• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pesë ngjarje kriminale brenda vitit në Sarandë, shpërthime me eksploziv, 2 të vrarë dhe 3 të plagosur!

by A. Q
21/09/2026 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja në mes të qytetit të Sarandës e 44-vjeçarit Artan Murtaj është episodi i fundit i një serie ngjarjesh kriminale që prej më shumë se një viti kanë tronditur qytetin bregdetar.

Brenda harkut të 12 muajve, një konflikt që nisi për shfrytëzimin e një hapësire në bregdet është shndërruar në një zinxhir atentatesh, plagosjesh dhe shkatërrimesh prone, me dy viktima, tre të plagosur mes të cilëve dhe një kalimtar i rastit, i cili është në gjendje të rëndë në spital. Një bilanc i tillë lufte që mund të ishte parandaluar nga policia, mori përmasa të tillë  dhe duket se konflikti është larg shuarjes.

Gjithçka nisi më 17 korrik 2025, kur në një lokal në Sarandë, pas një konflikti të lidhur me shfrytëzimin e një hapësire pranë bregdetit, Gëzim Hajdaraj, 33 vjeç, dhe Ernest Lama, 24 vjeç, të dy nga Kamza, u qëlluan me armë dhe mbetën të plagosur.

Sipas hetimeve, autor i dyshuar i të shtënave ishte Ramadan Zoto, i njohur edhe si Ramadan Canaj dhe i vëllai Erjon Canaj, ndërsa në ngjarje dyshohej se kishin ndihmuar nga Artan Murtaj dhe Klaus Jaçaj.

Vetëm 4 ditë më vonë më 21 korrik, Saranda u trondit nga një shpërthim eksplozivi që ishte vendosur në automjetin e Klaus Jaçajt, një prej personave të lidhur me dosjen e plagosjes. Ky ishte sinjali i parë se konflikti nuk kishte përfunduar, por po hynte në një tjetër fazë, atë të hakmarrjeve. Autori Ramadan Zoto u arrestua më pas në Korçë, por arrestimi i tij nuk e ndali zinxhirin kriminal.

Më 5 tetor 2025, Saranda u trondit nga një tjetër atentat me eksploziv. Isuf Jaçaj, babai i Klaus Jaçajt, u vra teksa po udhëtonte me automjetin e tij. Në makinë ishte vendosur rreth 500 gramë tritol, ndërsa shpërthimi shkaktoi edhe dëme të konsiderueshme në zonën përreth.

Më pak se dy muaj më pas, më 29 nëntor, në Ksamil u shkatërrua nga zjarri lokali i lidhur me Ramadan Zoton. Ngjarja u dyshua si e qëllimshme, por autorësia dhe motivi nuk u zbardhën.

Një ditë më parë, seria kriminale u rikthye në mes të qytetit të Sarandës. Artan Murtaj, 44 vjeç, i cili ishte përfshirë në dosjen e plagosjes së 17 korrikut 2025 dhe akuzohej për përkrahje të autorit të krimit, u qëllua për vdekje nga 2 persona që lëviznin me motor. Nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit.

Një vit pas plagosjes që ndezi këtë konflikt, bilanci është i rëndë dhe konflikti dukshëm nuk është shuar. Policia arrestoi persona e dyshuar për plagosjen e dyfishtë, por autorët ngjarjeve që pasuan mbetën mister. Në dorë të bluve mbetën vetëm gëzhojat, kamerat e sigurisë dhe dosjet hetimore që pasojnë njëra tjetrën pa mundur ta ndërpresin këtë zinxhir hakmarrjeje. /TCH/

Next Post
Grumbullimi nis me mungesë, ndryshim në listën e Kombëtares! Qazim Laçi dëmtohet, Maran fton Feta Fetain

Grumbullimi nis me mungesë, ndryshim në listën e Kombëtares! Qazim Laçi dëmtohet, Maran fton Feta Fetain

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Sondazhet në Serbi, partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika!

September 21, 2026
Befasia në Turqi, Amedspori i Besnik Hasit kryeson Superligën, ka lënë pas edhe tri gjigantët e Stambollit

Befasia në Turqi, Amedspori i Besnik Hasit kryeson Superligën, ka lënë pas edhe tri gjigantët e Stambollit

September 21, 2026
SHBA synon izolimin e aviacionit iranian, kurse BE kërkon forcimin e misionit detar në Detin e Kuq!

SHBA synon izolimin e aviacionit iranian, kurse BE kërkon forcimin e misionit detar në Detin e Kuq!

September 21, 2026
Ministri Karakaçi inspekton ujësjellësin e ri të Mamurrasit: Së shpejti nis investimi edhe për zonat rurale!

Ministri Karakaçi inspekton ujësjellësin e ri të Mamurrasit: Së shpejti nis investimi edhe për zonat rurale!

September 21, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Një treg ende në informalitet, 34.9% e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme punojnë jashtë rregullave

September 21, 2026
FBI mbledh Evropën në Tiranë, 235 ekspertë të sigurisë kundër krimit të organizuar, i pranishëm dhe kreu i SPAK: Duhet të jemi të bashkuar

FBI mbledh Evropën në Tiranë, 235 ekspertë të sigurisë kundër krimit të organizuar, i pranishëm dhe kreu i SPAK: Duhet të jemi të bashkuar

September 21, 2026
Gjuha që zbeh fytyrën e protestës

Diplomacia shqiptare në betejën për drejtësi!

September 21, 2026
Stërvitja “Mburoja e Arbrit-26”, ministri Nufi: Forcat e Armatosura, plotësisht të ndërveprueshme me ato të vendeve të NATO-s!

Stërvitja “Mburoja e Arbrit-26”, ministri Nufi: Forcat e Armatosura, plotësisht të ndërveprueshme me ato të vendeve të NATO-s!

September 21, 2026
Kryeministri Rama nga Detroiti: Regjistri Kombëtar i Diasporës, një sportel unik për shqiptarët jashtë atdheut!

Kryeministri Rama nga Detroiti: Regjistri Kombëtar i Diasporës, një sportel unik për shqiptarët jashtë atdheut!

September 21, 2026
Furgoni me pasagjerë humb kontrollin dhe përplaset me karrexhatat në Tiranë-Durrës, disa persona të plagosur lehtë!

Furgoni me pasagjerë humb kontrollin dhe përplaset me karrexhatat në Tiranë-Durrës, disa persona të plagosur lehtë!

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com