• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pesë mësime dhe ndihma e nevojshme që i dha shoqërisë sonë, Parashqevi Simaku!

by Aranit Muraçi
14/12/2024 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aranit Muraçi

Pamjet e trishta që mbërritën nga Nju Jurku, për Parashqevi Simakun, këngëtaren tonë ikonë të muzikës së lehtë së fundviteve ‘80 (mund të jenë edhe shumë më tepër) por të paktën i dhanë shoqërisë sonë ndihmë për të njohur vetveten, përmes disa mësimeve të vlefshme pesë prej të cilave janë përzgjedhur si më poshtë.

1. – Si është e mundur që Parashqevi Simaku, nëse është ajo në atë video, shfaqet e braktisur dhe e lënë totalisht në harresë. Për shumë vite është lënë në harresë më e paharrueshmja, e talentuara, e bukura dhe e famshmja, idhulli i rinisë së 30-40 viteve më parë? Parashqevia na mësoi të gjithëve se ku mund të përfundojmë në çdo vend dhe në çdo kohë ne të tjerët; dhe se sa lehtë mund të harrohet njeriu në jetë!

2- Si është e mundur që, nga një këngëtare ikonë për publikun tonë e cila mund të fitonte shumë më tepër dhe të jetonte shumë më mirë në Shqipëri, gjithnjë nëse është Parashqevia në atë video, shfaqet në prag pensioni duke jetuar falë ndihmave në SHBA! Parashqevia u mësoi të gjithë atyre që nuk e kanë përjetuar ende ose i harrojnë shpejt vuajtjet e emigracionit se sa i vështirë është kurbeti. Edhe ëndrra Amerikane është thjesht e tillë! Jo një fushë me lule!

3- Si është e mundur që, shteti ka lënë totalisht në harresë një ndër emrat më të mëdhenj të muzikës sonë të lehtë, duke mos ditur për vite dhe dekada asgjë. Akoma më keq, duke mos shfaqur asnjë interes për të. Parashqevia na mësoi se cili është në të vërtetë interesi që shfaq shteti shqiptar për shtetasit e tij, me ose pa halle, kudo qofshin ata, në ShBA, Australi, Kanada, Angli, Greqi etj.

4 – Si është e mundur që, nëse është vërtet ajo që u shfaq në videon e trishtë, brenda pak orësh u derdh si një lum e tërë hipokrizia dhe gjoja dëshira për të ndihmuar Parashqevinë, kur ajo nuk kërkoi kurrë dhe në asnjë kohë, asnjë ndihmë. A vërtet mendojnë ata se Parashqevia pret sot ndihmë veçanërisht prej atyre të cilët i kanë pasur mundësitë por nuk kanë dhanë kurrë ndonjë provë se duan të ndihmojnë njerëzit në nevojë, të famshëm apo jo qofshin ata. Të gjithë, veçanërisht ata të cilët duan ta ndihmojnë patjetër sot, Parashqevia i mësoi se duhet të kuptojnë që nuk janë asgjë më shumë se sa të vonuar. Dhe të njëjtët pa u vonuar për të kryer “misionin e tyre fisnik” duhet të dinë që kanë të tjerë sa të duan, për të ndihmuar në vend të saj, në emigracion apo edhe në mbarë Shqipërinë.

5- Si përfundim, nëse është e vërtetë që nëna e saj ndërroi jetë një vit më parë në Durrës pa ditur gjë për fatin e vajzës së saj, siç raportohet nga disa dëshmi të të afërmve të tyre ende të paverifikuara për saktësinë por të publikuara me shpejtësi, dhe nëse Parashqevi Simaku ka vendosur me dëshirën e saj të braktiset, këngëtarja i bëri një nder të madh elitës sonë: i dha jo vetëm provën e hipokrizisë por edhe të dështimit të saj ‘spektakolar’. Nëse nuk do të kishte qenë Parashqevia në atë video, me siguri ajo do të kishte reaguar. E lënë në harresë dhe nga fatkeqësia që ndoshta e ka shoqëruar në jetë, heshtja e saj sot, i dha një mësim të çmuar shoqërisë sonë, mësim të cilin as pesë universitetet më të mira në botë nuk do të mund t’ia jepnin dot.

Next Post
Mashtronte të moshuarit dhe u merrte para, arrestohet shqiptari në Greqi

E rëndë në Greqi, 57-vjeçari shqiptar i jep fund jetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

October 21, 2026
“Mallkimi i Kennedy-t” godet sërish, vdekjet tragjike që kanë shoqëruar një nga familjet më të njohura të Amerikës

“Mallkimi i Kennedy-t” godet sërish, vdekjet tragjike që kanë shoqëruar një nga familjet më të njohura të Amerikës

October 21, 2026
Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

October 21, 2026
Investigimi i Fox News: Si koordinohen protestat nga Parisi në Tiranë, planifikohen ‘valë’ të reja…

Investigimi i Fox News: Si koordinohen protestat nga Parisi në Tiranë, planifikohen ‘valë’ të reja…

October 21, 2026
Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

October 21, 2026
Alarm për sigurinë e bazave ushtarake, Britania arreston dy të dyshuar për ndihmë ndaj Iranit

Alarm për sigurinë e bazave ushtarake, Britania arreston dy të dyshuar për ndihmë ndaj Iranit

October 21, 2026
VIDEO/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

“Na ke borxh”, kërcënuan 28-vjeçarin dhe i morën dy makina, arrestohet 34-vjeçari, në kërkim shoku i tij

October 21, 2026
Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

October 21, 2026
Mbi 300 mijë viza të revokuara gjatë mandatit të dytë të Trump, DASH: Zero tolerancë për të huajt që shkelin ligjin

Mbi 300 mijë viza të revokuara gjatë mandatit të dytë të Trump, DASH: Zero tolerancë për të huajt që shkelin ligjin

October 21, 2026
Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In