtimi

Zjarr te “Syri i Kaltër”! Flakët përpijnë katër kioska tregtimi

September 6, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin

Moti parashikohet i kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin

September 6, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

Nga informatika tek inteligjenca artificiale. Pse kam të drejtë të jem dyshues

September 6, 2026
Hormuzi në flakë, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme, goditen disa anije

Hormuzi në flakë, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme, goditen disa anije

September 6, 2026
“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

“Do të shpëtoni nga unë kur…”, Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

September 6, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Këshilla një të riu që do të bëhet gazetar

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com